• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E hënë, 13 Tetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SHIFRAT/ 2% e Shqipërisë u dogj nga zjarret! Dëmi më i madh se çdo shtet evropian, të vetmit pa flotë ajrore

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Gusht, 2025
in Aktualitet, Kryesore
A A
0
4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Ardit Rada

Shqipëria po kalon një verë që do të mbahet mend gjatë dhe kjo për shkak të zjarreve që përfshinë vendin duke lënë pasoja të parikuperueshme në shumicën e rasteve. Përveç qindra evakuimeve dhe dy vdekjeve si pasojë e flakëve, vendi ynë ka humbur mbi 56 mijë hektarë të gjelbërt nga fillimi i vitit e deri në fund të gushtit. Por një situatë të ngjashme duket se ka kaluar e gjithë Europa, pavarësisht se në rastin tonë dëmet janë më të ndjeshme për shkak të raportit të sipërfaqes totale me atë të djegur. Në shumicën e rasteve faji i është vënë klimës ekstreme, por dyshimet mbeten edhe për zjarrvënie të qëllimshme të cilat më pas kanë dalë nga kontrolli.

Evropa në flakë!

ADVERTISEMENT

Një grafik i Copernicus EFFIS, që nga fillimi i vitit e deri më 27 gusht tregon se mbi 1 milion hektarë janë djegur brenda Bashkimit Evropian, dukshëm mbi mesataren vjetore prej 278 mijë hektarësh. Kjo shënon edhe një rekord historik që tejkalon sinjalin e alarmit për të nxehtin që ka kaluar kontinenti. Sipas Copernicus, Spanja renditet si vendi më i prekur me rreth 403 mijë ha të djegura, ndjekur nga Portugalia me 275 mijë hektarë. Të dy shtetet përbëjnë kështu 2/3 e sipërfaqes së djegur në BE.

Interesant mbetet rasti i Italisë ku sipërfaqja e djegur deri në 31 korrik është thuajse e barabartë sa ajo që kanë përpirë flakët në Shqipëri. Italia ka raportuar 56,263 hekatrë të djegur ndërsa Shqipëria e vogël plot 55,154 hektarë.

Shqipërisë iu dogj 2% e sipërfaqes totale të vendit

Rasti i Shqipërisë ka habitur jo vetëm vendasit, por edhe raportet ndërkombëtare. Fakti që në vendin tonë kemi të bëjmë me evakuime apo dy jetë të humbura prej zjarreve, tregon se këto të fundit kanë prekur peisazhe të rëndësishme. Shpesh herë duke kërcënuar edhe qytete të tëra, si rasti i Gramshit apo i Delvinës. Nga të dhënat zyrtare Shqipëria raportohet se ka patur këtë vit 2 të vdekur, 2 mijë të evakuuar dhe 11 të plagosur nga flakët. Sipërfaqja e raportuar si e djegur këtë verë përbën 2% të sipërfaqes totale të Shqipërisë e cila është 2,8 milion hektarë. Një raport shqetësues ky për një vend relativisht të vogël.

Krahasuar me disa vende, Shqipëria konsiderohet e dëmtuar rëndë nga flakët. Nga një krahasim me të dhënat e EFFIS, Bullgarisë i është djegur rreth 0,26% e sipërfaqes dhe Italisë 0,19%. Ndërsa në rastin e fiqnjëve të tjerë të dhënat janë të papërfillshme.

Ndërsa në raport me Spanjën, Shqipëria ndodhet sërish më e dëmtuar sa i përket natyrës së shkrumbuar. Spanja sot shënon të djegur për vitin 2025 vetëm 0.08% të sipërfaqes së saj.

Një kontrats i thellë me fqinjët dhe jo vetëm

Nga të dhënat e EFFIS shohim se Shqipërisë thuajse i është trefishuar dëmi nga zjarret në raport me mesataren vjetore. Këtë vit janë regjistruar 11 zjarre që kanë shkrumbuar rreth 2% të territorit, duke e bërë vendin tonë më të prekurin në rajon.

Në raport me fqinjët Shqipëria kryeson listën e vendeve me sipërfaqe të djegura. Mali i Zi mbetet gjithashtu i prekur ku nga një sipërfaqe totale prej 1,3 milionë hektarësh i janë djegur 26,719 hektarë ose 2% e tërritorit. Ndërsa Bosnja Hercegovina dhe Serbia mbeten me një dëm të papërfillshëm nga zjarret. Respektivisht me 0.6% dhe 0.3% sipërfaqe e djegur në total. Kosova raportohet se ka pësuar dëme në 1,2% të territorit me një total prej 14 mijë hektarësh të përfshirë nga flakët.

Por Shqipëria është dëmtuar më tepër edhe se fqinjët e mëdhenj. Krahasimi me Greqinë tregon të dhëna të frikshme. Fqinjit tanë jugor i janë djegur në vitin 2025 rreth 46 mijë hektarë nga 13,2 milionë hektarë që është sipërfaqja totale. Pra 10 mijë hektarë më pak sesa Shqipërisë. E thënë ndryshe, Greqisë i janë djegur vetëm 0.36% e territorit ndryshe nga rasti ynë ku plot 2% janë shkrumbuar.

Nga vendet e tjera evropiane, por që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, më e dëmtuar duket Turqia, por shumë larg krahasimit me Shqipërinë. Në Turqi është djegur vetëm 0,16% e territorit total ndërsa vende si Andorra, Norvegjia dhe Zvicra janë thuajse të paprekura nga zjarret e këtij viti.

Shqipëria, e vetmja pa mbrojtje ajrore në rajon

Shqipëria mbetet një vend pa mbrojtje ajrore nga zjarret, pavarësisht premtimeve nga Qeveria se janë autorizuar blerjet për avionë. Krahasuar me vendet fqinje rezulton se Greqia ka plot 44 avionë dhe 20 helikopterë për të shuar zjarret. Maqedonia e Veriut ka 3 avionë dhe 4 helikopterë. Mali i Zi një avion dhe 3 helikopterë dhe Serbia 12 helikopterë për shuarjen e zjarreve.

Duhet theksuar se edhe pse Kosova nuk ka avionë, ajo ka dy helikopterë kundër zjarreve ndërsa Shqipëria nuk disponon asnjë mjet fluturues të specializuar në këte fushë. Justifikimi i qeverisë vitet e fundit është bazuar në retorikën se një vend i vogël si i yni nuk ka nevojë për një flotë ajrore kundër zjarreve. Kjo referuar deklarateve të ish-ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi tri vite më parë kur Shqipëria u përball me një situatë të ngjashme me zjarret, por edhe të zyrtarëve të tjerë në vijim.

Sot vendi ynë ndihmohet nga ajri përmes forcave të huaja. Për shembull, avionë Canadair nga Italia dhe Greqia, të dërguar përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, janë përdorur në zona si Borsh, Piqeras, Dropull, Finiq e më gjerë. Megjithatë zjarret e vitit 2025 që dogjën 2% të territorit treguan se emergjencat nuk presin deri në lidhjen e marrëveshjeve apo sa të miratohet ndihma e kërkuar nga shtetet e tjera.

Në provën e zjarrit

Nëse në Spanjë e Portugali zjarret shihen si katastrofa të mëdha kombëtare, në Shqipëri ato janë më shumë se kaq: janë plagë që shkojnë deri në zemrën e një vendi të vogël dhe që shkaktojnë dëme të pallogaritshme financiare. Çdo hektar i humbur është një copëz e pazëvendësueshme e peizazhit tonë malor dhe apo një dëm në ekonominë bujqësore dhe pronat e qytetarëve.

Ky vit është një kambanë alarmi. Nëse sot Shqipëria djeg mbi 2% të territorit, çfarë do të ndodhë nëse nesër temperaturat do të rriten edhe më shumë dhe shirat do të mungojnë më gjatë? Sfida që shtrohet për autoritetet mbetet e njëjtë: A do të mbesim thjesht dëshmitarë të flakëve, apo do të ndërtojmë një sistem mbrojtjeje që parandalon tragjedi të tilla? Zjarret e vitit 2025 nuk janë vetëm lajmi i ditës. Ato janë paralajmërimi nëse vendi ynë do të zgjedhë mes përgatitjes dhe shkatërrimit.

Shqipëria, e vogël në hartë, por e madhe në plagë, nuk mund të përballojë më luksin e vonesës. Beteja me zjarrin fillon sot, jo nesër. Ndryshe vera tjetër do të jetë edhe më shkatërrimtare se kjo e tanishmja.

SHIFRAT: 2% e Shqipërisë u dogj nga zjarret! Dëmi më i madh

SHIFRAT: 2% e Shqipërisë u dogj nga zjarret! Dëmi më i madh

SHIFRAT: 2% e Shqipërisë u dogj nga zjarret! Dëmi më i madh

SHIFRAT: 2% e Shqipërisë u dogj nga zjarret! Dëmi më i madh

Artikulli para

Tarifat pritet të shtrenjtojnë edhe më tepër policat e sigurimit të automjeteve në SHBA

Artikulli pas

Sot nisin regjistrimet! Tre kriterët për të zgjedhur universitetin më të mirë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Durrësi në kolaps, bashkia harron vend-parkimet, asnjë investim për 2025-ën
Aktualitet

Durrësi në kolaps, bashkia harron vend-parkimet, asnjë investim për 2025-ën

12 Tetor, 2025
Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur
Aktualitet

Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur

12 Tetor, 2025
Nga sot, hyrja në BE do të bëhet ndryshe: Çfarë parashikon sistemi i ri i “hyrje-daljeve”
Aktualitet

Nga sot, hyrja në BE do të bëhet ndryshe: Çfarë parashikon sistemi i ri i “hyrje-daljeve”

12 Tetor, 2025
Pesticidet pa kriter helmojnë vendin, gjoba ndaj farmacive bujqësore
Aktualitet

Pesticidet pa kriter helmojnë vendin, gjoba ndaj farmacive bujqësore

12 Tetor, 2025
VIDEO/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u mbush, ju hajdeni të mërkurën po deshet!
Aktualitet

VIDEO/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u mbush, ju hajdeni të mërkurën po deshet!

12 Tetor, 2025
Mbi 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë nga janari në shtator
Kryesore

Mbi 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë nga janari në shtator

12 Tetor, 2025
Artikulli pas
Sot nisin regjistrimet! Tre kriterët për të zgjedhur universitetin më të mirë

Sot nisin regjistrimet! Tre kriterët për të zgjedhur universitetin më të mirë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ADVERTISEMENT

Të Përzgjedhura

Shqipëria ndër më të prekurat në rajon nga ndryshimet klimatike, ekspertët të shqetësuar për pasojat në bujqësi
Ekonomi

Shqipëria ndër më të prekurat në rajon nga ndryshimet klimatike, ekspertët të shqetësuar për pasojat në bujqësi

Nga Editor
30 Shtator, 2025
0

Klima në Shqipëri ka pësuar ndyshime të mëdha në dekadat e fundit, ku ka mbizotëruar vera e nxehtë dhe dimri...

Lexo të plotë
Me tren nga Varshava në Rijeka të Kroacisë, nis Adriatic Express. Kompania: U shitën 90% e biletave

Me tren nga Varshava në Rijeka të Kroacisë, nis Adriatic Express. Kompania: U shitën 90% e biletave

29 Qershor, 2025
Shefi i Ryan Air kërcënon me anulimin e marrëveshjes së madhe me Boeing pas tarifave të Trump

Shefi i Ryan Air kërcënon me anulimin e marrëveshjes së madhe me Boeing pas tarifave të Trump

3 Maj, 2025
Vendimi, bëhet i detyrueshëm vetëdeklarimi i vendbanimit: Duhen dokumentet e pronësisë ose kontrata e qiramarrjes

Vendimi, bëhet i detyrueshëm vetëdeklarimi i vendbanimit: Duhen dokumentet e pronësisë ose kontrata e qiramarrjes

15 Korrik, 2025
Nuk janë pjesë estetike, për çfarë shërbejnë këto zgjatime vertikale në krahët e avionëve

Nuk janë pjesë estetike, për çfarë shërbejnë këto zgjatime vertikale në krahët e avionëve

4 Korrik, 2025

Të Fundit

Biletë për vendin bosh, linjat ajrore ofrojnë mundësinë për të mos pasur dikë ulur pranë teje në avion

Biletë për vendin bosh, linjat ajrore ofrojnë mundësinë për të mos pasur dikë ulur pranë teje në avion

12 Tetor, 2025
Durrësi në kolaps, bashkia harron vend-parkimet, asnjë investim për 2025-ën

Durrësi në kolaps, bashkia harron vend-parkimet, asnjë investim për 2025-ën

12 Tetor, 2025
Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur

Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur

12 Tetor, 2025
Nga sot, hyrja në BE do të bëhet ndryshe: Çfarë parashikon sistemi i ri i “hyrje-daljeve”

Nga sot, hyrja në BE do të bëhet ndryshe: Çfarë parashikon sistemi i ri i “hyrje-daljeve”

12 Tetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr