• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

TIA dhe Kastrati Group bashkohen me YWCA Albania në ecjen kundër kancerit të gjirit – “Unë jam e fortë!”

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Tetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Shëndet
A A
0
TIA dhe Kastrati Group bashkohen me YWCA Albania në ecjen kundër kancerit të gjirit – “Unë jam e fortë!”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tiranë, 18 tetor 2025 – Në mbështetje të grave që përballen me kancerin e gjirit dhe për të rritur ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundjeje, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” (TIA) dhe Kastrati Group u bashkuan me YWCA Albania në organizimin e ecjes simbolike nën moton “Unë jam e fortë!”. Aktiviteti u zhvillua sot, në orën 11:00, në ambientet e aeroportit.

Kjo iniciativë, tashmë e kthyer në një traditë të rëndësishme të Tetorit Rozë, synon të përçojë mesazhin se parandalimi dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë. Çdo vit, në këtë aktivitet marrin pjesë gra dhe burra, paciente dhe të mbijetuara, institucione publike e private, kompani dhe qytetarë të shumtë që ecin së bashku në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje.

Para fillimit të ecjes, vullnetaret e YWCA Albania shpërndanë fjongo rozë, bluza dhe materiale informuese mbi rëndësinë e vetëkontrollit dhe kontrolleve të rregullta mjekësore, duke theksuar domosdoshmërinë e ndërgjegjësimit publik.

Në përmbyllje të aktivitetit, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve “Vullnetar i Fjongos Rozë”, ku u vlerësuan individë dhe institucione që kanë kontribuar me përkushtim në mbështetje të kauzës kundër kancerit të gjirit. Çmimet u dorëzuan nga përfaqësuese të njohura të politikës dhe institucioneve publike, si Klodiana Spahiu, Manjola Luku, Eugena Tomini, Edina Kozmo dhe Ash Çetinel.

Siç u shpreh Silva Uzuni, anëtare e Bordit të TIA:
“Është një kënaqësi dhe një nder të mirëpresim një nismë që mbart ndjeshmëri, forcë dhe solidaritet njerëzor. Në kompaninë tonë, shëndeti dhe mirëqenia e mbi 400 punonjëseve gra është prioritet, dhe për këtë arsye kemi politika të forta për kontrollet parandaluese dhe diagnostikimin e hershëm. Sot, ecim së bashku për veten tonë, për gratë që përballen me këtë sëmundje dhe për shpresën që na bën më të fortë.”

Ecja simbolike përçoi një mesazh të fuqishëm solidariteti, shprese dhe kujdesi – një thirrje për të gjitha gratë që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe për të qëndruar të forta përballë sfidave.

Le të ecim së bashku për shëndetin, jetën dhe shpresën! /skyweb.al

Etiketat: kastrati grouptiaYWCA Albania
Artikulli para

Nesër Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

Artikulli pas

“Nuk është kurrë vonë”, 90-vjeçarja diplomohet 70 vite pasi nisi studimet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon
Shëndet

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
Njerëzit po hanë karrota për t’u nxirë, a është i shëndetshëm ky trend viral?
Shëndet

Njerëzit po hanë karrota për t’u nxirë, a është i shëndetshëm ky trend viral?

9 Mars, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni
Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Artikulli pas
“Nuk është kurrë vonë”, 90-vjeçarja diplomohet 70 vite pasi nisi studimet

“Nuk është kurrë vonë”, 90-vjeçarja diplomohet 70 vite pasi nisi studimet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse njerëzit po injektojnë në fytyrë spermë salmoni
Shëndet

Pse njerëzit po injektojnë në fytyrë spermë salmoni

Nga Editor
22 Nëntor, 2025
0

Në gjithë vitet e saj si gazetare, autorja nuk e kishte imagjinuar kurrë se do t’i duhej të pyeste dikë...

Lexo të plotë
Lajm i keq për pasagjerët, pritje deri në 4 orë dhe kompania ajrore nuk ka detyrim dëmshpërblimin: Çfarë ka ndryshuar

Lajm i keq për pasagjerët, pritje deri në 4 orë dhe kompania ajrore nuk ka detyrim dëmshpërblimin: Çfarë ka ndryshuar

7 Qershor, 2025
PROJEKTI/ Kulla ngjyra-ngjyra në Vlorë

PROJEKTI/ Kulla ngjyra-ngjyra në Vlorë

10 Korrik, 2025
5 cilësi njerëzore që AI nuk do t’i zëvendësojë KURRË

5 cilësi njerëzore që AI nuk do t’i zëvendësojë KURRË

30 Nëntor, 2025
Avioni i tipit ATR72-500 qe ra sot prane Sao Paolos ne Brazil duke shkaktuar 62 te vdekur, ka qene ne floten e ish-kompanise shqiptare Belle Air!

Avioni i tipit ATR72-500 qe ra sot prane Sao Paolos ne Brazil duke shkaktuar 62 te vdekur, ka qene ne floten e ish-kompanise shqiptare Belle Air!

24 Qershor, 2024

Të Fundit

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr