• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 23 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Fokus

SKANDALI/ Banorët çojnë në gjykatë HEC-in Zall Gjoçaj, kompania Seka Hydropower i padit për prishje imazhi, shteti HESHT

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Tetor, 2025
në Fokus, Kryesore
A A
0
SKANDALI/ Banorët çojnë në gjykatë HEC-in Zall Gjoçaj, kompania Seka Hydropower i padit për prishje imazhi, shteti HESHT
Share on FacebookShare on WhatsApp

Aktivistët e Zall Gjoçajt, Adem Xhokola dhe Dhimitër Koleci, bashkë me protestuesin dhe përkrahësin e kauzave mjedisore Jorgji Locaj janë vënë së fundmi në dijeni nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë se janë paditur nga kompania ‘Seka Hydropower’ për kryerjen e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes të kryera botërisht.

Kompania, duke iu referuar deklaratave të aktivistëve në mediat kombëtare dhe rrjetet sociale, pretendon se ata kanë kryer këto vepra penale lidhur me ligjshmërinë e kontratës koncesionare, respektimin e kuadrit ligjor mjedisor, të drejtave të komunitetit, statusit të zonës së mbrojtur, etj.. ndonëse të gjitha këto çështje janë aktualisht objekt gjykimi në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. Krahas proceseve në Tiranë, një proces tjetër që po gjykohet është në gjykatën e shkallës së parë, Lezhë dhe kontestimet e banorëve janë të mbështetura në dokumente zyrtare, akte ekspertimi, vendime gjykatash dhe denoncime të vazhdueshme të banorëve.

Në pozicionin e ‘viktimës akuzuese’, Seka Hydropower pretendon se banorët e paditur, gjatë protestës së organizuar në Lufaj të Mirditës në korrik të këtij viti, janë lëshuar akuza që ia cënojnë figurën e saj si subjekt tregtar. Kërcënimi penal, shoqërohet me kërcënim financiar për banorët duke pretenduar dënim me gjobë për aktivistët nga 50 mijë deri në 3 milionë lekë.

E gjendur ngushtë përballë rezistencës këmngulëse të banorëve të Zall Gjoçajt, të cilët vijojnë përpjekjet e tyre për drejtësi pranë Gjykatës Administrative të Apelit, kompania Seka Hydropower, pasi ka ezauruar të gjitha mjetet për heshtimin e komunitetit, po përpiqet tani t’i ngarkojë aktivistët edhe me përgjegjësi penale dhe barrë financiare me qëllim kriminalizimin e tyre.

Një nga proceset gjyqësore me paditës komunitetin e Zall Gjoçajt në Gjykatën Administrative të Apelit ka rihapur gjatë këtij viti edhe njëherë diskutimet mbi ligjshmërinë e procedurave të ndërtimit të hec-it në zonën e mbrojtur të Zall Gjoçaj. Kjo i ka shkaktuar parehati dhe angazhim të shtuar kompanisë Seka Hydropower, e cila është detyruar të japë (edhe njëherë) llogari për çdo dokument, leje a ndërhyrje.

Banorët prej vitesh e në mënyrë të parreshtur janë angazhuar në zonë me protesta dhe vizita studimore, me kryerjen e akteve të inspektimeve bashkë me biologë e studiues të rinj të natyrës, me investigime e dokumentime të dëmeve në lumë e park, janë ndërlidhë me grupime e rrjete të tjera aktivistësh mjedisore, kanë protestuar dhe qëndruar në solidaritet me banorë të fshatrave të Kurdarisë, Lufajt, Kaçinarit, Thirrës, Vjosës e Shushicës të cilët ngjashëm po përballen me marrjen e burimeve ujore.

Si kundërpërgjigje, kompania private Seka Hydropower nuk ka qëndruar pasive në gjithë këtë periudhë. Siç kanë dëshmuar banorët, por edhe artikuj gazetaresk e shkencorë, kjo kompani ka përdorur metoda e taktika të ndryshme për të frikësuar, intimiduar, heshtuar dhe kriminalizuar banorët. Nga joshjet me vendet e punës, te kërcënimet dhe shantazhet, te manipulimet e proceseve vendimmarrëse lokale si heqja e kryepleqve aktivistë të Zall Gjoçaj, te propagandimi me video-reportazhe të sponsorizuara në platforma online dhe televizione, deri te padia penale për aktivistët më të zëshëm të Zall Gjoçajt.

Padi të tilla, të quajtura shpesh (eco)SLAPP (Padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike) zakonisht kanë për qëllim jo fitoren e procesit gjyqësor në vetvete, sesa në heshtim dhe cënim të lirisë së fjalës, si dhe shkaktim të pasojave të tjera që ndikojnë drejtpërdrejtë tek personat e përfshirë dhe në mënyrë indirekte të rrethi më i gjërë i protestuesve. Kjo padi përbën një precedent të rrezikshëm për aktivistët dhe shoqërinë civile: kush kërkon të mbrojë të drejtën për mjedis, transparencë dhe pjesëmarrje publike, mund të kërcënohet përmes procedurave penale. Këto padi synojnë të frikësojnë dhe heshtin zërin publik të qytetarëve.

Përpos përpjekjes për intimidim, frikësim dhe kriminalizim, këto lloj padish luajnë shumë edhe me disbalancat ekonomike të palëve të përfshira, dhe rëndojnë edhe më shumë situatën e pasigurtë financiare në të cilën gjenden aktivistët. Për banorë të Zall Gjoçaj si Adem Gjokola, 73 vite jetë të jetuara në fshatin Gjoçaj, shkakton shumë vështirësi ekonomike, fizike dhe emocionale për t’u marrë me një proces ku e ka inicuar një kompani private me kapitale të mëdhaja ekonomike.

Angazhimi prej shumë vitesh tashmë në kauzën për Zall Gjoçaj ka marrë shumë energji e përkushtim (deri në vetmohim) të banorëve të zonës, shtimi i një procesi penal ka si qëllim nga kompania private ta rëndojë edhe më shumë edhe gjendjen e tyre psikologjike krahas të tjerave. Megjithatë, si në çdo përballje tjetër banorët kanë pohuar se do vazhdojnë rezistencën, kudo qoftë e nevojshme ajo, për të pasur drejtësi për Zall Gjoçajn dhe lumin Flim.

Komuniteti sakaq, ka njoftuar në faqen e tij se ditën e nesërme, datë 22 tetor, pritet të zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, në orën 11.30. /nyje.al

Etiketat: gjykatehecpadiseka hydropowerzall gjocaj
Artikulli para

Shkodra më e lira, bregdeti kap majat, cila është zona më e shtrenjtë e Tiranës? Sa do të kushtojnë pronart pas 1 janarit 2026 në Shqipëri

Artikulli pas

Game Over për Western Union, RIA dhe MoneyGram: Si SEPA uli nga 40 në 2 euro kostot e transfertave nga jashtë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët
Aktualitet

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

23 Janar, 2026
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”
Aktualitet

Juristi i njohur: SPAK dështoi në argumentimin Kushtetues për Ballukun

23 Janar, 2026
Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit
Kryesore

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

23 Janar, 2026
AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere
Aktualitet

AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

23 Janar, 2026
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Aktualitet

Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

22 Janar, 2026
Çështja e “Ballukut” në GJK, Qeveria: Vendimi i GJKKO-së, në kundërshtim me Kushtetutën
Aktualitet

Çështja e “Ballukut” në GJK, Qeveria: Vendimi i GJKKO-së, në kundërshtim me Kushtetutën

22 Janar, 2026
Artikulli pas
Game Over për Western Union, RIA dhe MoneyGram: Si SEPA uli nga 40 në 2 euro kostot e transfertave nga jashtë

Game Over për Western Union, RIA dhe MoneyGram: Si SEPA uli nga 40 në 2 euro kostot e transfertave nga jashtë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Patenta e re në BE. Çfarë do të ndryshojë?
Aktualitet

Patenta e re në BE. Çfarë do të ndryshojë?

Nga Editor
21 Tetor, 2025
0

Bashkimi Europian është gati për lejet e reja të drejtimit të automjetit. Parlamenti Europian do të votojë për masën e re sot dhe...

Lexo të plotë
Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

26 Dhjetor, 2025
Ndoc Kulla merr 5.5 milionë euro tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

Ndoc Kulla merr 5.5 milionë euro tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

4 Gusht, 2025
Trump propozon buxhet rekord, 1 trilion dollarë për ushtrinë amerikane

Trump propozon buxhet rekord, 1 trilion dollarë për ushtrinë amerikane

30 Shtator, 2025
Studiuesit zbulojnë arsyen: Pse ushqyerja me gji mbron gratë nga kanceri i gjirit

Studiuesit zbulojnë arsyen: Pse ushqyerja me gji mbron gratë nga kanceri i gjirit

23 Tetor, 2025

Të Fundit

Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

23 Janar, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

23 Janar, 2026
HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

23 Janar, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

23 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr