• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 1 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Nëntor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania
Share on FacebookShare on WhatsApp
Qeveria po përgatit një platformë të re dixhitale që do t’u mundësojë qytetarëve të ndjekin në kohë reale ankesat dhe kërkesat e tyre pranë institucioneve publike, duke identifikuar edhe vonesat e administratës.

Platforma, e quajtur “Pasqyrë Albania”, është zhvilluar nga AKSHI dhe u prezantua nga kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se së shpejti do të jetë e aksesueshme për publikun.

Sipas Ramës, synimi është që asnjë ankesë apo kërkesë të mos humbasë më në burokracinë e administratës, ndërsa qytetarët të kenë mundësi të kontrollojnë vetë ecurinë e shërbimeve.

“Do ta kthejmë çdo hall, çdo ankesë, në pako poste dhe e ndjekim gjatë gjithë kohës se ku ndodhet”, deklaroi kryeministri.

Përmes platformës, qytetarët do të identifikohen me llogarinë e tyre në e-Albania dhe do të shohin të gjitha aplikimet, kërkesat dhe ankesat që kanë paraqitur pranë institucioneve.

Risia kryesore lidhet me kontrollin e afateve ligjore. Nëse një institucion nuk përgjigjet brenda afatit të përcaktuar, sistemi do ta evidentojë automatikisht vonesën.

Qytetari do të njoftohet me SMS dhe do të marrë një lidhje elektronike për të paraqitur menjëherë ankesën.

Çdo ankesë do të pajiset me një kod unik, ndërsa sistemi do të tregojë se në cilin institucion, sektor apo fazë të shqyrtimit ndodhet ajo.

Në rastet kur për zgjidhjen e një problemi përfshihen disa institucione, qytetari do të shohë ecurinë e kërkesës në secilin prej tyre deri në marrjen e përgjigjes përfundimtare.

Paralelisht, sistemi do të dërgojë sinjalizime edhe te drejtuesit e institucioneve për vonesat në trajtimin e ankesave.

Platforma do të ofrojë gjithashtu informacion mbi investimet publike, projektet në zhvillim, punimet e pezulluara apo të vonuara dhe vendimet e këshillave bashkiakë.

Qytetarët do të mund të njihen edhe me reformat qeveritare, të konsultojnë projektaktet dhe të japin mendimet e tyre përmes Regjistrit të Konsultimeve Publike.

Një tjetër funksion i parashikuar është komunikimi i drejtpërdrejtë me institucionet, ku punonjës të caktuar do t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve në kohë reale.

Sipas Ramës, ky komunikim synohet që në të ardhmen të realizohet edhe përmes agjentëve të inteligjencës artificiale.

“Pasqyrë Albania” do të jetë e përdorshme përmes kompjuterit dhe telefonave Android e iOS.

Kryeministri deklaroi se platforma synon ta vendosë administratën përballë përgjegjësisë për respektimin e afateve ligjore dhe dhënien e përgjigjeve ndaj qytetarëve.

Artikulli para

Pse paraardhësit tanë kishin temperaturë më të lartë të trupit?

Artikulli pas

Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane
Aktualitet

Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane

1 Nëntor, 2026
DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë

1 Nëntor, 2026
Pse hakerat e Koresë së Veriut janë të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e shekullit
Aktualitet

Pse hakerat e Koresë së Veriut janë të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e shekullit

1 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Rregulli i ri i 20 minutave i Ryanair: Kujdes, mund të humbisni avionin!

1 Nëntor, 2026
Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate
Ekonomi

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

31 Tetor, 2026
Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka
Ekonomi

Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

31 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane

Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane

Të Përzgjedhura

Iku Air Albania, AJet nis fluturimet direkt Stamboll-Tiranë
Aviacion

Iku Air Albania, AJet nis fluturimet direkt Stamboll-Tiranë

Nga SkyWeb
5 Janar, 2026
0

Kompania ajrore turke me kosto të ulët AJet ka njoftuar nisjen e linjave të reja direkte për në kryeqytetin e...

Lexo të plotë
“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in

RyanAir mbyll bazën në Berlin, njoftohet përgjysmimi i fluturimeve

25 Prill, 2026
Joni Keta zgjidhet kreu i ri i BKH-së

Joni Keta zgjidhet kreu i ri i BKH-së

9 Dhjetor, 2025
Pasagjeri shpëtoi për mrekulli, zbulohet shkaku pse u thye xhami i avionit të Ryanair

Pasagjeri shpëtoi për mrekulli, zbulohet shkaku pse u thye xhami i avionit të Ryanair

14 Gusht, 2026
“The Guardian”: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

“The Guardian”: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane

Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane

1 Nëntor, 2026
“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania

“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania

1 Nëntor, 2026
Pse paraardhësit tanë kishin temperaturë më të lartë të trupit?

Pse paraardhësit tanë kishin temperaturë më të lartë të trupit?

1 Nëntor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

Rama duhet të mohojë Ramën!

1 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr