• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Viva Fresh hyn në tregun shqiptar, finalizohet shitja e SPAR Albania

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Gusht, 2025
në Aktualitet
A A
0
Viva Fresh hyn në tregun shqiptar, finalizohet shitja e SPAR Albania
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania nga Kosova Viva Fresh ka finalizuar javën e kaluar blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të supermarketeve në Shqipëri, Spar Albania, duke hyrë zyrtarisht në tregun vendas të shitjeve me pakicë.

Transaksioni u mbyll me një vlerë prej 36.4 milionë eurosh, shumë që iu pagua grupit BALFIN në këmbim të kuotës së plotë të aksioneve të Spar Albania. Blerja u mbështet financiarisht kryesisht nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila i akordoi Viva Fresh një kredi prej 25 milionë eurosh për të mbështetur hyrjen e saj në tregun shqiptar.

Viva Fresh, në pronësi të biznesmenit Xhevdet Rexhepi, është lideri i tregtisë me pakicë në Kosovë dhe ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në Maqedoninë e Veriut përmes rrjeteve Viva Fresh Store dhe Super Kit Go.

Spar Albania operon me 92 markete dhe katër hipermarkete në gjithë Shqipërinë. Si franchise, ky rrjet pozicionohet i dyti në vend pas Big Market, duke përfshirë edhe pikat që operojnë nën markën Spar, por që menaxhohen nga palë të tjera.

Spar Albania realizoi një xhiro prej 12 miliardë lekësh gjatë vitit të kaluar, me një rritje prej 15% në krahasim me vitin paraardhës. Megjithatë, fitimi para tatimit ra lehtë në 402 milionë lekë, me një ulje prej 1%.

Për grupin BALFIN, në pronësi të Samir Manes, kjo është një tjetër dalje e rëndësishme nga tregu i retail.

Kujtojmë se në vitin 2007, Mane shiti rrjetin e tij Euromax kompanisë serbe Delta Maxi Group për 29 milionë euro.

Ky rrjet kaloi më pas në pronësi të kompanisë belge Delhaize Group dhe më vonë te një partneritet greko-francez, nën markën Carrefour.

Në vitin 2015, Carrefour u tërhoq nga Shqipëria dhe rrjeti iu rikthye sërish grupit BALFIN.

Në vitin 2016, Balfin firmosi marrëveshjen me grupin holandez Spar, duke marrë ekskluzivitetin për përdorimin e markës dhe produkteve të tij në Shqipëri.

Me këtë lëvizje, panorama e tregtisë me pakicë në Shqipëri përjeton një tjetër ndryshim të rëndësishëm, duke thelluar prirjen e hyrjes së kapitalit nga rajoni në sektorët strategjikë të konsumit. /skyweb.al 

Etiketat: albaniasparviva fresh
Artikulli para

Mungesa e kontrolleve, rriten ndjeshëm rastet me salmonelë dhe helmim nga ushqimi

Artikulli pas

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump, preken mbi 90 shtete

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Aktualitet

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

30 Mars, 2026
Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV Endri Meksi, reagon Jorida Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve po kthehen në kulturë, policia të marrë masa!
Aktualitet

Kërcënimet ndaj drejtorit të MCN TV Endri Meksi, reagon Jorida Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve po kthehen në kulturë, policia të marrë masa!

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Hyjnë në fuqi tarifat e Trump, preken mbi 90 shtete

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump, preken mbi 90 shtete

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Përdorimi i melatoninës për gjumin mund të ketë pasoja në zemër
Aktualitet

Përdorimi i melatoninës për gjumin mund të ketë pasoja në zemër

Nga Editor
5 Nëntor, 2025
0

Përdorimi afatgjatë i suplementeve me melatonin, per gjumin mund të lidhet me një rrezik më të lartë të komplikacioneve të...

Lexo të plotë
Tmerri nga SPAK-u, nga vijnë paratë që qeveria njoftoi se do t’ua shpërndajë 148 mijë shqiptarëve deri në 31 dhjetor 2025

Tmerri nga SPAK-u, nga vijnë paratë që qeveria njoftoi se do t’ua shpërndajë 148 mijë shqiptarëve deri në 31 dhjetor 2025

23 Dhjetor, 2025
Pastrimi i parave, si kompania me një punonjës dhe pa zyra qarkulloi 10 milion euro për dy vite në Shqipëri

Pastrimi i parave, qeveria zgjeron kompetencat e Njësisë së Inteligjencës Financiare: Institucionet duhet të raportojnë brenda 72 orëve

13 Nëntor, 2025
Studim: Pasagjerët e avionëve ekspozohen ndaj niveleve të larta të grimcave ultrafine

Studim: Pasagjerët e avionëve ekspozohen ndaj niveleve të larta të grimcave ultrafine

12 Dhjetor, 2025
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr