• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 2 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Gjermania nuk është më si përpara!” Bie ndjeshëm besimi i bizneseve se ekonomia do të performojë mirë

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
“Gjermania nuk është më si përpara!” Bie ndjeshëm besimi i bizneseve se ekonomia do të performojë mirë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Klima e besimit në tregun financiar gjerman ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë muajit gusht, duke reflektuar pasiguri të thella mbi të ardhmen e ekonomisë.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit ZEW, indeksi i sentimentit ekonomik ra në 34.7 pikë nga 52.7 pikë në korrik, shumë më poshtë parashikimit të analistëve prej 39.8 pikësh.

Ky tregues mat pritshmëritë e investitorëve për ecurinë e ekonomisë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe rënia e tij tregon një klimë të zbehur optimizmi.

Shkaku kryesor i kësaj rënieje lidhet me zhgënjimin e investitorëve ndaj marrëveshjes së fundit tregtare mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara.

Marrëveshja, e cila u prit me skepticizëm nga disa sektorë, ka sjellë pasoja të menjëhershme negative për industritë gjermane, veçanërisht në prodhimet kimike, farmaceutike, makineri, metalurgji dhe sektorin automobilistik.

Tarifat e vendosura, përfshirë ato prej 50 për qind për çelikun dhe aluminin, kanë rritur kostot e prodhimit dhe kanë dobësuar konkurrueshmërinë e eksportit gjerman në tregjet ndërkombëtare.

Të dhënat zyrtare tregojnë se ekonomia gjermane u tkurr me 0.1 për qind në tremujorin prill–qershor, duke sinjalizuar një ngadalësim të ndjeshëm të aktivitetit ekonomik.

Vlerësimi i situatës aktuale, një tjetër komponent i indeksit ZEW, ra nga –59.5 në –68.6 pikë, duke reflektuar pesimizëm të thelluar në mesin e investitorëve dhe bizneseve.

Presidenti i ZEW, Achim Wambach, theksoi se rënia është e lidhur drejtpërdrejt me zhgënjimin nga marrëveshja tregtare dhe pasojat që ajo ka sjellë në sektorët kryesorë të ekonomisë.

Andreas Scheuerle nga DekaBank e cilësoi marrëveshjen “jo të favorshme për Evropën” dhe paralajmëroi për mundësinë e rritjes së mëtejshme të tarifave.

Nga ana tjetër, Marc Schattenberg i Deutsche Bank sugjeroi se pasiguria e tanishme mund ta pengojë Bankën Qendrore Europiane të ndërmarrë ulje të tjera të normave të interesit.

Elmar Voelker nga LBBW parashikoi se situata do të mbetet sfiduese gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa kompanitë pritet të mbajnë një qasje të kujdesshme në vendimmarrje.

Megjithatë, disa ekonomistë mbeten optimistë se paketa e madhe e investimeve publike e miratuar nga qeveria gjermane në mars mund të fillojë të japë efektet e para pozitive në gjysmën e dytë të vitit, duke nxitur rritjen dhe duke rikthyer gradualisht besimin e investitorëve.

Rënia e besimit financiar në ekonominë më të madhe të Eurozonës shihet nga analistët si një sinjal paralajmërues edhe për ekonominë europiane në tërësi, e cila tashmë po përballet me presione nga tregtia ndërkombëtare, inflacioni dhe politikat monetare të kujdesshme të ECB-së./skyweb.al

Artikulli para

Tarifat e Trump pritet të ndikojnë negativisht te vendet e punës në Europë, frikësohen kompanitë

Artikulli pas

FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

ARRSH zbulon se si do të veprohet për lirimin e rrugës pas rrëshqitjeve në Librazhd
Aktualitet

Dita dhe ora, ARRSH njofton se kur hapet rruga alternative për në Korçë

2 Mars, 2026
Lufta në Iran prek edhe turizmin shqiptar: Anulohen prenotimet në Dubai
Kryesore

Lufta në Iran prek edhe turizmin shqiptar: Anulohen prenotimet në Dubai

2 Mars, 2026
AJet nis fluturimet Stamboll Sabiha Gökçen – Tiranë me ceremoni inaugurimi në TIA
Aviacion

AJet nis fluturimet Stamboll Sabiha Gökçen – Tiranë me ceremoni inaugurimi në TIA

2 Mars, 2026
“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionindhe transformimin e udhëhequr nga AI
Ekonomi

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionindhe transformimin e udhëhequr nga AI

2 Mars, 2026
Nis rënia? BSH raporton sinjale të forta të ngadalësimit në sëktorin e ndërtimit
Ekonomi

Nis rënia? BSH raporton sinjale të forta të ngadalësimit në sëktorin e ndërtimit

2 Mars, 2026
Sot nisi shkolla, por Shqipërisë i mungojnë 112 mijë nxënës 9-vjeçareje nga 2014
Ekonomi

TABELA/ Pagat e reja për mësuesit, rritja sipas kategorive

2 Mars, 2026
Artikulli pas
FOTO/ “Apokalipsi” në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka

FOTO/ "Apokalipsi" në Gramsh, imazhe të dramës që la pas zjarri që përpiu gjithçka

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”
Aktualitet

Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Nga SkyWeb
8 Dhjetor, 2025
0

Në 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka kujtuar rolin historik të studentëve që...

Lexo të plotë
Shteti me qira, miliona euro për zyra bosh: Mungon vizioni për prona publike të përhershme!

Shteti me qira, miliona euro për zyra bosh: Mungon vizioni për prona publike të përhershme!

8 Tetor, 2025
Dhjetëra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë

Dhjetëra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë

29 Janar, 2026
TUI Fly nis fluturimet nga Tirana në Amsterdam

TUI Fly nis fluturimet nga Tirana në Amsterdam

15 Korrik, 2025
Prapaskenat në Aeroportin e Vlorës, plas sherri mes Behgjet Pacollit dhe ortakut: Kush po kërkon të marrë investimin?

Prapaskenat në Aeroportin e Vlorës, plas sherri mes Behgjet Pacollit dhe ortakut: Kush po kërkon të marrë investimin?

29 Gusht, 2025

Të Fundit

Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbulojnë kostot për 20  mijë turistët e bllokuar në vend

Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbulojnë kostot për 20 mijë turistët e bllokuar në vend

2 Mars, 2026
ARRSH zbulon se si do të veprohet për lirimin e rrugës pas rrëshqitjeve në Librazhd

Dita dhe ora, ARRSH njofton se kur hapet rruga alternative për në Korçë

2 Mars, 2026
Lufta në Iran prek edhe turizmin shqiptar: Anulohen prenotimet në Dubai

Lufta në Iran prek edhe turizmin shqiptar: Anulohen prenotimet në Dubai

2 Mars, 2026
AJet nis fluturimet Stamboll Sabiha Gökçen – Tiranë me ceremoni inaugurimi në TIA

AJet nis fluturimet Stamboll Sabiha Gökçen – Tiranë me ceremoni inaugurimi në TIA

2 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr