• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Malaj në Uashington: Shqipëria, drejt një destinacioni turistik elitar me 6.6 miliardë euro të ardhura deri në vitin 2030

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Tetor, 2025
në Turizëm
A A
0
Malaj në Uashington: Shqipëria, drejt një destinacioni turistik elitar me 6.6 miliardë euro të ardhura deri në vitin 2030
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë “Turizmi i Qëndrueshëm për Punësim, Jetesë dhe Zhvillim”, zhvilluar në kuadër të Takimeve Vjetore 2025 të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që u mbajt në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë aktivitet morën pjesë ministra financash nga vende të ndryshme, politikëbërës dhe drejtues ndërkombëtarë, të cilët diskutuan mbi mënyrat se si turizmi, sidomos ai kulturor dhe natyror, mund të shndërrohet në motor për punësim, fuqizim komunitar dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.

Gjatë diskutimit në panel me drejtoreshën e përkohshme globale për Mjedisin në Bankën Botërore, Genevieve Connors, ministri Malaj prezantoi transformimin e Shqipërisë turistike gjatë viteve të fundit, duke e cilësuar atë si një ndër destinacionet më dinamike të Mesdheut.

“Objektivi ynë është të transformojmë Shqipërinë në një destinacion me vlerë të lartë, gjatë gjithë vitit, që ndërthur bukuritë natyrore me infrastrukturën cilësore, autenticitetin kulturor dhe zhvillimin e gjelbër. Deri në vitin 2030 ne parashikojmë të gjenerojmë 6,6 miliardë euro të ardhura vjetore nga turizmi, duke dyfishuar qëndrimet dhe duke reflektuar, si rritjen e cilësisë së shërbimeve, ashtu edhe njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë si një destinacion elitar turistik”, theksoi ministri Malaj.

Ai shtoi se kjo ambicie do të mbështetet nga investime të qëndrueshme në infrastrukturë, digjitalizim dhe aftësimin e fuqisë punëtore, për të garantuar një rritje gjithëpërfshirëse, të gjelbër dhe të integruar me strategjinë kombëtare të zhvillimit.

Malaj nënvizoi gjithashtu rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare, veçanërisht me Bankën Botërore, që mbështet reformat strukturore dhe ekonomike të Shqipërisë.
“Në vitin 2014, Shqipëria kishte jo më shumë se 3,6 milionë vizitorë të huaj, ndërsa në vitin 2024 ky numër arriti në rreth 12 milionë. Janë shifra që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e konsumit, punësimit dhe në forcimin e ekonomisë kombëtare”, u shpreh ministri.

Në përfundim të fjalës së tij, ministri Malaj theksoi se turizmi do të vijojë të mbetet një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare, ndërsa vizioni “Shqipëria 2030” synon ta pozicionojë vendin si një lider të turizmit të qëndrueshëm në Mesdhe. /skyweb.al

Artikulli para

VENDIMI/ Qeveria i hap rrugën tenderëve SEKRETË për armët, uniformat ushtarake, municionet, etj.

Artikulli pas

Ndër më të përhapurit, shpallet emri më i bukur në botë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjes
Turizëm

Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjes

9 Mars, 2026
The Sun: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës
Turizëm

The Sun: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës

9 Mars, 2026
TTW: Shqipëria, zgjedhja kryesore e turistëve, duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe Turqinë
Turizëm

TTW: Shqipëria, zgjedhja kryesore e turistëve, duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe Turqinë

8 Mars, 2026
“Wom Travel”: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për këtë verë
Turizëm

“Wom Travel”: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për këtë verë

7 Mars, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin shqiptar
Turizëm

Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin shqiptar

7 Mars, 2026
Narta, mes lagunave më të bukura në Europë
Turizëm

Narta, mes lagunave më të bukura në Europë

7 Mars, 2026
Artikulli pas
Ndër më të përhapurit, shpallet emri më i bukur në botë

Ndër më të përhapurit, shpallet emri më i bukur në botë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Edhe Gjermania po shqyrton ndalimin e medias sociale për fëmijët
Fokus

Edhe Gjermania po shqyrton ndalimin e medias sociale për fëmijët

Nga Editor
26 Dhjetor, 2025
0

Ministri gjerman për Çështjet Digjitale, Karsten Wildberger, ka shprehur mbështetjen e tij për vendosjen e një ndalimi të mediave sociale...

Lexo të plotë
Dita e Hapur e Wizz Air Pilot Academy në Tiranë frymëzon brezin e ri të pilotëve shqiptarë

Dita e Hapur e Wizz Air Pilot Academy në Tiranë frymëzon brezin e ri të pilotëve shqiptarë

12 Dhjetor, 2025
Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

30 Maj, 2025
Washington Post: Shqipëria, magnet turistik me plazhe dhe kamping

Washington Post: Shqipëria, magnet turistik me plazhe dhe kamping

28 Shtator, 2025
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 

4 Prill, 2025

Të Fundit

A duhet të jemi të sjellshëm me inteligjencën artificiale?

A duhet të jemi të sjellshëm me inteligjencën artificiale?

10 Mars, 2026
Shkencëtarët alarmohen pas zbulimit të mikroplastikës në trurin e njeriut

Shkencëtarët alarmohen pas zbulimit të mikroplastikës në trurin e njeriut

10 Mars, 2026
Miratohet trajtimi i parë në botë me qeliza staminale për Parkinsonin

Miratohet trajtimi i parë në botë me qeliza staminale për Parkinsonin

10 Mars, 2026
Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”

Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”

10 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr