• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

EMRAT/ “Internacional Medicare Hospital” nuk deklaroi 1 mln euro fitime, përdorte produkte të ndaluara, në pranga administratori e shpallen në kërkim 2 aksionerët

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Shtator, 2025
në Aktualitet
A A
0
EMRAT/ “Internacional Medicare Hospital” nuk deklaroi 1 mln euro fitime, përdorte produkte të ndaluara, në pranga administratori e shpallen në kërkim 2 aksionerët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Bilanci”, duke çuar në arrestimin e administratorit të spitalit privat ish-“Sante Plus Albania”, tashmë me emrin “Internacional Medicare Hospital”.

Në pranga ka rënë Edmond Zaja, 62 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim dy aksionerët e këtij subjekti, shtetasi turk Bilal Kara, 45 vjeç dhe shtetasja shqiptare Geriana Arapi, 32 vjeçe.

Hetimet disamujore të Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare zbuluan se spitali kishte fshehur fitime mbi 1 milion euro, përdorte produkte të ndaluara për shërbime shëndetësore dhe kishte punësuar persona pa sigurime shoqërore.

Gjatë operacionit u sekuestruan 100 blloqe mandatesh të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të kontrabanduara dhe të skaduara, si dhe 6 njësi kompjuterike. Subjekti është bllokuar dhe hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Bilanci”.

Si rezultat i administrimit disamujor të një informacioni të siguruar në rrugë policore, dokumentohen krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit, të kryera për llogari të një spitali privat në Zog të Zi.

Nga hetimet dhe kontrollet rezultoi se:

  • subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025;
  • shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim;
  • në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.

Bllokohet subjekti.

Arrestohet administratori i spitalit privat.

Shpallen në kërkim 2 bashkaksionerët.

Sekuestrohen 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike.

Gjatë operacionit “Bilanci”, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E. Z., 62 vjeç, si dhe shpallën në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk B. K., 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare G. A., 32 vjeçe.

Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas.

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për provimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /skyweb.al

Artikulli para

Amerikanët padisin Air Albania-n në gjykatën angleze: “Ndërpreu pagesën e qirasë në mars, po na mban avionin me forcë”

Artikulli pas

Tirana që nuk pi dot ujë nga rubineti

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni
Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat
Aktualitet

Rama rikonfirmon Ballukun në krye të qarkut të Fierit dhe thotë se pak socialistë mund të bëjnë punën që ajo bën në terren

9 Mars, 2026
Akuzat e SPAK për Ballukun, Ulsi Manja: Shkelja e barazisë në tenderë nuk është vepër korruptive
Aktualitet

Akuzat e SPAK për Ballukun, Ulsi Manja: Shkelja e barazisë në tenderë nuk është vepër korruptive

9 Mars, 2026
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”
Aktualitet

Grupi i PS refuzon heqjen e imunitetit, Manja: Balluku s’ka më funksione ekzekutive, nuk e pengon hetimin

9 Mars, 2026
Artikulli pas
Tirana që nuk pi dot ujë nga rubineti

Tirana që nuk pi dot ujë nga rubineti

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Narta, mes lagunave më të bukura në Europë
Turizëm

Narta, mes lagunave më të bukura në Europë

Nga SkyWeb
7 Mars, 2026
0

Nga ujërat e cekëta ngjyrë akuamarine të Greqisë te kënetat plot zogj të Francës, lagunat përfaqësojnë një alternativë të qetë...

Lexo të plotë
Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Vijon shtrenjtimi i qirave, një çati mbi kokë kthehet në luks për shqiptarët

12 Shkurt, 2026
Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?

E pesta e vërteta? Korporata e Investimeve tenton sërish me LIFT Tower te Kadastra

2 Shkurt, 2026
“Minuta e fundit”, dështon “skema” e hoteleve të Durrësit për të bërë më shumë para

“Minuta e fundit”, dështon “skema” e hoteleve të Durrësit për të bërë më shumë para

19 Korrik, 2025
A është e vërtetë që…takat ndryshojnë formën e këmbëve?

A është e vërtetë që…takat ndryshojnë formën e këmbëve?

15 Dhjetor, 2025

Të Fundit

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr