• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

U përplas me një “mbetje hapësinore”, thyhet në fluturim xhami i avionit, lëndohet piloti

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Tetor, 2025
në Aviacion, Kryesore
A A
U përplas me një “mbetje hapësinore”, thyhet në fluturim xhami i avionit, lëndohet piloti
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një avion i kompanisë “United Airlines”, tip Boeing 737-8 MAX me regjistrim N17327, që kryente fluturimin UA1093 nga Denver drejt Los Angeles, u detyrua të devijojë rrugën dhe të ulej urgjentisht në Salt Lake City pas një incidenti të pazakontë në fluturim, që dyshohet të jetë shkaktuar nga përplasja me një mbetje hapësinore.

Sipas portalit të specializuar NSH Aviation, avioni ndodhej në lartësinë FL360 (rreth 11 mijë metra), rreth 180 milje detare në juglindje të Salt Lake City, kur ekuipazhi konstatoi plasaritjen e një shtrese të xhamit të kabinës së pilotëve. Pas zbritjes në FL260, u vendos devijimi drejt Salt Lake City, ku avioni u ul në mënyrë të sigurt në pistën 16L, rreth 50 minuta pas nisjes së zbritjes.

Në bord ndodheshin 140 pasagjerë, të cilët nuk pësuan asnjë lëndim. Një nga pilotët është lënduar lehtë në krah, si pasojë e copëzave të xhamit që janë përhapur në kabinë.

Kompania ka raportuar se avioni u ndal për inspektim teknik, ndërsa një Boeing 737-9 MAX zëvendësues vijoi fluturimin drejt Los Angeles, duke mbërritur me një vonesë prej rreth gjashtë orësh.

Ekspertët po hetojnë nëse çarja e xhamit mund të jetë shkaktuar nga goditja me një fragment hapësinor, një dukuri gjithnjë e më shqetësuese për aviacionin civil, për shkak të rritjes së mbetjeve orbitale që herë pas here hyjnë në atmosferë.

Megjithatë, ekuipazhi i “United Airlines” ka vepruar me profesionalizëm, duke garantuar një ulje të sigurt dhe pa pasoja për pasagjerët.

Çfarë janë mbetjet hapësinore?

Mbetjet hapësinore janë objekte të krijuara nga njeriu që ndodhen në orbitë rreth Tokës, por që nuk kanë më asnjë funksion. Ato përfshijnë satelitë të vjetër jashtë përdorimit, pjesë raketash të lëna pas lançimeve, copëza metalike nga përplasjet apo shpërthimet në hapësirë, dhe mbetje të tjera të vogla.

Këto objekte lëvizin me shpejtësi shumë të madhe dhe përbëjnë një rrezik serioz për satelitët aktivë, për misionet hapësinore dhe për astronautët.

Me kalimin e viteve, sasia e mbetjeve është rritur ndjeshëm, duke e kthyer orbitën e Tokës në një zonë gjithnjë e më të mbingarkuar dhe të rrezikshme për aktivitetet hapësinore. /skyweb.al

Artikulli para

Trondit Behgjet Pacolli, thotë se po i bëjnë KOMPLOT në Shqipëri dhe premton PËRBALLJE për Aeroportin e Vlorës

Artikulli pas

Letonia përgatitet për luftë, grumbullohen furnizimet dhe shtohen strehimet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Letonia përgatitet për luftë, grumbullohen furnizimet dhe shtohen strehimet

Letonia përgatitet për luftë, grumbullohen furnizimet dhe shtohen strehimet

Të Përzgjedhura

Aplikimet në universitet, publikohen datat për maturantët
Aktualitet

Aplikimet në universitet, publikohen datat për maturantët

Nga SkyWeb
27 Qershor, 2026
0

Pas përfundimit të provimeve të Maturës Shtetërore, maturantët dhe kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta duhet të ndjekin...

Lexo të plotë
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

Sipas formulës së Bordit, pas zbritjes në bursa sot, nafta duhet të ULET për punë ditësh në 185 lekë

17 Prill, 2026
Pse një ditë e nxehtë dhe me diell mund t’ju prishë pushimet, si ndikojnë temperaturat e larta te avionët

Pse një ditë e nxehtë dhe me diell mund t’ju prishë pushimet, si ndikojnë temperaturat e larta te avionët

29 Gusht, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026
Transporti ajror zëvendëson atë detar, si po futen vizitorët në Shqipëri

Transporti ajror zëvendëson atë detar, si po futen vizitorët në Shqipëri

10 Qershor, 2025

Të Fundit

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

22 Tetor, 2026
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr