• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi nuk është arratisur

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për tërheqjen e dokumentacionit që lidhet me dosjen penale ndaj klientit të tij, ndërsa jashtë ambienteve të SPAK ka dhënë sqarime për mediat mbi akuzat dhe qëndrimin e mbrojtjes.

Ergys Agasi ndodhet aktualisht në kërkim nga SPAK dhe akuzohet për përfshirje në skema manipulimi të tenderave të AKSHI-t, jo vetëm përmes dokumentacionit, por edhe përmes ushtrimit të dhunës. Megjithatë, avokati Haxhia deklaroi se klienti i tij ndodhet jashtë Shqipërisë për një takim pune dhe se sapo të kthehet do të paraqitet vetë përballë drejtësisë.

Sipas tij, Agasi është duke negociuar një marrëveshje biznesi dhe nuk po i shmanget procesit penal. Haxhia theksoi se vetëdorëzimi do të ndodhë menjëherë pas kthimit të tij në vend, duke shtuar se klienti i tij do të mbajë qëndrimin e vet përpara SPAK.

I pyetur për verërat me vlerë rreth 3 milionë euro dhe për përfitime të mundshme nga tenderat e AKSHI-t, Haxhia deklaroi se kjo çështje po përdoret politikisht. Ai tha se Agasi po trajtohet në publik si një figurë shtetërore, ndërkohë që sipas tij nuk ka ushtruar asnjë detyrë publike dhe nuk ka qenë pjesë e administratës.

Avokati shtoi se kontrollet e ushtruara në banesë dhe publikimi i tyre në media do të ndiqen në rrugë ligjore, duke argumentuar se klienti i tij ka biznesin e vet privat dhe nuk ka kryer asnjë vepër penale. Sipas Haxhias, veprimtaritë e Agasit nuk përputhen me ato të AKSHI-t dhe ai nuk ka përfituar asnjë tender që lidhet me fondet publike apo me financat e shtetit.

Në lidhje me akuzat e SPAK se Agasi fshihet pas marrjes peng të biznesmenit Gerond Meçe, mbrojtja i ka mohuar këto pretendime. Haxhia deklaroi se nuk ekziston asnjë provë që Ergys Agasi të jetë marrë me tendera apo që të ketë lidhje me këtë person, duke theksuar se klienti i tij nuk e njeh Gerond Meçen.

Nga ana tjetër, SPAK akuzon Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin se kanë përfituar dhjetëra milionë euro nga tenderat publikë të AKSHI-t, me ndihmën e ish-drejtueses së këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj. Sipas prokurorisë, përmes presioneve, dhunës dhe manipulimeve dokumentare, janë paracaktuar kompanitë fituese të lidhura me ta, ndërsa hetimet për këtë dosje vijojnë. /skyweb.al

Etiketat: avokatiergys agasimaks haxhia
Artikulli para

Kurum International investon 150 milionë euro për prodhimin e çelikut të gjelbër

Artikulli pas

Sa alkool duhet të pini për festa?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
Ekonomi

Masa kundër kreditimit pa kriter, kufizohen bonuset e punonjësve të bankave

12 Nëntor, 2026
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera
Ekonomi

Qeveria fut në shina mikrofinancën dhe mbledhësit e borxheve: S’ka interesa dhe penalitete “peshkaqenësh”

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Sa alkool duhet të pini për festa?

Sa alkool duhet të pini për festa?

Të Përzgjedhura

Një natë vetëm mes akullnajave dhe larg nga gjithçka, kjo është “Airbnb” më e çuditshme në botë
Kryesore

Një natë vetëm mes akullnajave dhe larg nga gjithçka, kjo është “Airbnb” më e çuditshme në botë

Nga Editor
5 Nëntor, 2025
0

Në një gji akullnajor të pabanuar në Grenlandën Lindore, një kabinë e vogël jeshile lundron mes heshtjes absolute. E quajtur...

Lexo të plotë
Kosova forcon ushtrinë, blen dronë “Puma” nga SHBA

Kosova forcon ushtrinë, blen dronë “Puma” nga SHBA

8 Shtator, 2025
A është Kina OPEC-u i ri i naftës?

Rezerva shtetërore e naftës mund të sjellë një tjetër shtrenjtim të karburanteve

17 Shtator, 2026
Pagat mbajnë të larta kostot e ndërtimit në Shqipëri sipas INSTAT

SPAK po shpon tollumbacen e ndërtimit, cilat do të jenë pasojat e pastrimit të parave në ekonomi

22 Qershor, 2026
Pse NATO po përgatitet për luftë në Arktik?

Pse NATO po përgatitet për luftë në Arktik?

31 Janar, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr