• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 23 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Rritja e çmimeve zhvlerëson pagat, sot rroga mujore vlen 130 euro më pak se në vitin 2020

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Shtator, 2025
në Aviacion
A A
0
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Share on FacebookShare on WhatsApp

Paga reale mesatare mujore bruto ishte vetëm 70,288 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Kjo vlerë ishte 16.3 % më e ulët se paga mesatare mujore bruto prej 83,906 lekësh në të njëjtën periudhë.

Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Në tremujorin e dytë të vitit 2025 paga reale ishte 13,678 lekë më e ulët se paga mesatare. Kjo do të thotë se me rreth 84 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me 70.3 mijë lekë.

Të dhënat e fundit për tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se paga mesatare mujore arriti 83,906 lekë, ndërsa paga reale prej 70,228 lekë. Krahasuar me vitin 2020 (viti bazë për ICK), rritja është mbi 50% në terma nominalë, por në terma realë rritja rezulton rreth 27%.

Ecuria e pagave në Shqipëri gjatë periudhës 2020–2025 tregojnë një rritje të fortë të nominale, por ecuria e çmimeve ka zbehur rritjen reale të të ardhurave të punonjësve.

Gjatë vitit 2021, pagat nominale u rritën në mbi 59 mijë lekë, ndërsa pagat reale në rreth 57,800 lekë, çka tregon se inflacioni mbeti i ulët dhe rritja e pagave u përkthye drejtpërdrejt në më shumë fuqi blerëse.

Në vitin 2022, ndikimi i rritjes së çmimeve u bë i dukshëm. Edhe pse paga nominale arriti në 66 mijë lekë në fund të vitit, paga reale mbeti në rreth 59,383 lekë, pothuajse në nivelin e vitit të kaluar. Kjo tregon se inflacioni i lartë i asaj periudhe e zbehu ndjeshëm efektin e rritjes së pagave.

Në vitin 2023 rritja e fortë e pagave arriti të tejkalojë inflacionin. Paga reale u ngjit në 64,957 lekë, duke rikuperuar humbjet e një viti më parë, po mbeti shumë më e ulët se paga nominale 75 mijë lekë.

Në vitin 2024, paga reale për herë të parë kaloi pragun e 70 mijë lekëve, në një kohë kur paga nominale arriti mbi 83 mijë lekë. Paga reale ishte sa 84 për qind e pagës mesatare mujore bruto në tremujorin e dytë të vitit 2025, në raport me 90 për qind që ishte në vitin 2022.

Edhe pse politikat për rritjen e pagës minimale dhe pagave në sektorin publik dhe atë privat kanë ndihmuar në rritjen e shpejtë të të ardhurave zyrtare, inflacioni ka neutralizuar pjesën më të madhe të këtij përfitimi. Sipas ekspertëve, rritja e çmimeve të ushqimeve, dhe qirave ka bërë që qytetarët të ndjejnë më pak efektin e rritjes së pagës në jetën e përditshme.

Ecuria e pagës reale tregon se rritja e pagave fillimisht duhet të përmirësojë fuqinë blerëse, në të kundërt diferenca në rritje mes pagës në letër dhe realitetit të konsumatorëve do të vazhdojë të thellohet./Monitor

Artikulli para

Altin Dumanit i mbaron mandati në krye të SPAK, KLP hap garën për kreun e ti

Artikulli pas

Paga 1 250 euro për mësuesit, çfarë synon qeveria deri në fund të mandatit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

The Economist: Lufta mund të sjellë ndryshime të mëdha në industrinë globale të futurimeve
Aviacion

The Economist: Lufta mund të sjellë ndryshime të mëdha në industrinë globale të futurimeve

21 Mars, 2026
“Air Albania”, kompania që valëvit me krenari flamurin shqiptar në qiell
Aviacion

Pasi falimentoi, qeveria planifikon shlyerjen e dhjetëra milionë eurove borxh të Air Albania-s?

21 Mars, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin shqiptar
Aviacion

Lufta në Lindjen e Mesme godet aviacionin, rriten çmimet e biletave dhe miliarda të humbura në tregje

21 Mars, 2026
Tragjedia Helios, çfarë ndodhi me avionin fantazmë që ra pranë Athinës
Aviacion

Tragjedia Helios, çfarë ndodhi me avionin fantazmë që ra pranë Athinës

21 Mars, 2026
SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë
Aviacion

SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë

20 Mars, 2026
Itinerari i çuditshëm i bombarduesve të frikshëm amerikanë pasi sulmuan Iranin
Aviacion

Itinerari i çuditshëm i bombarduesve të frikshëm amerikanë pasi sulmuan Iranin

19 Mars, 2026
Artikulli pas
Të shkollohesh…

Paga 1 250 euro për mësuesit, çfarë synon qeveria deri në fund të mandatit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rilindja e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”/ Rama: Synojmë të ecim sa më lart në aspekte ndërkombëtare
Aktualitet

Rilindja e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”/ Rama: Synojmë të ecim sa më lart në aspekte ndërkombëtare

Nga SkyWeb
16 Tetor, 2025
0

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar për rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”. Gjatë këtij aktiviteti,...

Lexo të plotë
Para vetëm për burrat, vetëm 20 % e grave “përballojnë” me reklamë në media për fushatën

Para vetëm për burrat, vetëm 20 % e grave “përballojnë” me reklamë në media për fushatën

6 Maj, 2025
Balluku thotë se qeveria do të fokusohet në zhvillimin e industrisë së marinave

Balluku thotë se qeveria do të fokusohet në zhvillimin e industrisë së marinave

22 Shtator, 2025
Nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e Melonit dalin në ankand

Nga bizhuteritë te këpucët, dhuratat e Melonit dalin në ankand

11 Dhjetor, 2025
I vihet kazma edhe Hotel Adriatikut në Durrës, mbi të do të ngrihet një kazino

I vihet kazma edhe Hotel Adriatikut në Durrës, mbi të do të ngrihet një kazino

10 Nëntor, 2025

Të Fundit

Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

22 Mars, 2026
Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

22 Mars, 2026
Presidenti Begaj viziton Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit: Ditë shprese, paqeje dhe solidariteti

Presidenti Begaj viziton Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit: Ditë shprese, paqeje dhe solidariteti

22 Mars, 2026
“InTriper”: Shqipëria me plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore

“InTriper”: Shqipëria me plazhe magjike, kulturë autentike dhe aventura verore

22 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr