• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Më mirë qen se sa pensionist në Vlorë

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Më mirë qen se sa pensionist në Vlorë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkia Vlorë ka vënë në zbatim një projekt të ri për trajtimin e qenve endacakë, i cili parashikon ngritjen e një strehëze të përkohshme dhe një paketë të gjerë shërbimesh për ta, me një kosto që ka nxitur reagime në qytet.

Sipas të dhënave, një qen endacak në Vlorë pritet të “kushtojë” rreth 260 euro në muaj për një periudhë prej të paktën tetë muajsh. Projekti parashikon një fond prej 26 milionë lekësh të reja për ndërtimin e 100 kafazëve, punësimin e gjashtë personave me paga që në total kalojnë 1 700 euro në muaj, si dhe blerjen e mjeteve, kompjuterëve dhe pajisjeve për sterilizim.

Ndërhyrja është planifikuar me urgjencë në prag të sezonit turistik, me qëllim shmangien e pranisë së tufave të qenve endacakë në zonat bregdetare, të cilët shpesh bëhen agresivë gjatë periudhës së ndërzimit.

Projekti përfshin kapjen e qenve me mjete të posaçme, transportin me automjete të dedikuara dhe ofrimin e shërbimeve veterinare.

Nga zëri i shpenzimeve, vetëm për transportin janë parashikuar mbi 18 mijë euro, ndërsa e gjithë struktura synon të krijojë kushte të standardizuara për mbajtjen e përkohshme të kafshëve.

Në të njëjtën kohë, Bashkia Vlorë po rikthen çmimet e rritura për çadrat në plazhe, pas një vendimi të Këshillit Bashkiak, duke shtuar barrën financiare për qytetarët, veçanërisht për pensionistët.

Kontrasti bëhet më i dukshëm kur merret në konsideratë se një pensionist në Vlorë përfiton mesatarisht rreth 17 000-18 000 lekë në muaj, ndërsa për një qen parashikohet një kosto mujore prej 260 eurosh, edhe pse ushqimi i tij vlerësohet të mos kalojë më shumë se 1.3 euro në ditë.

Ky zhvillim ka sjellë reagime kryesisht në rrjetet sociale, ku projekti është komentuar për raportin mes kostos dhe përfitimit, si dhe për ndikimin që politika të tilla kanë në jetesën e qytetarëve.

Në këtë kontekst, perceptimi publik është se, për një pjesë të banorëve, jeta bëhet më e vështirë, ndërsa për kafshët e trajtuara nga projekti sigurohen kushte më të mira, përfshirë ushqim dhe kujdes të dedikuar.

Artikulli para

Qeveria bën gati listën e re të çmimeve referencë për pronat

Artikulli pas

‘Paradoksi i betonit’: Çmimet e pronave rriten, ndërsa shitjet kanë pësuar tkurrje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri
Ekonomi

Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë

‘Paradoksi i betonit’: Çmimet e pronave rriten, ndërsa shitjet kanë pësuar tkurrje

Të Përzgjedhura

APP thotë se kompanitë e huaja fituan vetëm 0.6 për qind të tenderave në Shqipëri
Ekonomi

APP thotë se kompanitë e huaja fituan vetëm 0.6 për qind të tenderave në Shqipëri

Nga SkyWeb
17 Prill, 2025
0

Operatorët e huaj ekonomikë morën pjesë aktivisht në procedurat publike shqiptare, por ajo që bie në sy është se kanë...

Lexo të plotë
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

Rritja e pagave përmirëson treguesit në skemën e pensioneve, sfidat mbeten

29 Gusht, 2025
Çmimi i arit arrin nivel rekord

Çmimi i arit arrin nivel rekord

25 Janar, 2026
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro

Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 mln euro

2 Korrik, 2026
5 pasagjerë humbin ndjenjat gjatë fluturimit Londër-Tiranë, avioni kthehet mbrapsht

5 pasagjerë humbin ndjenjat gjatë fluturimit Londër-Tiranë, avioni kthehet mbrapsht

20 Nëntor, 2025

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr