• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 23 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Konsumi rriti të ardhurat nga TVSH, 65 milionë euro më shumë në janar-korrik

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Shtator, 2025
në Ekonomi
A A
0
Konsumi rriti të ardhurat nga TVSH, 65 milionë euro më shumë në janar-korrik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ky vit është shoqëruar me një rritje të ndjeshme të konsumit nga ana e qytetarëve shqiptarë por edhe turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë.

Tregues për këtë janë të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar nga administrata tatimore, çka tregon qarkullimin e produkteve dhe shërbimeve brenda vendit përmes faturave fiskale dhe 20% e paguar nga konsumatorët.

Përgjatë periudhës Janar-Korrik, tatimet kanë mbledhur nga TVSH e brendshme afro 39.2 miliardë lekë, apo 392 milionë euro.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku u arkëtuan 327 milionë euro nga ky zë,  ka një rritje prej 65 milionë euro, e cila për ekonominë shqiptare, nuk është e vogël.

Por si është shtrirë konsumi sipas muajve? Nëse i referohemi të dhënave të TVSH- së së arkëtuar për çdo muaj gjatë 2025-ës, vihet re se rekordi i të ardhurave regjistrohet në Janar, me afro 113 milionë euro të hyra në buxhet. Kjo shifër konsiderohet si suprizuese, duke qenë se Janari është zakonisht muaji kur konsumatorët kufizohen për shkak të shpenzimeve të larta gjatë festave të Dhjetorit.

Përgjatë muajve shkurt-maj, të ardhurat variojnë nga 40-50 milionë euro në muaj, ndërsa Qershori ka një rënie të konsiderueshme, ku janë arkëtuar vetëm 27 milionë euro, shifra më e ulët e gjithë vitit.  Ndërsa në muajin Korrik, i cili konsiderohet edhe si kulmi i sezonit, janë arkëtuar 60 milionë euro nga TVSH.

Në raport me 2024, TVSH ka rënie vetëm në muajin Shkurt dhe Qershor.  Ekspertët e turizmit kanë argumentuar se këtë vit sezoni veror ka nisur më vonë se sa pritej, duke bërë që qershori të ishte i vakët.

Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë perfomancë është tendenca drejt një turizmi gjithëvjetor, ku tashmë, përpos interesit për zonat bregdetare,  të huajt kanë pasur interes të shtuar për zonat historike dhe malore. Duke qenë se kushtet atmosferike kanë qenë favorizuese, është nxitur ndjeshëm lëvizshmëria si nga të huajt edhe nga vendasit, duke prodhuar konsum të lartë.

Konsumi ushqimor ditor për një turist arrin mesatarisht 2- 2.5 herë më shumë sesa konsumi për frymë i një banori vendas në të njëjtat zona (bazuar në analiza të tregut HORECA, Shoqata e Gastronomisë, 2024).

Po ashtu një zë tjetër që ka ndikuar në këtë performancë pozitive të të ardhurave ka qenë dhe reforma e pagave në administratë, ku nga 1 Korriku 2024, pagat u rritën sërish për një sërë kategorish që paguhen nga buxheti i shtetit, duke u dhënë kështu shumë mundësi qytetarëve për të shpenzuar.  Kjo reformë ka vënë në lëvizje edhe sektorin privat duke nxitur në mënyrë indirekte lëvizje në paga, çka ka sjellë dhe konsum të shtuar. /tvscan

Artikulli para

“Çmimet larguan italianët dhe shqiptarët e Kosovës, po vijnë turistë më pak cilësorë”

Artikulli pas

Vjosa mes plehrash dhe shfrytëzimit të ujit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

23 Janar, 2026
Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri
Ekonomi

Euro “ngec” ne vend, si mbyllet java për valutat kryesore

23 Janar, 2026
Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës
Ekonomi

Pasuritë që iu konfiskuan krimit/ Cilat janë llojet e pronave që mori shteti?

22 Janar, 2026
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit
Ekonomi

Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit

22 Janar, 2026
500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon!
Ekonomi

500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon!

22 Janar, 2026
Euro merr për poshtë në prag të festave, sot shënoi rekordin e ri historik
Ekonomi

Forcohet euro, si këmbehen sot valutat kryesore

22 Janar, 2026
Artikulli pas
Vjosa mes plehrash dhe shfrytëzimit të ujit

Vjosa mes plehrash dhe shfrytëzimit të ujit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skandali i infektimit të fëmijëve me salmonelë në Gramsh mbetet pa autor! Misteri i kompanisë furnizuese dhe hermetizmi i institucioneve
Aktualitet

Skandali i infektimit të fëmijëve me salmonelë në Gramsh mbetet pa autor! Misteri i kompanisë furnizuese dhe hermetizmi i institucioneve

Nga SkyWeb
31 Maj, 2025
0

Helmimi me salmonelë në Gramsh ka ndezur alarm për sigurinë ushqimore në institucionet publike. Një grup fëmijësh u shtruan në...

Lexo të plotë
Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

19 Dhjetor, 2025
Trump “hakmerret” me Macon, kërcënon vendosjen e tarifës 200% për verën dhe shampanjën franceze

Trump “hakmerret” me Macon, kërcënon vendosjen e tarifës 200% për verën dhe shampanjën franceze

20 Janar, 2026
Qeveria thotë se do ta luftojë korrupsionin me Inteligjencë Artificiale

Qeveria thotë se do ta luftojë korrupsionin me Inteligjencë Artificiale

18 Gusht, 2025
Deri në 150 euro, ministri Malaj zbulon se si do të ndahet bonusi i fundvitit për pensionistët

Deri në 150 euro, ministri Malaj zbulon se si do të ndahet bonusi i fundvitit për pensionistët

3 Nëntor, 2025

Të Fundit

Tualeti pa derë, trendi i ri në hotele që po mërzit klientët

Tualeti pa derë, trendi i ri në hotele që po mërzit klientët

23 Janar, 2026
Në mbrëmje apo mëngjes? Kur duhet të pini qumësht

Në mbrëmje apo mëngjes? Kur duhet të pini qumësht

23 Janar, 2026
Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

23 Janar, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

23 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr