• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Avioni i “Turkish Airlines” bën ulje emergjente në Brindisi pas një krize epileptike të një 17-vjeçari, por autoritetet zbulojnë se ai ishte shpallur i zhdukur prej vitesh në Itali

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Korrik, 2025
në Aviacion
A A
Avioni i “Turkish Airlines” bën ulje emergjente në Brindisi pas një krize epileptike të një 17-vjeçari, por autoritetet zbulojnë se ai ishte shpallur i zhdukur prej vitesh në Itali
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur natën mes 25 dhe 26 korrikut në aeroportin e Brindisit, ku një avion i kompanisë Turkish Airlines, që po udhëtonte nga Tunizia drejt Stambollit, u detyrua të bënte ulje emergjente për shkak të një problemi shëndetësor të një pasagjeri të mitur.

Por ajo që filloi si një emergjencë mjekësore përfundoi me zbulimin e një të mituri të zhdukur prej vitesh nga Italia.

Avioni Airbus A321-200 ishte nisur nga Tunisi në orën 23:43, por mbi hapësirën ajrore italiane, kapiteni raportoi një gjendje emergjente për shkak të një krize të fortë epileptike që goditi një 17-vjeçar.

Ai kërkoi ulje të menjëhershme dhe autoritetet italiane e drejtuan avionin në aeroportin e Brindisit, ku zbriti rreth orës 01:30 të mëngjesit.

Adoleshenti u transportua menjëherë në spitalin “Perrino” të Brindisit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Por gjatë procedurave të identifikimit në aeroport, Policia Kufitare zbuloi se në emrin e tij ishte regjistruar prej vitesh një denoncim për zhdukje, i cili kishte sjellë edhe një urdhër për ta gjetur (“rintraccio”).

Aktualisht, i mituri ndodhet nën statusin juridik të kërkuesit të mbrojtjes ndërkombëtare, ndërsa autoritetet italiane po verifikojnë nëse kërkimet për të kanë qenë ende aktive, apo nëse ndonjë institucion kishte dështuar të njoftonte për gjetjen e tij.

Ai vijon të qëndrojë në spital për trajtim, megjithëse gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e rëndë. /skyweb.al

Artikulli para

Shqiptarët fluturuan më shumë në Londër dhe Bergamo, TIA thotë së menaxhoi mbi 1.1 mln pasagjerë në qershor

Artikulli pas

Airbus A321XLR sfidon gjigantët e qiellit duke shënuar një epokë të re në fluturimet e gjata

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror
Aviacion

Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

12 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm
Aviacion

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët
Aviacion

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët

9 Tetor, 2026
Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve
Aviacion

Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Airbus A321XLR sfidon gjigantët e qiellit duke shënuar një epokë të re në fluturimet e gjata

Airbus A321XLR sfidon gjigantët e qiellit duke shënuar një epokë të re në fluturimet e gjata

Të Përzgjedhura

Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t, jam edhe te bastet
Aktualitet

Kush po e kërcënon Endri Meksin? Prokuroria dhe policia s’kanë përgjigje, biznesmeni: Kemi denoncuar aferën e AKSHI-t, jam edhe te bastet

Nga SkyWeb
29 Mars, 2026
0

Drejtori i MCN TV, Endri Meksi, ka denoncuar mungesën e reagimit nga institucionet pas kërcënimeve të bëra ndaj tij dhe...

Lexo të plotë
Luftrat e tanishme nuk fitohen vetëm nga armët, si ka ndryshuar tërësisht fushëbeteja gjatë viteve të fundit

Luftrat e tanishme nuk fitohen vetëm nga armët, si ka ndryshuar tërësisht fushëbeteja gjatë viteve të fundit

10 Prill, 2026
Histeria kolektive pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja/ KODI i ri PENAL: Sa dënohen mbështetësit e KRIMIT në Shqipëri!

Histeria kolektive pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja/ KODI i ri PENAL: Sa dënohen mbështetësit e KRIMIT në Shqipëri!

10 Tetor, 2025
Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

9 Tetor, 2025
Moti i keq pushton vendin, IGJEO paralajmëron RREZIK për përmbytje dhe reshje dëborë

Moti i keq pushton vendin, IGJEO paralajmëron RREZIK për përmbytje dhe reshje dëborë

3 Janar, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr