• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E martë, 7 Tetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

Editor Nga Editor
7 Tetor, 2025
in Ekonomi
A A
0
Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Të martën, çmimi i arit arriti për herë të parë në histori në 4,000 dollarë për onz, i nxitur nga kërkesa e fortë për investime në këtë metal të çmuar në një kohë pasigurie të theksuar ekonomike dhe gjeopolitike, si dhe pritshmëritë për ulje të mëtejshme të normave të interesit nga Rezerva Federale Amerikane.

Ari është rritur me 51% që nga fillimi i këtij viti, i mbështetur nga blerjet masive të bankave qendrore, kërkesa në rritje për fondet e tregtuara në bursë të mbështetura me ar (ETF), një dollar më i dobët dhe interesimi i shtuar nga investitorët e vegjël që kërkojnë të mbrohen nga pasiguritë në tregjet globale dhe tensionet tregtare e gjeopolitike. Në tremujorin e parë të vitit, ari shënoi kthimin më të fortë që nga viti 1986.

Ari priret të performojë mirë në një ambient me norma të ulëta interesi dhe gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike. Ai shihet si një investim i qëndrueshëm dhe një mbrojtje ndaj inflacionit, pasi investitorët besojnë se ai ruan vlerën në kohë krizash dhe kur çmimet rriten.

ADVERTISEMENT

Ndërkohë, mbyllja e qeverisë amerikane ka lënë tregtarët dhe politikëbërësit pa të dhëna zyrtare, përfshirë raportin mujor të vendeve të punës. Të dhënat kryesore mbi inflacionin për muajin shtator pritet të publikohen javën që vjen. Kjo ka detyruar investitorët të mbështeten në të dhëna sekondare, jozyrtare, për të vlerësuar kohën dhe përmasën e pritshme të uljeve të normave nga Fed. Tregjet aktualisht presin një ulje me 0.25 pikë përqindje në takimin e Fed më 28-29 tetor dhe një tjetër në dhjetor.

“Pres që ari të arrijë në 4,300 dollarë për onz gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, pasi pritet që dollari amerikan të vazhdojë të dobësohet”, u shpreh Michael Langford, drejtues i investimeve në Scorpion.

Ndërkohë, investitori miliarder Ken Griffin deklaroi të hënën se zhvillimi i arit si një aset më i sigurt se dollari është jashtëzakonisht shqetësues.

“Po shohim inflacion të ndjeshëm të aseteve larg dollarit, teksa njerëzit po kërkojnë mënyra për të shmangur varësinë nga dollari dhe rrezikun e sovranitetit amerikan në portofolët e tyre,” tha ai në një intervistë për Bloomberg.

Banka Goldman Sachs, gjithashtu, rriti parashikimin e saj për çmimin e arit për dhjetorin 2026 në 4,900 dollarë për ons, nga 4,300 më parë.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Kinës, banka qendrore kineze shtoi rezervat e arit në shtator për muajin e 11-të me radhë. /Skyweb.al

Etiketat: aricmimi i arit
Artikulli para

“Rrezikojnë sigurinë e fëmijëve”, prindërit italianë padisin Facebook, Instagram dhe TikTok

Artikulli pas

“Gara” e qiellit, Airbus lë pas Boing me avionin A320

Editor

Editor

Nga Kategoria

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

7 Tetor, 2025
Shqipëria në SEPA, Sejko: Transferta me komisione shumë më të ulta
Ekonomi

Shqipëria në SEPA, Sejko: Transferta me komisione shumë më të ulta

7 Tetor, 2025
Sigurimi nga tërmetet, Malaj: Ligji i ri siguron kompensim të shpejtë për dëmet
Ekonomi

Sigurimi nga tërmetet, Malaj: Ligji i ri siguron kompensim të shpejtë për dëmet

7 Tetor, 2025
Qeveria çon para projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave
Ekonomi

Qeveria çon para projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave

7 Tetor, 2025
Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi
Ekonomi

Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

7 Tetor, 2025
“Air Albania”, kompania që valëvit me krenari flamurin shqiptar në qiell
Ekonomi

Ukrainasit e SkyUp padisin Air Albania: Porositi dy avionët tanë, por mori atë bullgar të “Fly2Sky”

7 Tetor, 2025
Artikulli pas
“Gara” e qiellit, Airbus lë pas Boing me avionin A320

“Gara” e qiellit, Airbus lë pas Boing me avionin A320

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ADVERTISEMENT

Të Përzgjedhura

Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më
Aktualitet

Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

Nga SkyWeb
12 Prill, 2025
0

Antonio Baravalle, CEO i gjigantit italian të kafes Lavazza, ka shprehur shqetësime në lidhje me rritjen e çmimeve të kafesë,...

Lexo të plotë
Trump përjashton arin nga tarifat

Trump përjashton arin nga tarifat

11 Gusht, 2025
Aksidentet, kjo është dita dhe fasha orare më e rrezikshme

Aksidentet, kjo është dita dhe fasha orare më e rrezikshme

29 Prill, 2025
GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi,  Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

GIAM KONSTRUKSION / SPAK thotë se Albin Çela pastronte paratë me kompani ndërtimi, Osman Kokoshi i “Klajdi Resort” ishte ortak

16 Gusht, 2025
STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete

Një makinë për çdo derë, harta e motorizimit në Shqipëri. Durrësi kryeson, Korça ngelet pas

28 Gusht, 2025

Të Fundit

Pasagjerja humb jetën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Pasagjerja humb jetën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

7 Tetor, 2025
“Gara” e qiellit, Airbus lë pas Boing me avionin A320

“Gara” e qiellit, Airbus lë pas Boing me avionin A320

7 Tetor, 2025
Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

7 Tetor, 2025
“Rrezikojnë sigurinë e fëmijëve”, prindërit italianë padisin Facebook, Instagram dhe TikTok

“Rrezikojnë sigurinë e fëmijëve”, prindërit italianë padisin Facebook, Instagram dhe TikTok

7 Tetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr