• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

RAPORTI/ BSH thotë se paga mesatare u rrit me 9.6%, familjet shqiptare patën më shumë para

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ekonomia shqiptare ka hyrë në vitin 2025 me ritme pozitive zhvillimi, duke shënuar një rritje prej 3.4% në tremujorin e parë, e mbështetur nga të gjithë komponentët e kërkesës, konsum privat e publik, investime dhe eksport mallrash e shërbimesh.

Të dhënat dalin nga raporti i fundit i politikës monetare i Bankës së Shqipërisë, i cili pasqyron një tablo të qëndrueshme ekonomike, ku tregu i punës, rritja e pagave dhe inflacioni i ulët po forcojnë fuqinë blerëse të qytetarëve.

Sipas BSH, në sektorin privat, punësimi është zgjeruar ndjeshëm, ndërsa papunësia ka rënë në 8.7%, nga 9.6% që ishte një vit më parë.

Paralelisht, paga mesatare ka shënuar një rritje të fortë prej 9.6%, duke reflektuar kërkesën e lartë për punëtorë dhe kushtet e përmirësuara në tregun e punës.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto zhvillime, të kombinuara me nivelin e ulët të inflacionit, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave të familjeve shqiptare, raporton skyweb.al.

Inflacioni mbetet nën objektivin prej 3%, i ndikuar kryesisht nga rënia e çmimeve të ushqimeve dhe kursi i këmbimit të fortë të Lekut, ndërsa presionet e brendshme inflacioniste vazhdojnë të jenë të qëndrueshme. Banka vlerëson se kjo situatë ka ulur kostot e jetesës dhe ka lehtësuar presionin mbi buxhetet familjare.

Një tjetër faktor mbështetës është ambienti financiar i favorshëm. Kostot e financimit për familjet dhe bizneset mbeten të ulëta, ndërsa gatishmëria e bankave për të kredituar ekonominë është e lartë.

Kjo ka nxitur rritjen e kredisë, veçanërisht për familjet, duke mbështetur konsumin dhe investimet.

Raporti parashikon që ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet pranë potencialit të saj edhe në afatin e mesëm, ndërsa inflacioni pritet të kthehet gradualisht drejt objektivit 3% deri në vitin 2026. Megjithatë, Banka e Shqipërisë paralajmëron se mjedisi i jashtëm ekonomik mbetet kompleks për shkak të ndryshimeve në tregtinë globale dhe pasigurive gjeopolitike, të cilat mund të krijojnë sfida për ecurinë ekonomike./skyweb.al

Etiketat: pagatpara
Artikulli para

Cili është qarku më “punëtor” në vend? Kukësi dhe Gjirokastra kryesojnë listën

Artikulli pas

Turizmi dhe kredia rrisin nevojën për likuiditet, BSH injektoi mbi 34 mld lekë gjatë tremujorit të dytë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit
Ekonomi

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

27 Shkurt, 2026
Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare
Aktualitet

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

27 Shkurt, 2026
Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”
Aktualitet

Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

27 Shkurt, 2026
Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët
Ekonomi

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi
Aktualitet

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

27 Shkurt, 2026
Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët
Ekonomi

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

27 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Turizmi dhe kredia rrisin nevojën për likuiditet, BSH injektoi mbi 34 mld lekë gjatë tremujorit të dytë

Turizmi dhe kredia rrisin nevojën për likuiditet, BSH injektoi mbi 34 mld lekë gjatë tremujorit të dytë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Aktualitet

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

Nga SkyWeb
3 Shkurt, 2026
0

Sarajevë – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Theoharis Theoharis, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e Këshilli për...

Lexo të plotë
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj

Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi nuk është arratisur

23 Dhjetor, 2025
Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie

Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie

27 Maj, 2025
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

Të përfshirë zyrtarë të lartë, SPAK merr në dorë dosjen e skandalit Bankers Petroleum

4 Tetor, 2025
Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët; Si do funksionojë skema

Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët; Si do funksionojë skema

20 Nëntor, 2025

Të Fundit

Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

27 Shkurt, 2026
Pse disa njerëz ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës?

Pse disa njerëz ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës?

27 Shkurt, 2026
Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

27 Shkurt, 2026
Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

27 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr