• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shkodra më e lira, bregdeti kap majat, cila është zona më e shtrenjtë e Tiranës? Sa do të kushtojnë pronart pas 1 janarit 2026 në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Lëshimi i apartamenteve me qira ditore nuk kërkon NIPT, por tatimi do të paguhet te DIVA
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga 1 janari 2026, blerja e një prone në Shqipëri do të kushtojë më shtrenjtë. Ministria e Financave ka përgatitur projektligjin që përcakton çmimet e reja të referencës për pasuritë e paluajtshme në të gjitha qarqet e vendit, përjashtuar Bashkinë e Tiranës. Drafti pritet të kalojë së shpejti për diskutim në komisionet parlamentare përpara miratimit përfundimtar.

Sipas dokumentit, Shkodra mbetet qarku me çmimet më të ulëta, nga 10.500 lekë/m² në Fushë-Arrëz deri në 75.000 lekë/m² në qytetin e Shkodrës.
Në Gjirokastër, çmimi minimal nis nga 17.000 lekë/m² në Memaliaj dhe arrin 63.000 lekë/m² në kryeqytetin e qarkut.
Në Berat, vlerat variojnë nga 26.000 lekë/m² në Skrapar deri në 55.000 lekë/m² në Berat.
Në Fier, çmimet shkojnë nga 32.000 lekë/m² në Patos deri në 62.000 lekë/m² në qytetin e Fierit.
Në Korçë, banesat nisin nga 31.300 lekë/m² në Kolonjë dhe arrijnë 70.000 lekë/m² në qytetin e Korçës.
Në Kukës, çmimet janë nga 32.000 lekë/m² në Bajram Curri deri në 58.000 lekë/m² në Kukës.
Në Lezhë, vlerat luhaten nga 36.000 lekë/m² në Milot deri në 70.000 lekë/m² në Shëngjin.
Në Dibër, çmimet variojnë nga 40.000 lekë/m² në Klos deri në 52.000 lekë/m² në Peshkopi.
Në Elbasan, nga 40.000 lekë/m² në Belsh deri në 60.000 lekë/m² në qytetin e Elbasanit.
Në Durrës, çmimet shkojnë nga 43.000 lekë/m² në Shijak deri në 200.000 lekë/m² në zonën 13 të qytetit.
Në Vlorë, nga 31.000 lekë/m² në Finiq deri në 200.000 lekë/m² në zonën 7 të qytetit, që përfshin ishullin e Sazanit.

Në qarkun Tiranë, i cili ka kategorizim të veçantë, çmimet e reja përjashtojnë vetëm njësitë urbane jashtë kryeqytetit: nga 46.000 lekë/m² në Rrogozhinë deri në 75.000 lekë/m² në Kamëz. Ndërkohë, në qytetin e Tiranës, çmimet ekzistuese të referencës arrijnë deri në 228.000 lekë/m² në njësinë nr. 5, raporton TvScan.

Referuar metodologjisë, vlerat e reja janë bazuar mbi shitblerjet e katër viteve të fundit, pozicionin gjeografik, sistemin urban dhe tendencat e tregut imobiliar. Kategoritë përfshijnë ndërtesa, apartamente, shtëpi, garazhe, bodrume dhe njësi tregtare.

Për njësitë tregtare e të shërbimit, çmimi referencë është 1.5 herë më i lartë se ai i zonës përkatëse, ndërsa në Tiranë, ky raport është dyfish. Këshillat bashkiakë do të kenë të drejtë të bëjnë ndryshime deri në ±30% mbi çmimet e përcaktuara nga Ministria e Financave.

Projektligji pritet të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet e tregut imobiliar dhe taksat e pasurisë, duke bërë që nga 1 janari 2026, pronat në Shqipëri të kushtojnë më shtrenjtë.

Etiketat: apartamentetcmimettaksat
Artikulli para

Fondi 59 milionë euro, pensionistët do të marrin më shumë shpërblim gjatë këtij fundviti

Artikulli pas

SKANDALI/ Banorët çojnë në gjykatë HEC-in Zall Gjoçaj, kompania Seka Hydropower i padit për prishje imazhi, shteti HESHT

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo
Aktualitet

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

23 Tetor, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Ekonomi

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Ekonomi

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet
Ekonomi

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
SKANDALI/ Banorët çojnë në gjykatë HEC-in Zall Gjoçaj, kompania Seka Hydropower i padit për prishje imazhi, shteti HESHT

SKANDALI/ Banorët çojnë në gjykatë HEC-in Zall Gjoçaj, kompania Seka Hydropower i padit për prishje imazhi, shteti HESHT

Të Përzgjedhura

Shitjet në krizë, Tesla prezanton automjetin e ri elektrik
Uncategorized

Shitjet në krizë, Tesla prezanton automjetin e ri elektrik

Nga Editor
7 Tetor, 2025
0

Tesla ka njoftuar se do të prezantojë një version më të përballueshëm të automjtetit të saj SUV më të shitur,...

Lexo të plotë
Zvicra ndalon dy avionë amerikanë të kalojnë mbi territorin e saj

Zvicra ndalon dy avionë amerikanë të kalojnë mbi territorin e saj

15 Mars, 2026
Policia e Shtetit, shteti i Gysit!

Si e tradhtoi Fatjon Kalluci SPAK-un, i nisi Ergys Agasit fotot e ekspertizës së dokumenteve të SHISH që u gjetën brenda Range Roverit

25 Shtator, 2026
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok

Një vrimë në ujë! Tik Tok-u u rihap, por algoritmi është i njëjtë, Shqipëria s’ka marrëveshje me platformën, qeveria: Po negociojmë

6 Shkurt, 2026
I pari në histori, Elon Musk arrin 500 miliard dollarë pasuri neto

Elon Musk: BE duhet të shpërbëhet, të kthehet sovraniteti i shteteve

6 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

23 Tetor, 2026
Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

23 Tetor, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr