• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 31 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Lufta në Iran prek edhe turizmin shqiptar: Anulohen prenotimet në Dubai

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Mars, 2026
në Kryesore, Turizëm
A A
0
Lufta në Iran prek edhe turizmin shqiptar: Anulohen prenotimet në Dubai
Share on FacebookShare on WhatsApp
Tensionet në Lindjen e Mesme po reflektohen gradualisht edhe në sjelljen e turistëve shqiptarë, duke krijuar pasiguri në rezervime dhe plane udhëtimi, veçanërisht për destinacionet që përdoren si nyje tranziti drejt Azisë.

Sipas operatorëve turistikë, Dubai, një nga pikat më të rëndësishme të fluturimeve për në Bali, Singapor apo Tajlandë, po ndikohet nga situata e paqëndrueshme në rajon, duke bërë që një pjesë e udhëtimeve të vendosen në pritje.

Përfaqësues të agjencive tregojnë se rezervimet për periudhën e marsit, sidomos gjatë pushimeve zyrtare, janë lënë pezull për shkak të zhvillimeve që ndryshojnë me ritëm të shpejtë.

Sipas tyre, qytetarët kërkojnë më shumë informacion dhe garanci për sigurinë përpara se të konfirmojnë udhëtimet, pasi turizmi mbetet një sektor shumë i ndjeshëm ndaj krizave gjeopolitike.

“Ne Dubain e përdorim jo vetëm për turistët që shkojnë në Dubai, por si një zonë tranziti për të shkuar drejt Balit, Singapore, Tailandës dhe vendeve të tjera, sepse  është një aeroport shumë i rëndësishëm.

Duke qenë situate e tillë ne i kemi lënë gati pezull, madje kam rezervime për në mars, në këto data e pushimeve zyrtare, janë lënë thjeshtë pezull, sepse situate update çdo 24 orë,” u shpreh Klodiana Çobo për TVScan. 

Operatorët theksojnë se interesi për udhëtime nuk është zhdukur, por po shoqërohet me një kujdes më të madh dhe me vendime të shtyra në kohë.

Nëse situata vijon të mbetet e paqartë, pritet që gjatë muajve në vijim të ketë një rregullim të planeve të udhëtimit dhe një ritëm më të moderuar të rezervimeve për destinacionet e rajonit.

Ndërkohë, siguria vijon të mbetet kriteri kryesor në zgjedhjen e destinacionit, ndërsa tregu turistik po përshtatet në kohë reale me zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke reflektuar ndjeshmërinë e lartë të sektorit ndaj çdo tensioni ndërkombëtar. /skyweb.al

Artikulli para

AJet nis fluturimet Stamboll Sabiha Gökçen – Tiranë me ceremoni inaugurimi në TIA

Artikulli pas

Dita dhe ora, ARRSH njofton se kur hapet rruga alternative për në Korçë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dobësimi i dollarit amerikan, si investitorët po gjejnë strehë te ari dhe Bitcoin
Ekonomi

Dobësimi i dollarit amerikan, si investitorët po gjejnë strehë te ari dhe Bitcoin

30 Gusht, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025
Aktualitet

Fluks pasagjerësh në Aeroportin e Tiranës, mbi 1 milion e 717 mijë udhëtarë gjatë gushtit

30 Gusht, 2026
Media amerikane: Durrësi kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të përballueshme në Europë
Turizëm

Media amerikane: Durrësi kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të përballueshme në Europë

30 Gusht, 2026
Takimet romantike janë kthyer në luks, të rinjtë po zgjedhin alternativa më të lira
Turizëm

Takimet romantike janë kthyer në luks, të rinjtë po zgjedhin alternativa më të lira

29 Gusht, 2026
Lufta po ndryshon hartën e naftës, Lindja e Mesme s’do jetë me e njëjta, futet në lojë Izraeli
Ekonomi

Lufta po ndryshon hartën e naftës, Lindja e Mesme s’do jetë me e njëjta, futet në lojë Izraeli

29 Gusht, 2026
Rikthimi i bujshëm i agjentëve turistik, por kësaj radhe me një rol tjetër: Plotësimi i tekave të miliarderëve
Kryesore

Rikthimi i bujshëm i agjentëve turistik, por kësaj radhe me një rol tjetër: Plotësimi i tekave të miliarderëve

29 Gusht, 2026
Artikulli pas
ARRSH zbulon se si do të veprohet për lirimin e rrugës pas rrëshqitjeve në Librazhd

Dita dhe ora, ARRSH njofton se kur hapet rruga alternative për në Korçë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mbi 2 milionë shqiptarë fluturuan nga dhe drejt Rinasit gjatë tremujorit të parë 2025
Aviacion

TIA shënoi mbi 1 milionë pasagjerë në tetor, nyje kryesore në rajon

Nga SkyWeb
27 Nëntor, 2025
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar edhe një muaj me mbi një milion pasagjerë. Gjatë tetorit 2025, nëpër terminalin e...

Lexo të plotë
Amazon shkurton 30,000 vende pune, synon uljen e shpenzimeve

Amazon shkurton 30,000 vende pune, synon uljen e shpenzimeve

27 Tetor, 2025
AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim

Rama thotë se qeveria synon pensionin mesatar 400 euro në 2029

2 Korrik, 2026
Brenda rafinerisë zvicerane që prodhon lingotat e arit

Brenda rafinerisë zvicerane që prodhon lingotat e arit

21 Janar, 2026
Kërcënim nga dronët rusë, Polonia mbyll përkohësisht aeroportin

Kërcënim nga dronët rusë, Polonia mbyll përkohësisht aeroportin

13 Shtator, 2025

Të Fundit

Pukës i vunë zjarrin për të ndërtuar parqe eolike

Pukës i vunë zjarrin për të ndërtuar parqe eolike

30 Gusht, 2026
Dobësimi i dollarit amerikan, si investitorët po gjejnë strehë te ari dhe Bitcoin

Dobësimi i dollarit amerikan, si investitorët po gjejnë strehë te ari dhe Bitcoin

30 Gusht, 2026
FDA miraton ilaçin e parë të këtij lloji për një kancer të rrallë të gjakut

FDA miraton ilaçin e parë të këtij lloji për një kancer të rrallë të gjakut

30 Gusht, 2026
Mos u ankoni nga Tirana! Cilat janë qytetet më të shtrenjta për të blerë një apartament në Europë?

Mos u ankoni nga Tirana! Cilat janë qytetet më të shtrenjta për të blerë një apartament në Europë?

30 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr