• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Si e tjetërsoi zonën te ish-Garda lakmia për kulla

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Tetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Si e tjetërsoi zonën te ish-Garda lakmia për kulla
Share on FacebookShare on WhatsApp

Erblin Vukaj-Citizens.al

Shtatë vite më parë Bashkia e Tiranës premtoi se zona e ish-Gardës së Republikës do t’i bashkohej Parkut të Madh të Liqenit Artificial si hapësirë e gjelbërt. Por sot zona është një kantier i madh ndërtimi.

Aty pritet të ngrihen tre godina 8-11-35-katëshe: Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë (QKKF), Biblioteka Kombëtare dhe kulla e grupit Nova.

Historia e kalimit nga ai premtim te ndërtimi masiv zbulon modelin se si tjetërsohen pronat publike në Tiranë: me plane të personalizuara, projektues të përzgjedhur dhe lidhje të dyshimta me aktorë të fuqishëm ekonomikë.

Si u harrua premtimi për park?

Në tetor 2018, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se trualli i ish-Gardës do t’i bashkohej Parkut të Liqenit. Ai përjashtoi ndërtimet nga kjo zonë dhe theksoi se asnjë kullë nuk do të ndërtohej aty.

Por dy vite më vonë, në gusht 2020, Veliaj miratoi Planin e Detajuar Vendor (PDV) TR/169 që i hapi rrugë ndërtimeve “deri në 18+2 kate“.

PDV-ja u hartua nga studioja belge XDGA dhe studioja lokale iRI, të cilët në relacionin shoqërues rekomanduan që bashkia të ndërtonte një parking nëntokësor në hyrje të parkut, krah sheshit “Frédéric Chopin”. Prona aty – dy ndërtesa dhe parcela toke me sipërfaqe 1,470 m2 – ishte private, por, për këtë ata sugjeruan që ajo të këmbehej me truall te ish-Garda.

Sugjerimi nuk u vu në diskutim nga asnjë autoritet publik. Përkundrazi, u caktua një ekspert vlerësimi dhe ai u miratua nga qeveria më 23 shtator 2020. E gjitha në një kohë rekord prej vetëm 28 ditësh punë!

Tre muaj më pas, në dhjetor 2020, qeveria dha leje për ndërtimin e një hoteli 14 katësh në parcelën e këmbyer. Projektuesit e hotelit – i cili në vitin 2024 u bë me leje të re për godinë 35-katëshe – ishin studiot që hartuan PDV-në dhe sugjeruan pikërisht këmbimin e pronës: XDGA dhe iRI.

Pesë vite pas këmbimit të pronave, parkingu nëntokësor në hyrje të parkut nuk është ndërtuar. As aksi i ri që supozohej të lidhte rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Dora D’Istria” nuk është përfunduar.

Nxitimi i institucioneve për të këmbyer pronat duket se i shërbeu vetëm ndërtuesve.

Ndërkohë, përveç dy projekteve të hotelit (2020, 2024), studiot XDGA dhe iRi hartuan në të njëjtën zonë edhe projektet publike të QKKF-së dhe Bibliotekës së re Kombëtare. Rasti është në kufijtë e konfliktit të interesit, pasi planifikimi urban i tërë zonës orienton projektet drejt një grupi përfitues, pa konkurrencë reale.

S’ka konkurse, por projektet “u fituan”

Në vitin 2015 qeveria e shpalli zonën e ish-Gardës me rëndësi kombëtare për zhvillim nën emrin “Hyrja e Parkut të Liqenit të Tiranës”. Pjesë e saj u bënë dhe dy lulishtet krah Universitetit Politeknik të Tiranës.

Përmes një konkursi ndërkombëtar – shpallja e të cilit ruhet ende online në faqen e AKPT-së – qeveria kërkoi të projektonte zyra për administratën në zonën e ish-Gardës: Public Servis Mall.

Konkursi u fitua nga propozimi i studiove BuildingBuilding, UHO Architects dhe EGA. Në garë mori pjesë edhe XDGA, propozimi i së cilit u vlerësua me çmimin e dytë. Për finalistët u dhanë rreth 100 mijë euro shpërblim – 45 mijë për fituesin.

Por projekti mbeti vetëm letër. Në zonën e ish-Gardës u vendosën për pak vite zyra administrative, si për shembull Autoriteti i Dosjeve.

Ndryshe, për zhvillimin që erdhi pesë vite më vonë me QKKF-në dhe Bibliotekën e re Kombëtare nuk pati qasje të tillë me konkurs ndërkombëtar. Përkundrazi nuk pati as njoftime publike.

Ish-ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) i tha Citizens.al se ajo nuk ka zhvilluar asnjë konkurs për konceptin e projektit të QKKF-së, por vetëm “procedurë për blerjen e projektit të zbatimit”.

Kjo bie ndesh me pretendimin që studio XDGA bën në faqen e saj zyrtare, ku e reklamon projektin e QKKF-së si të fituar përmes një “konkursi ndërkombëtar”. Ajo dha të njëjtin shpjegim edhe pas një kërkese për koment nga Citizens.al. Ndërkohë, për Bibliotekën Kombëtare, MEKI tha se “nuk ka ndërmarrë asnjë procedurë për projektin apo koncept-idenë”.

Kështu, mbetet e paqartë se kush e vendosi që QKKF dhe Biblioteka do të ndërtohen te ish-Garda dhe aq më shumë që ato t’i projektonte dyshja e studiove XDGA-iRi.

Prej janarit 2025 projekti i Bibliotekës dhe trualli ku mendohet të ndërtohet, i ka kaluar Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila dështoi të ngjallte interes pavarësisht thirrjeve për ta zhvilluar në partneritet me privatin me incentivën e mundësisë për të ndërtuar një kulle te ish-vilat gjermane.

Edhe Korporata nuk dha informacion se nga doli dhe kush e pagoi projektin e bibliotekës.

PDV-ja e propozuar nga XDGA ku dallohen projektet për ndërtesa 5-11-18 katëshe/AIC.

Ndryshimet e pronësisë ngrenë flamuj të kuq

Në qendër të zhvillimeve te ish-Garda qëndron kompania Dushku S.A. dhe persona me një histori punësimi apo bashkëpunimi me kompani të lidhura me grupin Balfin të sipërmarrësit Samir Mane.

Dushku S.A rezulton të jetë themeluar në vitin 2017 nga Aida Dushku dhe Endrit Alikaj, ish-drejtor në grupin Balfin.

Fillimisht ata e emërtuan “San Giovanni” – si restoranti që operonte në zonë – dhe vuajtën për dy vite bilance negative me rreth 15 mijë euro humbje. Më pas vijuan një seri vlerësimesh dhe rishikimesh kapitali që i konkretizuan në prill 2019.

Në emër të kompanisë Dushku S.A u regjistruan katër pronat e ish-restorantit (2/353; 2/354; 2/355; 2/18 me sipërfaqe totale 1,470 m2). Ato u deklaruan edhe si kapital me vlerë 193 milionë lekë (rreth 1.5 milionë euro).

Një vit më pas, në korrik 2020, Endrit Alikaj shiti pronat dhe aksionet e Dushku S.A (55.8%) te Ferro Beton & Construction Co, (asokohe zotëruar nga vëllezërit Ilir dhe Kujtim Shtufi të grupit Nova), për 300,000 euro – rreth tre herë më pak se vlera e deklaruar.

Pa kaluar një javë nga ky transaksion, më 27 korrik 2020, studiot XDGA dhe iRI i propozuan bashkisë Tiranë këmbimin e pronave të Dushku S.A me truall te ish-Garda. Brenda dy muajve grupi Nova do t’i gëzohej miratimit të shkëmbimit të truallit.

Procedura kaloi nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, e cila caktoi si vlerësuese pasurie Silvana Meçajn. Kjo e fundit përcaktoi dhe parcelën te ish-Garda dhe e gjitha u miratua nga qeveria më 23 shtator 2020.

Tre muaj nga ky shkëmbim trojesh, më 28 dhjetor, qeveria i miratoi grupit Nova lejen për një hotel 14 katësh, i cili në vitin 2024 do të merrte leje të dytë për kullë 35 kate.

Projekti u përpilua nga dyshja e studiove XDGA-iRI për atë që mund të jetë një rekord për kohën që iu desh sipërmarrësve për të mbyllur të gjitha procedurat nga konceptimi deri te marrja e lejes së ndërtimit: vetëm 5 muaj.

Dy javë përpara marrjes së lejes, më 7 dhjetor 2020, kompania Dushku S.A zeroi kapitalin themeltar, thënë ndryshe hoqi dorë nga pronësia e truallit të përfituar te ish-Garda.

Në prill 2021 B.H, jurist në Balfin, zëvendësoi si administrator Aida Dushkun. Ai do të firmoste në fund të muajit pezullimin e aktivtietit të kompanisë.

Kjo lëvizje mbi pronësinë dhe koha e kryerjes së tyre sugjeron një manovër të strukturuar për të konvertuar tokën publike në përfitime private, me Alikajn dhe të tjerë, si ndërlidhës mes aktorëve publikë dhe privatë ku në horizont duket se punohej prej kohësh për të ndërtuar te ish-Garda.

Projekti fillestar per 14 kate hotel nga Nova dhe godinat publike/XDGA.

Hijet e procedurave

Dokumentet tregojnë se pronësia e një nga ndërtesave dhe pjesës më të madhe e truallit të kompanisë Dushku S.A u përfituan përmes një procedure të shpejtuar legalizimi.

“Leja e legalizimit Nr. 12623” e datës 19 shtator 2013 ligjëroi tre pronat 2/353; 2/354 dhe 2/355.

Tre pronat ishin me një ndërtesë njëkatëshe 56.6 m2, 720 m2 truall dhe dy parcela me nga 50 m2 truall, të cilat sugjerojnë të kenë pasur gjithashtu objekte gjatë kohës së aplikimit, por që në momentin e legalizimit nuk ishin më.

Në këtë pikë, Silvana Meçaj, – ekspertja që u angazhua në vitin 2020 nga qeveria për të vlerësuar pronat – shprehet gabimisht se “ndërtesat janë të para viteve 1990” pasi përveç procedurës së legalizimit që nënkupton të kundërtën, edhe harta e vitit 1994 e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) tregon se ato mund të jenë ndërtuar më vonë.

Për pjesën tjetër të pasurisë (2/18 me 195m2 ndërtesë dhe 650 m2 truall), certifikata e pronësisë tregon se ka pasur një kontratë sipërmarrjeje me kompaninë Singapore Europe Real Estate (SERE). Ajo rezulton të jetë nënshkruar një muaj pasi vetë kompania qe formuar, në shtator të vitit 2012.

Një hulumtim i BIRN e lidh këtë kompani, – të regjistruar fillimisht me pronarë fundor në off-shore – me blerje pronash në Himarë dhe Palasë, prona të cilat iu transferuan më pas kompanisë Balfin për projektin “Green Coast”. Në periudhën 2016-2020, ajo u ble dhe përthith nga kompani të zotëruara nga Balfin.

SERE është kontrolluar kryesisht nga D.A dhe A.D, i pari ish-punonjës në QTU dhe NEPTUN, i dyti ish-specialist zhvillimi operacional në kompaninë Public Albania 2000, e cila është zotëruar nga G.F drejtuese e Burimeve Njerëzore në SPAR. QTU, NEPTUN dhe SPAR janë pjesë të grupit Balfin.

Grupi Balfin, në një përgjigje për Citizens.al, mohoi çdo përfshirje apo interes për zonën pranë ish-Gardës duke nënkuptuar se personat në fjalë kanë vepruar në përgjegjësi dhe interesa personale.

“Grupi Balfin […] nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje apo interes për zonën e përmendur. Në grupin Balfin janë të punësuar mbi 4,600 persona, për veprimtarinë private të të cilëve kompania nuk mund të ketë dijeni,” tha zyra për shtyp e grupit të drejtuar nga sipërmarrësi Samir Mane.

Sigurisht, përfshirja e këtyre individëve dhe kompanive nuk dëshmon domosdoshmërisht përfshirje edhe të grupit Balfin, por tabloja dhe rrjedha e zhvillimeve lë pyetje mbi lidhjet informale dhe përfitimet që mund të kenë ardhur nëpërmjet aktorëve me “akses të privilegjuar” në vendimmarrje publike dhe procedurat e planifikimit.

Nga e gjithë kjo histori, që tregon se ish-Garda u zhvillua me procedura të mbyllura, lobim interesash, përzgjedhje preferenciale projektesh dhe planifikimi urban kuptojmë se Tirana zhvillohet mbi pazare dhe jo realisht mbi nevojat publike.

Etiketat: gardakullakullat
Artikulli para

Si hoqi dorë qeveria nga vendimi për t’i legalizuar “për një copë bukë” katet pa leje në kullat e Tiranës

Artikulli pas

Sa e realizueshme është nisma Shqipëria CASH-less deri në 2030?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët
Ekonomi

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët
Ekonomi

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

27 Shkurt, 2026
Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog
Ekonomi

Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog

27 Shkurt, 2026
Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar
Ekonomi

Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar

26 Shkurt, 2026
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

26 Shkurt, 2026
Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit
Ekonomi

Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit

26 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Sa e realizueshme është nisma Shqipëria CASH-less deri në 2030?

Sa e realizueshme është nisma Shqipëria CASH-less deri në 2030?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga teknologjia te mjekësia, Microsoft kërkon të shpikë super-inteligjencën që shpëton jetë
Aktualitet

Nga teknologjia te mjekësia, Microsoft kërkon të shpikë super-inteligjencën që shpëton jetë

Nga Editor
6 Nëntor, 2025
0

Kompania Microsoft ka njoftuar formimin e një ekipi të ri me emrin MAI Superintelligence Team, i cili synon të krijojë...

Lexo të plotë
A e dini se rreth 80% e njerëzve në botë nuk kanë udhëtuar kurrë me avion?

A e dini se rreth 80% e njerëzve në botë nuk kanë udhëtuar kurrë me avion?

2 Tetor, 2025
Forbes: Bregdeti verior i Shqipërisë, zonë me potencial të lartë për pasuritë e paluajtshme

Forbes: Bregdeti verior i Shqipërisë, zonë me potencial të lartë për pasuritë e paluajtshme

4 Shkurt, 2026
Kapetanović: Ballkani ka sot një shans t’u bërë pjesë e tregut BE

Ballkani me 15 hapa drejt Evropës së gjelbër: Kapetanoviç në Samitin e Londrës “Rezultatet flasin vetë”

22 Tetor, 2025
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

KURSI/ Surprizon Paundi Britanik, Euro nuk “ndez” edhe pas festave

6 Janar, 2026

Të Fundit

Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

27 Shkurt, 2026
Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

Një tjetër shtet europian do të ndalojë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

27 Shkurt, 2026
Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

27 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr