• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 29 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria me PPP, qeveria zgjeron koncensionet edhe në burgje, arsim dhe drejtësi

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Tetor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Shqipëria me PPP, qeveria zgjeron koncensionet edhe në burgje, arsim dhe drejtësi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria miratoi ligjin e ri “Për koncesionet dhe partneritetet publik-privat”, i cili zgjeron ndjeshëm fushat ku mund të aplikohen projektet me operatorë privatë.

Përveç sektorëve klasikë si transporti, energjia, uji dhe menaxhimi i mbetjeve, tani koncesionet dhe PPP-të do të mund të shtrihen edhe në arsimin, drejtësinë, kulturën, burgjet dhe bujqësinë, duke hapur rrugën për një përfshirje shumë më të gjerë të sektorit privat në ofrimin e shërbimeve publike.

Sipas projektligjit, partneritetet publik-private parashikohen si forma bashkëpunimi afatgjata ndërmjet shtetit dhe bizneseve private për ndërtimin, financimin ose menaxhimin e infrastrukturës dhe shërbimeve me interes publik.
Ligji përcakton kuadrin ligjor për mënyrën se si shteti dhe operatorët privatë do të ndajnë risqet financiare, fiskale dhe operacionale, si dhe procedurat për dhënien, nënshkrimin apo ndërprerjen e kontratave.

Koncesioni përkufizohet si një marrëveshje ku partneri privat shpërblehet me të drejtën e shfrytëzimit të veprës ose përmes pagesave nga shteti, ndërsa një PPP përshkruhet si një bashkëpunim i qëndrueshëm për ofrimin e shërbimeve ose infrastrukturës publike.

Ligji njeh edhe krijimin e subjekteve të posaçme (SPV) për menaxhimin e kontratave, si dhe përcakton qartë konceptin e “riskut operacional”, që transferohet te partneri privat.

Në nenin për fushën e zbatimit, ligji thekson se PPP-të mund të aplikohen në sektorë strategjikë dhe socialë, duke përfshirë transportin, energjinë, arsimin, kulturën dhe shëndetësinë. Ky zgjerim përbën ndryshimin më të madh krahasuar me draftet e mëparshme, ku partneritetet kufizoheshin vetëm në fusha infrastrukturore.

Parimet bazë të procedurave mbeten transparenca, trajtimi i barabartë dhe mosdiskriminimi, ndërsa autoritetet publike ruajnë autonominë për të zgjedhur mënyrën më efikase të menaxhimit të shërbimeve pa ndikuar në pronësinë publike.

Ligji i ri sinjalizon një hap të madh drejt modelit të “Shtetit përmes PPP-ve”, ku investimet publike do të mbështeten gjithnjë e më shumë në kapitalin privat, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet me ekspozimin më të gjerë në rajon ndaj koncesioneve dhe partneriteteve publik-private. /skyweb.al

Artikulli para

Shkollat në Shqipëri janë pa ujë, kanë lagështirë dhe tualete jashtë standardeve

Artikulli pas

PAKETA E MALEVE/ Hartat gati, qeveria miraton zonat prioritare në Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet
Kryesore

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!
Aktualitet

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës
Ekonomi

Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës

28 Mars, 2026
Artikulli pas
PAKETA E MALEVE/ Hartat gati, qeveria miraton zonat prioritare në Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar

PAKETA E MALEVE/ Hartat gati, qeveria miraton zonat prioritare në Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Euro në rënie, eksportet në rrezik. Shqipëria përballë një deindustrializimi të heshtur
Ekonomi

Euro në rënie, eksportet në rrezik. Shqipëria përballë një deindustrializimi të heshtur

Nga SkyWeb
11 Shkurt, 2026
0

Nga Altax.al* Në fillim të vitit 2026, euro ka zbritur në nivele historike kundrejt lekut (96.5–96.7 lekë), duke prodhuar një...

Lexo të plotë
Kambanë alarmi për dezinformimin shëndetësor në Ballkan përmes Inteligjencës Artificiale

Kambanë alarmi për dezinformimin shëndetësor në Ballkan përmes Inteligjencës Artificiale

1 Gusht, 2025
A ndihmon vera e kuqe në shëndetin e zemrës?

Nuk është Franca, cili shtet prodhon më shumë verë në Europë

7 Shkurt, 2026
Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”

Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”

5 Prill, 2025
Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa

Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa

26 Shkurt, 2026

Të Fundit

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

28 Mars, 2026
Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

28 Mars, 2026
Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr