• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Vlerat e lëngut të portokallit për shëndetin që nuk i kemi ditur

Editor Nga Editor
8 Janar, 2026
në Shëndet
A A
Vlerat e lëngut të portokallit për shëndetin që nuk i kemi ditur
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nëse jeni si unë, atëherë ideja juaj për një mëngjes perfekt përfshin një gotë të ftohtë me lëng portokalli të shtrydhur rishtas, shkruan  Jasmin Fox-Skelly per BBC.  Problemi është se kjo pije e ëmbël agrumesh është demonizuar prej disa kohësh.

Ndërsa portokajtë vetë janë të pasur me vitamina, në formë lëngu, ekspertët paralajmërojnë se lëngu i portokallit shkakton një rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak. Me kalimin e kohës, kjo rritje e përditshme e sheqerit mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës, duke rritur rrezikun e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit.

Kështu mendohej. Por në fakt, kërkimet po tregojnë se, pavarësisht përmbajtjes së lartë të sheqerit, një gotë lëng portokalli në ditë mund të sjellë shumë përfitime shëndetësore.

Pse e kemi keqkuptuar lëngun e portokallit

Së pari, studimet të cilat ndjekin dhjetëra mijëra njerëz për një periudhë të gjatë, tregojnë se individët që konsumojnë shumë fruta agrume kanë më pak gjasa të vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Megjithatë, shumica e këtyre studimeve të mëdha pyetën njerëzit se sa fruta hanin, jo sa lëng frutash pinin. Ngrënia e frutit të plotë mund të ketë një efekt shumë të ndryshëm në trup krahasuar me pirjen e lëngut të frutave.

“Para së gjithash, është shpejtësia e të ngrënit,” thotë Federica Amati, shkencëtare e ushqyerjes në Imperial College London, Mbretëria e Bashkuar. Ajo thekson se nëse hani dy ose tre portokaj – sasia mesatare që nevojitet për të bërë një gotë të vogël lëngu – “do t’ju duhet më shumë kohë për t’i ngrënë, për t’i përtypur dhe për t’i gëlltitur”.

Ajo shton: “Në fakt, shumica e njerëzve ndoshta nuk do të donin të hanin dy ose tre portokaj, sepse është një sasi e madhe. Ndërsa kur pini një gotë të vogël lëngu, në disa sekonda ka mbaruar.”

Fruti i plotë është gjithashtu i pasur me fibra, të cilat ushqejnë bakteret e mira në zorrë dhe lidhen me përfitime shëndetësore si ulja e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer të zorrës së trashë. Fibrat gjithashtu ngadalësojnë kalimin e sheqerit në qarkullimin e gjakut. Lëngu i portokallit – dhe lëngjet e tjera të frutave, përgatitet duke shtypur dhe përpunuar frutat e plota, çka i heq shumicën e fibrave.

Si rezultat, nëse krahasojmë reagimin e sheqerit në gjak nga ngrënia e një portokalli të plotë me pirjen e lëngut, portokalli i plotë do të shkaktonte një rritje graduale, ndërsa një gotë lëng portokalli do të kishte një efekt shumë më të fortë.

“[Në lëngun e portokallit], sheqernat janë çliruar nga ‘kapsulat’ e tyre të fibrave dhe përthithen shumë shpejt në gojë dhe në stomak. Kjo çon në një rritje të shpejtë dhe të menjëhershme të sheqerit në gjak,” thotë Amati.

Megjithatë, për shumicën e njerëzve, një rritje e tillë nuk përbën problem, sepse trupi çliron insulinë, e cila largon sheqerin nga qarkullimi i gjakut. Por për dikë me diabet, një gotë lëng portokalli mund të mos jetë ide e mirë.

“Mendoj se sfida me lëngjet e frutave në përgjithësi është se teknikisht ato konsiderohen sheqerna të lira, por nuk janë vetëm kaq,” thotë Amati. “Po, ato e rrisin sheqerin në gjak, por – veçanërisht nëse janë të shtrydhura rishtas, përmbajnë edhe lëndë ushqyese bioaktive si vitamina C. Pra, nuk bëhet fjalë për t’u frikësuar vetëm nga sheqeri, por për ta parë atë në kontekstin e dietës së përgjithshme.”

Shëndeti i zemrës dhe i trurit

Ka shenja që konsumimi i rregullt i lëngut të portokallit mund të sjellë përfitime, pavarësisht përmbajtjes së lartë të sheqerit. Për shembull, një meta-analizë që bashkoi rezultatet e 10 studimeve të kontrolluara të rastësishme (RCT) zbuloi se pirja e 500 ml (17 ons) lëng portokalli në ditë lidhej me nivele më të ulëta të sheqerit në gjak, përmirësim të funksionit të insulinës dhe ulje të nivelit të lipoproteinës me densitet të ulët (LDL), e njohur si “kolesteroli i keq” – të gjitha shenja të shëndetit të mirë të zemrës.

Një tjetër meta-analizë tregoi se pirja e një gote lëng portokalli çdo ditë për disa javë ishte e mjaftueshme për të ulur presionin sistolik të gjakut te të rriturit mbipeshë dhe obezë, si dhe për të rritur nivelet e lipoproteinës me densitet të lartë (HDL), e njohur si “kolesteroli i mirë”.

Nuk bëhet fjalë vetëm për zemrën; lëngu i portokallit mund të jetë i dobishëm edhe për trurin. Në një studim, 24 burra të shëndetshëm të moshës 30–45 vjeç pinë ose 240 ml (8 ons) lëng portokalli 100%, ose një pije me sheqer që përmbante të njëjtën sasi kalorish. Humori dhe funksioni njohës i pjesëmarrësve u testuan para dhe gjashtë orë pas konsumimit të pijes. Jo vetëm që aftësitë mendore të grupit që piu lëng portokalli u përmirësuan pas pirjes, por u rrit edhe ndjenja e tyre subjektive e vigjilencës.

“Tek placebo, ajo që pamë ishte një rënie [e performancës njohëse] gjatë ditës, me një performancë shumë më të dobët pas gjashtë orësh,” thotë Daniel Lamport, profesor i asociuar i neuroshkencës ushqimore në Universitetin e Reading, Mbretëria e Bashkuar, i cili udhëhoqi studimin. “Kjo është ajo që zakonisht ndodh, pasi njerëzit priren të lodhen dhe të ndihen më të rraskapitur gjatë ditës.”

Marrë nga BBC. Përshtati Skyweb.al

Etiketat: lëngu I portokallitshendeti
Artikulli para

URGJENT! Vjosa del nga shtrati, URDHËROHET evaukimi i banorëve në Novoselë

Artikulli pas

Tjetër alarm rreziku! Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e banorëve të Sukthit dhe Katundit të Ri

Editor

Editor

Nga Kategoria

A ia vlejnë ilaçet e shtrenjta kundër gripit? Ekspertët vënë në pikëpyetje efektivitetin e tyre përballë barnave “klasike”
Shëndet

A ia vlejnë ilaçet e shtrenjta kundër gripit? Ekspertët vënë në pikëpyetje efektivitetin e tyre përballë barnave “klasike”

12 Nëntor, 2026
Indeksi i masës trupore nuk identifikon të gjitha rastet e obezitetit, studiuesit propozojnë ndryshimin e diagnostikimit
Shëndet

Indeksi i masës trupore nuk identifikon të gjitha rastet e obezitetit, studiuesit propozojnë ndryshimin e diagnostikimit

12 Nëntor, 2026
Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!
Aktualitet

Kush e ka fajin për qumështin me aflatoksinë? Blegtorët: Nuk i bien dot gomarit, i bien samarit!

11 Nëntor, 2026
Frika nga rrëzimi, rreziku i fshehur për të moshuarit
Shëndet

Frika nga rrëzimi, rreziku i fshehur për të moshuarit

11 Nëntor, 2026
Studimi: Ndalimi i barnave GLP-1 dyfishon rrezikun kardiovaskular tek personat me diabet
Shëndet

Studimi: Ndalimi i barnave GLP-1 dyfishon rrezikun kardiovaskular tek personat me diabet

11 Nëntor, 2026
El Niño prek edhe mëngjesin, thatësira ndikoi në drithërat më të preferuara të tryezës
Shëndet

El Niño prek edhe mëngjesin, thatësira ndikoi në drithërat më të preferuara të tryezës

10 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Tjetër alarm rreziku! Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e banorëve të Sukthit dhe Katundit të Ri

Tjetër alarm rreziku! Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e banorëve të Sukthit dhe Katundit të Ri

Të Përzgjedhura

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Ulet çmimi i naftës në vend, zbret nën kufirin 200 lekë

Nga Editor
4 Gusht, 2026
0

Pas disa ditësh rritjeje, çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar një ulje të fortë mbrëmjen...

Lexo të plotë
SKANDALI/ Skemë mashtruese 700 mijë euro, gjykata liron Administratorin e CFO-Pharma

SKANDALI/ Skemë mashtruese 700 mijë euro, gjykata liron Administratorin e CFO-Pharma

15 Mars, 2026
Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin

Rritja e TVSH-së në akomodim, Shoqata Shqiptare e Turizmit kundër: Rrezikohet konkurrueshmëria

28 Tetor, 2026
OLAF flet për skandalin e fondeve IPARD në Shqipëri: Si u shpërdoruan 33 milionë euro të taksapaguesve europianë për tarafin e politikanëve

SPAK konfirmon hetimin për abuzime me fondet e programit IPARD II

24 Tetor, 2025
Euro “rri në vend”, dobësohet Dollari, kursi i këmbimit për sot

Kursi i këmbimit sot: Dollari në rënie drastike, euro nuk ndryshon

14 Prill, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr