• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

“Muri me dronë”, si po tenton Europa të mbrojë qiellin nga kërcënimi rus

Editor Nga Editor
25 Shtator, 2025
në Uncategorized
A A
0
“Muri me dronë”, si po tenton Europa të mbrojë qiellin nga kërcënimi rus
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministrat e Mbrojtjes nga dhjetë vende evropiane, përfshirë edhe Ukrainën, do të zhvillojnë një takim urgjent të premten për të diskutuar ndërtimin e një “muri me dronë”, si përgjigje e rritjes së rrezikut nga dronët dhe pas një sulmi të dyshuar hibrid ndaj katër aeroporteve në Danimarkë, i dyti i këtij lloji brenda disa ditësh.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka quajtur këtë iniciativë “themelet e një mbrojtjeje të besueshme”, ndërsa kërkohet një përgjigje e koordinuar ndaj kërcënimeve ajrore që vijnë nga teknologjitë më të reja.

Komisioni Evropian ka dhënë sinjale se ndërtimi i një muri me dronë mund të financohet përmes skemës së huave për Sigurinë Evropiane, me një fond total prej 150 miliardë eurosh.

Zëdhënësi i Komisionit për çështjet e mbrojtjes, Thomas Regnier, tha se takimi i së premtes do të jetë një mundësi për të diskutuar kapacitetet ekzistuese dhe sfidat përpara.

“Detyra jonë e parë është të zbulojmë dronët që afrohen, kjo nuk është aspak e lehtë. Nuk kemi të bëjmë me avionë të mëdhenj apo mjete të zakonshme ajrore, por me teknologji të sofistikuara që duhen zbuluar në kohë. Hapi i dytë do të jetë vendosja e mënyrës së reagimit ndaj tyre”.

Incidentet në Danimarkë nisën mbrëmjen e së mërkurës, pak para orës 22:00 dhe zgjatën deri rreth orës 01:00 të mëngjesit të së enjtes. Aeroporti i Aalborgut, që shërben edhe si bazë ushtarake, u detyrua të pezullojë fluturimet për disa orë, ndërsa Aeroporti i Billundit, i dyti më i madh në vend, mbylli hapësirën ajrore për gati një orë.

Aeroportet në Esbjerg, Sonderborg dhe Skrydstrup, ku ndodhen edhe avionë luftarakë të ushtrisë daneze, gjithashtu u prekën nga incidenti.

Vetëm pak ditë më parë, të hënën në mbrëmje, Aeroporti i Kopenhagënit u detyrua të mbyllej për shkak të pranisë së tre dronëve. /Skyweb.al

Etiketat: drone
Artikulli para

Vendimet e para të kabinetit Rama: Kredi 20 milionë euro për energjetikën dhe park fotovoltaik në Ersekë

Artikulli pas

Kredia sovrane që konfirmon krizën e madhe në sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike

Editor

Editor

Nga Kategoria

Shfaqja e pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump nuk shoqërohet nga presidenti por nga një robot
Uncategorized

Shfaqja e pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump nuk shoqërohet nga presidenti por nga një robot

26 Mars, 2026
Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë
Ekonomi

Shqipëria në fund të Europës, pensionet nuk përballojnë fare kostot e jetesës

26 Mars, 2026
Një fushë me vreshta mbi çati, tranformimi i guximshëm i Aeroportit të Firences
Uncategorized

Një fushë me vreshta mbi çati, tranformimi i guximshëm i Aeroportit të Firences

25 Mars, 2026
Policia arreston një robot
Uncategorized

Policia arreston një robot

17 Mars, 2026
Popullsia e plakur, a po i zëvendëson Japonia punëtorët me robotë?
Uncategorized

Popullsia e plakur, a po i zëvendëson Japonia punëtorët me robotë?

7 Mars, 2026
“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve
Ekonomi

“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

3 Mars, 2026
Artikulli pas
Skemat me këste për detyrimet ndaj OSHEE, 1000 subjekte përfituan ulje kamatash

Kredia sovrane që konfirmon krizën e madhe në sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“S’mundet një pushtet të pezullojë një tjetër pushtet!” Rama paralajmëron ndëhyrje ligjore pas rastit Balluku në Kushtetuese
Aktualitet

“S’mundet një pushtet të pezullojë një tjetër pushtet!” Rama paralajmëron ndëhyrje ligjore pas rastit Balluku në Kushtetuese

Nga SkyWeb
9 Shkurt, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërhyrje ligjore pas zhvillimeve të fundit në Gjykatën Kushtetuese pas rastit Balluku, duke theksuar se...

Lexo të plotë
Daljet e reja në pension, si do të bëhet përllogaritja me koeficientët e rinj

Rreth 1 200 lekë në qytet dhe 827 lekë në fshat, sa u rritën pensionet në 1 vit

30 Qershor, 2025
INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”

Bastet, qeveria nis pas dy vitesh miratimin e akteve nënligjore: Si do të jepen licencat sipas VKM-së së djeshme

27 Mars, 2026
Çmimi i arit thyen sërish rekord mes pasigurive gjeopolitike dhe pritshmërive për ulje të normës së interesit nga FED

Çmimi i arit thyen sërish rekord mes pasigurive gjeopolitike dhe pritshmërive për ulje të normës së interesit nga FED

8 Shtator, 2025
Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

12 Prill, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr