• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

“Rrezikojnë sigurinë e fëmijëve”, prindërit italianë padisin Facebook, Instagram dhe TikTok

Editor Nga Editor
7 Tetor, 2025
në Uncategorized
A A
“Rrezikojnë sigurinë e fëmijëve”, prindërit italianë padisin Facebook, Instagram dhe TikTok
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një grup familjesh italiane ka ngritur padi ndaj gjigantëve të rrjeteve sociale, Facebook, Instagram dhe TikTok, duke i akuzuar ata për dështim në mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet që lidhen me përdorimin e platformave të tyre.

Padia është depozituar në një gjykatë tregtare në Milano dhe synon që të mbajë përgjegjëse këto kompani për lejimin e fëmijëve nën moshën 14 vjeç që të përdorin rrjetet sociale, pavarësisht ndalimeve ligjore në fuqi në Itali. Sipas avokatëve përfaqësues, më shumë se 3 milionë llogari në Itali mendohet se menaxhohen nga fëmijë nën këtë moshë, duke shkelur rregullat ekzistuese për mbrojtjen e të miturve.

Padia e familjeve argumenton se algoritmet e këtyre platformave janë të dizajnuara në mënyrë të tillë që krijojnë varësi dhe ekspozojnë përdoruesit e vegjël ndaj përmbajtjes që dëmton shëndetin mendor. Këto përfshijnë ndikime negative mbi vetëvlerësimin, çrregullime të të ngrënit, probleme me gjumin dhe shqetësime të tjera emocionale.

Avokatja Carolina Parodi, përfaqësuese e grupit paditës, theksoi se qëllimi i kësaj padie është të detyrohen platformat të vendosin mekanizma më të fuqishëm për verifikimin e moshës dhe të heqin veçoritë që nxisin përdorim të tepruar. “Ne kërkojmë që këto kompani të tregojnë përgjegjësi dhe të informojnë publikun mbi rreziqet e mundshme që lidhen me përdorimin e platformave nga të miturit,” tha ajo.

Në përgjigje, kompania Meta (në pronësi të së cilës janë Facebook dhe Instagram) deklaroi se ka ndërmarrë masa për të mbrojtur të miturit, përfshirë profile të posaçme për adoleshentët, kontrolle për prindërit dhe kufizime në përmbajtje dhe ndërveprime. Sidoqoftë, shumë ekspertë vënë në dyshim efektivitetin e këtyre masave dhe theksojnë se fëmijët shpesh arrijnë të anashkalojnë sistemet e verifikimit të moshës.

TikTok nuk ka dhënë ende një koment zyrtar lidhur me padinë. Gjykata pritet ta shqyrtojë rastin në muajin shkurt 2026. Kjo padi vjen në një kohë kur shumë vende në Evropë dhe më gjerë po shqyrtojnë mundësinë e rregullimeve më të ashpra për rrjetet sociale, për të mbrojtur më mirë fëmijët nga efektet negative të teknologjisë dhe varësisë dixhitale. /Skyweb.al

Etiketat: rrjetet sociale
Artikulli para

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

Artikulli pas

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Uncategorized

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit
Uncategorized

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Nxënësit e shkollave po djegin Francën
Uncategorized

Nxënësit e shkollave po djegin Francën

29 Shtator, 2026
Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë
Uncategorized

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

4 Shtator, 2026
“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës
Uncategorized

“Travellisimo”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese të Europës

23 Gusht, 2026
Artikulli pas
Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik

Të Përzgjedhura

Rritja e çmimit të karburantit, Shoqata e Transportit Publik kërcënon shqiptarët: Subvencione nga shteti ose ju lamë në këmbë
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburantit, Shoqata e Transportit Publik kërcënon shqiptarët: Subvencione nga shteti ose ju lamë në këmbë

Nga Editor
24 Mars, 2026
0

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dalë me një deklaratë publike, ku paralajmërojnë...

Lexo të plotë
Daily Express: Shqipëria po fiton vëmendjen e britanikëve duke u promovuar si “Maldivet e Evropës”

“Travel Off Path”: Ksamili kryeson mes 5 destinacioneve bregdetare më të mira në Europë

4 Shtator, 2026
Mazniku njofton ngritjen e Akademisë së Pushtetit Lokal, kush do të futet në “shkollë”

Mazniku njofton ngritjen e Akademisë së Pushtetit Lokal, kush do të futet në “shkollë”

16 Korrik, 2025
“The Collector”: 7 qytetet historike që duhen vizituar në Shqipëri

“The Collector”: 7 qytetet historike që duhen vizituar në Shqipëri

26 Prill, 2026
Hyjnë në fuqi rregulloret e BSH, ulen ndjeshëm komisionet për transfertat bankare

Hyjnë në fuqi rregulloret e BSH, ulen ndjeshëm komisionet për transfertat bankare

17 Shtator, 2025

Të Fundit

Kontroll i imtësishëm për llogaritë mbi 1 milionë USD

Kontroll i imtësishëm për llogaritë mbi 1 milionë USD

14 Tetor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria

Aksidentet, dita dhe fasha orare më e rrezikshme: Të dhënat e tre viteve japin një tablo të qartë

14 Tetor, 2026
Çimkat pushtojnë avionin gjigant dhe pickojnë pasagjerët, kompania e nxjerr nga shërbimi

Çimkat pushtojnë avionin gjigant dhe pickojnë pasagjerët, kompania e nxjerr nga shërbimi

14 Tetor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

Inflacioni “gërryen” familjet shqiptare, sot mallrat dhe shërbimet blihen gati 30% më shtrenjtë

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr