• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 28 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqipëria, regres në perceptimin e korrupsionit dhe sinjale alarmi për drejtësinë

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
0
Gazetari: Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia

Fotoja eshte prodhuar me AI per qellime ilustrimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Në raportin e sapopublikuar të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) 2025 të Transparency International, Shqipëria vijon të renditet nën mesataren globale, duke u vlerësuar me 39 pikë. Krahasuar me vitin 2024, vendi ka shënuar regres të dukshëm: ka rënë me 11 vende në renditje, nga vendi i 80-të në vendin e 91-të, dhe ka humbur 3 pikë, pasi një vit më parë ishte vlerësuar me 42 pikë.

Sipas raportit, ndër faktorët kryesorë që ndikojnë negativisht në perceptimin e korrupsionit renditen dobësia institucionale, presioni ndaj gjyqësorit dhe mungesa e transparencës në procedurat e prokurimit publik.

Ky përkeqësim i perceptimit shoqërohet me zhvillime shqetësuese në diskursin politik. Ndërsa perceptimi i korrupsionit përkeqësohet, qeveria dhe veçanërisht Kryeministri Edi Rama kanë intensifikuar retorikën dhe sulmet publike ndaj institucioneve të drejtësisë, në veçanti ndaj SPAK dhe GJKKO. Kryeministri ka paralajmëruar ndryshime ligjore me qëllim ndalimin e zbatimit të masave të sigurisë ndaj zv/Kryeministres Belinda Balluku, duke argumentuar se këto masa përbëjnë ndërhyrje në funksionet kushtetuese të institucioneve të tjera vendimmarrëse, përfshirë kompetencat e tij në emërimin dhe funksionimin e kabinetit qeveritar.

Në deklarimet publike, Rama ka theksuar se funksionet kushtetuese të padelegueshme nuk mund të pezullohen mbi bazën e rasteve individuale, duke iu referuar masave të kërkuara nga SPAK dhe të miratuara nga GJKKO ndaj Ballukut, masa që përfshijnë nga pezullimi i ushtrimit të funksioneve qeveritare, deri te kërkesa për heqjen e imunitetit parlamentar për të mundësuar zbatimin e masave të sigurimit personal.

Pas vitesh të tëra në të cilat Kryeministri Rama është vetëpozicionuar si iniciator dhe mbështetës i reformës në drejtësi, ashpërsimi i fundit i retorikës ndaj institucioneve të reja të drejtësisë dhe paralajmërimet për rishikimin e reformës vlerësohen gjerësisht si presion i hapur ndaj organive të drejtësisë dhe si rrezik real për ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Shoqëria civile, partitë e opozitës dhe ekspertë të pavarur kanë ngritur alarmin se, nëse këto paralajmërime shndërrohen në veprime konkrete, ato do të përbënin hapa pas në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe cënim të pavarësisë së organeve të drejtësisë.

Që prej vitit 2024, SPAK ka hapur një sërë çështjesh të konsideruara të nxehta, dosje me akuza për korrupsion ndaj funksionarëve dhe ish-funksionarëve të lartë. Ndër rastet më të bujshme janë ajo e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, aktualisht në arrati, ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryetarit në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ku këta të fundit po përballen me akuzat në paraburgim, dhe rasti i fundit ku ‘goditja’ e SPAK ka prekur  nivelin më të lartë në hiherarkinë e pushtetit, dosja ndaj zv/kryeministres Balluku një pjesë e të cilës u bë publike në fund të vitit 2025.

Ndryshe nga rastet e mëparshme, për të cilat Kryeministri ka deklaruar publikisht se nuk ka ndërhyrë apo penguar veprimtarinë e organeve të drejtësisë, në rastin e zv/kryeministres së tij është konstatuar një reagim i drejtpërdrejtë dhe frontal ndaj institucioneve të drejtësisë, reagim në të cilin janë përfshirë edhe eksponentë të tjerë të lartë të mazhorancës në pushtet, përmes deklaratave politike dhe paralajmërimeve për ndryshime ligjore.

Këto zhvillime kanë sjellë reagimet e para shqetësuese nga komuniteti europian, i cili ka theksuar rëndësinë e respektimit të pavarësisë së drejtësisë dhe mosndërhyrjes politike si parakushte themelore për shtetin e së drejtës dhe procesin e integrimit europian. Përtej pasojave institucionale dhe politike, ky klimë tensioni dhe presioni ndaj organeve të drejtësisë pritet të përkeqësojë më tej perceptimin e korrupsionit, duke ndikuar negativisht edhe në vlerësimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2026 dhe duke rrezikuar një rënie të mëtejshme të pozicionit të Shqipërisë në renditjen globale të CPI-së.

Kur lufta kundër korrupsionit nuk mjafton: rasti i shëndetësisë

Lufta kundër korrupsionit ka sjellë rastet e para konkrete hetimore, por nuk ka arritur ende ta frenojë fenomenin, veçanërisht në sektorë me risk të lartë si shëndetësia, e cila vijon të mbetet një nga fushat më të prekura nga korrupsioni strukturor dhe keqmenaxhimi i fondeve publike.

Edhe pse institucionet e reja të drejtësisë kanë intensifikuar veprimtarinë e tyre dhe kanë nisur hetime ndaj funksionarëve të lartë publikë, korrupsioni mbetet i përhapur dhe rezistent ndaj ndëshkimit. Kjo reflektohet qartë në sektorin e shëndetësisë, i cili në Raportin e fundit të Progresit vlerësohet si një nga sektorët me riskun më të lartë për korrupsion. Prokurimet publike në këtë sektor janë klasifikuar me “flamur të kuq”, duke sinjalizuar rrezik të shtuar për praktika korruptive.

Një tregues domethënës i nivelit të përhapjes së korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike është fakti se tre nga katër koncesionet afatgjata të tipit Partneritet Publik-Privat (PPP) në shëndetësi po hetohen aktualisht nga SPAK, nën dyshime serioze për procedura jo transparente, keqpërdorim të fondeve publike dhe përfitime të padrejta për interesa private.

Megjithatë, pavarësisht këtyre hetimeve dhe faktit që lufta kundër korrupsionit ka prodhuar tashmë raste konkrete në nivele drejtuese, mekanizmat që kanë lejuar korrupsionin sistemik në shëndetësi nuk janë çmontuar plotësisht. Kontratat koncesionare problematike, mungesa e transparencës në vendimmarrje, dobësia e kontrollit institucional dhe ndërthurja e interesave politike me ato ekonomike vazhdojnë të krijojnë një terren të favorshëm për korrupsion.

Këto problematika janë evidentuar edhe përmes monitorimit të prokurimeve publike të realizuar nga Together for Life mbi procedurat e zhvilluara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë vitit 2024. Gjetjet tregojnë një nivel shumë të ulët të konkurrueshmërisë, me një mesatare prej vetëm 1.37 operatorësh ekonomikë për procedurë prokurimi. Një numër i kufizuar kompanish përfitojnë shumicën e tenderëve në sektorin farmaceutik dhe të pajisjeve mjekësore, duke kufizuar konkurrencën dhe përjashtuar operatorët e rinj apo të vegjël nga tregu. Po ashtu, gjatë vitit 2024, ofertat fituese kanë qenë mesatarisht vetëm 2% nën fondin limit, krahasuar me 8.57% në vitin 2014, çka ngre dyshime serioze për paracaktim të fituesve dhe mungesë gare reale.

Ndërkohë, hetimet penale të hapura ndaj funksionarëve të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, si edhe raportet e Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi dëmet e shkaktuara buxhetit të shtetit në sektorin e shëndetësisë, kanë ekspozuar qartë nivelin e lartë të përhapjes së korrupsionit në këtë sektor. Megjithatë, këto ndërhyrje nuk kanë arritur ende të prodhojnë një efekt parandalues të qëndrueshëm. Si pasojë, sektori i shëndetësisë vazhdon të perceptohet si një nga më të ekspozuarit ndaj korrupsionit, me pasoja të drejtpërdrejta për financat publike, cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe besimin e qytetarëve në sistem.

Artikulli para

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

Artikulli pas

FCAS drejt kolapsit? Projekti europian i avionëve të gjeneratës së gjashtë në krizë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ermal Beqiri tall atë që s’thuhet me shtetin! Merr tenderin 3.1 milionë euro në arrati, duke gëzuar pronat në Francë
Aktualitet

Dosja AKSHI, si Ergys Agasi faturoi 2.3 mln euro me një grusht punonjësish për 10 muaj me EA Solution

27 Maj, 2026
DOSJA AKSHI/ Krahas Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, gjurmët çojnë dhe te dyshja Daniel Shima-Gerond Meçe
Aktualitet

DOSJA AKSHI/ Krahas Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, gjurmët çojnë dhe te dyshja Daniel Shima-Gerond Meçe

27 Maj, 2026
Sa vlejnë “review-t” për një hotel në Shqipëri?
Aktualitet

Sa vlejnë “review-t” për një hotel në Shqipëri?

27 Maj, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja, ulet çmimi i naftës

27 Maj, 2026
I ftuar nga Mbreti Salman, Presidenti Begaj uron nga Meka besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit
Aktualitet

I ftuar nga Mbreti Salman, Presidenti Begaj uron nga Meka besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

27 Maj, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Konferenca e 8-të Shqipëri-BE, Presidenti Begaj: Shqipëria hodhi një tjetër hap historik drejt Bashkimit Evropian

26 Maj, 2026
Artikulli pas
FCAS drejt kolapsit? Projekti europian i avionëve të gjeneratës së gjashtë në krizë

FCAS drejt kolapsit? Projekti europian i avionëve të gjeneratës së gjashtë në krizë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ilir Rusmali dhe beteja e PD në KAS, pse e sulmon opozita ish-ministrin e saj?
Aktualitet

Ilir Rusmali dhe beteja e PD në KAS, pse e sulmon opozita ish-ministrin e saj?

Nga SkyWeb
12 Qershor, 2025
0

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, PD nisi ankesat për vjedhjen e votave nga mazhoranca. Por u deshën...

Lexo të plotë
“Ndryshimi si nata me ditën”, shqiptarët po i blejnë ilaçet jashtë shtetit. Ku çalon sistemi farmaceutik në vendin tonë?

“Ndryshimi si nata me ditën”, shqiptarët po i blejnë ilaçet jashtë shtetit. Ku çalon sistemi farmaceutik në vendin tonë?

28 Maj, 2025
A duhet t’i rikthehet Europa energjisë bërthamore pas krizës së Hormuzit?

A duhet t’i rikthehet Europa energjisë bërthamore pas krizës së Hormuzit?

27 Prill, 2026
PADIA/ Google akuzohet se po përgjon përdoruesit përmes Gemini

PADIA/ Google akuzohet se po përgjon përdoruesit përmes Gemini

18 Nëntor, 2025
Identiteti digjital, Vietnami mbyll 86 milionë llogari bankare

Identiteti digjital, Vietnami mbyll 86 milionë llogari bankare

20 Tetor, 2025

Të Fundit

Ermal Beqiri tall atë që s’thuhet me shtetin! Merr tenderin 3.1 milionë euro në arrati, duke gëzuar pronat në Francë

Dosja AKSHI, si Ergys Agasi faturoi 2.3 mln euro me një grusht punonjësish për 10 muaj me EA Solution

27 Maj, 2026
DOSJA AKSHI/ Krahas Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, gjurmët çojnë dhe te dyshja Daniel Shima-Gerond Meçe

DOSJA AKSHI/ Krahas Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, gjurmët çojnë dhe te dyshja Daniel Shima-Gerond Meçe

27 Maj, 2026
Boeing MAX 7 pritet të certifikohet këtë verë,  kompania rrit ritmin e prodhimit

Boeing MAX 7 pritet të certifikohet këtë verë, kompania rrit ritmin e prodhimit

27 Maj, 2026
Gjykata e Lartë e Italisë i vë “vulën”: Hotelet dhe restorantet s’kanë detyrim të shërbejnë ujë çezme!

Gjykata e Lartë e Italisë i vë “vulën”: Hotelet dhe restorantet s’kanë detyrim të shërbejnë ujë çezme!

27 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr