• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Një burrë në Kinë jetoi 170 ditë me mëlçi derri të transplantuar

Editor Nga Editor
9 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Një burrë në Kinë jetoi 170 ditë me mëlçi derri të transplantuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

I konsideruar si një zhvillim historik për mjekësinë moderne, mjekët në Kinë kanë kryer një transplant të suksesshëm të një mëlçie derri të modifikuar gjenetikisht te një pacient 71-vjeçar, i cili jetoi 171 ditë pas procedurës, dhe 38 prej tyre me organin e derrit në trup.

Ky është transplantimi i parë i tillë i publikuar në një revistë shkencore, duke shënuar një hap të madh në fushën e ksenotransplantimit, përdorimi i organeve të kafshëve te njerëzit.

Ndërsa transplanti i veshkave dhe zemrave të derrave te njerëzit ka treguar suksese të hershme, mëlçia ka qenë gjithmonë organi që mjekët dhe shkencëtarët e kanë konsideruar më të vështirë për t’u zëvendësuar me një organ kafshe. Mëlçia është një organ kompleks, me dy furnizime të ndryshme me gjak dhe me funksione të shumta, nga pastrimi i gjakut dhe detoksifikimi i substancave të dëmshme, deri te prodhimi i proteinave që ndihmojnë në mpiksjen e gjakut dhe rregullimi i nivelit të sheqerit.

Megjithatë, ky rast i ri i publikuar në Journal of Hepatology duket se e sfidon këtë ide.

“Gjithmonë është thënë se mëlçia është shumë e ndërlikuar për t’u transplantuar, në krahasim me zemrën apo veshkën,” tha Dr. Beicheng Sun, president i Spitalit të Parë të Universitetit Mjekësor Anhui dhe bashkautor i studimit. “Por pas këtij rasti, besoj se në të ardhmen do të mendojmë ndryshe. Mëlçia ka potencial, nëse arrijmë të përfshijmë mjaftueshëm gjene njerëzore te derri.”

Studimi sugjeron se mëlçitë e derrave të modifikuara gjenetikisht mund të përdoren në të ardhmen si një zgjidhje e përkohshme për pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda të mëlçisë. Ato mund t’u japin pacientëve më shumë kohë ose për të pritur një mëlçi njerëzore donatore, ose për të lejuar që vetë mëlçia e pacientit të rikuperohet. /Skyweb.al

Etiketat: Kine
Artikulli para

Propozimi i pazakontë i pronarit polak: Festë falas për çiftet që ngjizin fëmijë në hotelin tim

Artikulli pas

Dy kometa do të kalojnë pranë Tokës këtë muaj, si mund të shihen

Editor

Editor

Nga Kategoria

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare
Aktualitet

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

27 Shkurt, 2026
Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”
Aktualitet

Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

27 Shkurt, 2026
Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi
Aktualitet

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

27 Shkurt, 2026
Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE
Aktualitet

Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

27 Shkurt, 2026
Britania forcon masat ndaj emigracionit, ul ndjeshëm numrin e vizave të punës
Aktualitet

Britania forcon masat ndaj emigracionit, ul ndjeshëm numrin e vizave të punës

27 Shkurt, 2026
Eurostat: Pas pandemisë, për 4 vjet, nga Shqipëria kanë ikur të paktën 180 mijë persona, pa Greqinë
Aktualitet

Eurostat: Pas pandemisë, për 4 vjet, nga Shqipëria kanë ikur të paktën 180 mijë persona, pa Greqinë

27 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Dy kometa do të kalojnë pranë Tokës këtë muaj, si mund të shihen

Dy kometa do të kalojnë pranë Tokës këtë muaj, si mund të shihen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet
Kryesore

Italianët zëvendësojnë shqiptarët e Kosovës si turistë në Shqipëri, 1 në 4 vizitorë vjen nga përtej detit

Nga SkyWeb
17 Korrik, 2025
0

Italia ka zënë vendin e parë për numrin e turistëve të huaj që kanë qëndruar në strukturat akomoduese në Shqipëri...

Lexo të plotë
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Kursi i këmbimit të Euros del nga “kontrolli”? As ndërhyrjet e BSH nuk e ndikojnë dot më

24 Shtator, 2025
PAKETA E MALEVE/ Hartat gati, qeveria miraton zonat prioritare në Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar

PAKETA E MALEVE/ Hartat gati, qeveria miraton zonat prioritare në Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar

29 Tetor, 2025
Kjo është fjala e vitit 2025, e shpalli universiteti Oxford

Kjo është fjala e vitit 2025, e shpalli universiteti Oxford

3 Dhjetor, 2025
Dy kometa do të kalojnë pranë Tokës këtë muaj, si mund të shihen

Dy kometa do të kalojnë pranë Tokës këtë muaj, si mund të shihen

9 Tetor, 2025

Të Fundit

Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

27 Shkurt, 2026
Pse disa njerëz ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës?

Pse disa njerëz ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës?

27 Shkurt, 2026
Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

27 Shkurt, 2026
Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

27 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr