• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

FCAS drejt kolapsit? Projekti europian i avionëve të gjeneratës së gjashtë në krizë

Editor Nga Editor
10 Shkurt, 2026
në Aviacion
A A
FCAS drejt kolapsit? Projekti europian i avionëve të gjeneratës së gjashtë në krizë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Zëvendësimi i avionëve luftarakë aktualë, si Rafale francez dhe Eurofighter-ët gjermanë e spanjollë, me avionë futuristë të gjeneratës së gjashtë deri në vitin 2040 ishte objektivi fillestar i Sistemit të Ajrit të Luftimit të së Ardhmes (FCAS). Ky projekt u nis në vitin 2017 nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, me synimin për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Evropës. Sot, megjithatë, projekti raportohet se ndodhet “në prag të kolapsit”.

Me një kosto të vlerësuar rreth 100 miliardë euro, FCAS nuk kufizohet vetëm në zhvillimin e një avioni të ri luftarak, por parashikon krijimin e një sistemi të integruar që përfshin avionë me pilot dhe pa pilot, të aftë të veprojnë së bashku në misione luftarake dhe zbulimi.

Spanja iu bashkua programit në vitin 2019, duke marrë një pjesë të barabartë prej 33% krahas Francës dhe Gjermanisë.

Megjithatë, projekti është bllokuar vazhdimisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi planifikimin dhe dizajnin midis prodhuesit francez Dassault dhe grupit Airbus, i cili përfaqëson interesat gjermane dhe spanjolle. Përplasjet lidhen jo vetëm me avionin luftarak, por edhe me komponentë të tjerë kyç, si dronët dhe e ashtuquajtura “re luftarake”.

Që në vitin 2022, drejtori ekzekutiv i Dassault paralajmëroi se objektivi për arritjen e gatishmërisë operative deri në vitin 2040 nuk ishte më realist dhe se afati mund të shtyhej deri në vitin 2050. Kompania franceze kërkoi gjithashtu më shumë autonomi në rolin e saj si kontraktore kryesore, një kërkesë që shkaktoi pakënaqësi në Berlin dhe Madrid.

Në janar të këtij viti, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se “sa i përket zhvillimit dhe ndërtimit të avionëve të përbashkët, po zhvillojmë aktualisht një dialog intensiv me Francën dhe pres që në javët në vijim të arrijmë një vendim të përbashkët”.

Sipas thashethemeve më të fundit, ky vendim mund të nënkuptojë jo rinisjen, por përfundimin e projektit FCAS. /skyweb.al

Etiketat: avione
Artikulli para

Shqipëria, regres në perceptimin e korrupsionit dhe sinjale alarmi për drejtësinë

Artikulli pas

Plisi dhe UNESCO? Peticion online për simbolin shqiptar

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse ky model avioni bën uljen më “fantastike” krahasuar me të tjerët!
Aviacion

Pse ky model avioni bën uljen më “fantastike” krahasuar me të tjerët!

14 Nëntor, 2026
Rikthehen fluturimet, por vijon kaosi me pasagjerët në aeroportet amerikane dhe europiane: Defekti nxjerr zbuluar sistemin e vjetruar të kontrollit ajror
Aviacion

Rikthehen fluturimet, por vijon kaosi me pasagjerët në aeroportet amerikane dhe europiane: Defekti nxjerr zbuluar sistemin e vjetruar të kontrollit ajror

14 Nëntor, 2026
“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001
Aviacion

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

13 Nëntor, 2026
Pse ngritja është pjesa më e rrezikshme e fluturimit? Ish-pilotja shpjegon skenarin për të cilin përgatiten ekuipazhet
Aviacion

Pse ngritja është pjesa më e rrezikshme e fluturimit? Ish-pilotja shpjegon skenarin për të cilin përgatiten ekuipazhet

13 Nëntor, 2026
Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë
Aktualitet

Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë

12 Nëntor, 2026
Në aeroportet britanike mund t’ju sekuestrojnë celularin ose lap top-in nëse bateria është bosh!
Aviacion

Në aeroportet britanike mund t’ju sekuestrojnë celularin ose lap top-in nëse bateria është bosh!

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Plisi dhe UNESCO? Peticion online për simbolin shqiptar

Plisi dhe UNESCO? Peticion online për simbolin shqiptar

Të Përzgjedhura

Rrëshqitje masive dherash, bllokohet aksi Qukës – Qafë Plloçë
Aktualitet

Rrëshqitje masive dherash, bllokohet aksi Qukës – Qafë Plloçë

Nga Editor
7 Janar, 2026
0

Si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe inerteve në aksin Qafë Plloçë–Qukës, qarkullimi i mjeteve është ndërprerë përkohësisht. Masa është...

Lexo të plotë
”La Repubblica”: Shqipëria, destinacion ideal turistik

“Wom Travel” për Shqipërinë: “Karaibet e Ballkanit”, vend plot histori, natyrë dhe shije

23 Qershor, 2026
Të rinjtë gjermanë të trembur më shumë nga krizat globale

Të rinjtë gjermanë të trembur më shumë nga krizat globale

4 Dhjetor, 2025
Burrat e kanë më të vështirë të humbin peshë sepse e perceptojnë dietën si diçka femërore

Burrat e kanë më të vështirë të humbin peshë sepse e perceptojnë dietën si diçka femërore

31 Gusht, 2026
“Po mësohemi me helmin”! Kontejnerët me mbetjet toksike të Kurum, vetëm pak metra larg banesave

“Po mësohemi me helmin”! Kontejnerët me mbetjet toksike të Kurum, vetëm pak metra larg banesave

14 Tetor, 2025

Të Fundit

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

14 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr