• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Çfarë ndodh në zorrët e një foshnje ditët e para pas lindjes, dhe si ndikon kjo gjatë gjithë jetës

Editor Nga Editor
4 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Çfarë ndodh në zorrët e një foshnje ditët e para pas lindjes, dhe si ndikon kjo gjatë gjithë jetës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kërkimet shkencore po zbulojnë gjithnjë e më shumë ndikimin e jashtëzakonshëm që kanë mikrobet e para që hyjnë në trupin e një foshnje menjëherë pas lindjes. Ato jo vetëm formësojnë shëndetin në muajt e parë, por mund të lënë një gjurmë që zgjat gjithë jetën.

Është viti 2017, dhe në laboratorin e patologjisë të Spitalit Queen’s në Londër, dy teknikë presin me padurim postën e ditës. Në ditët më të ngarkuara, aty mbërrijnë deri në 50 paketa të vogla, secila e mbështjellë me kujdes dhe që përmban një “thesar” të veçantë, një mostër të vogël jashtëqitjeje foshnjash, marrë me përkushtim nga prindërit e tyre.

Këto mostra janë pjesë e studimit “Baby Biome”, një projekt që synon të kuptojë se si mikrobet që kolonizojnë zorrët e një të porsalinduri ndikojnë në shëndetin e tij në të ardhmen. Midis viteve 2016 dhe 2017, laboratori analizoi jashtëqitjet e 3,500 foshnjave të porsalindura, në përpjekje për të kuptuar se si formohet mikrobioma e zorrëve, bashkësia e triliona baktereve, kërpudhave dhe viruseve që jetojnë në traktin tretës të çdo njeriu.

Sipas studiueses Archita Mishra, periudha e 1000 ditëve të para të jetës është një “dritare e artë” gjatë së cilës mikrobioma e zorrëve krijon një ndikim afatgjatë në organizëm.

Profesor Nigel Field, drejtues i projektit dhe epidemiolog në University College London (UCL), shpjegon: “Rreth tre apo katër ditë pas lindjes fillon të shfaqet ‘nënshkrimi’ i parë mikrobik në zorrë. Foshnja është në thelb sterile në momentin e lindjes. Kështu që ai është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për sistemin imunitar, trupi për herë të parë vjen në kontakt me mikrobet.”

Pas disa ditësh, çdo foshnjë zhvillon mikrobiomën e vet unike të zorrëve. Studiuesit besojnë se kjo bashkësi mikroorganizmash luan një rol thelbësor në shëndetin e njeriut. Tek të rriturit, këto mikrobe ndihmojnë në tretjen e fibrave të vështira, prodhojnë enzimat e nevojshme për sintezën e disa vitaminave, dhe mbrojnë trupin nga patogjenët e dëmshëm. Disa prej tyre madje sekretojnë antibiotikë natyralë që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve.

Por përfitimet e një mikrobiome të shëndetshme shtrihen përtej sistemit tretës. Studime të reja sugjerojnë se ajo mund të ndihmojë edhe në mbrojtjen kundër çrregullimeve mendore si ankthi dhe depresioni, madje edhe sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.

Nga ana tjetër, një mikrobiomë “e pashëndetshme” është e lidhur me një sërë sëmundjesh të rënda: sëmundje kardiovaskulare, kancer kolorektal, diabet, sëmundje kronike të veshkave, obezitet dhe sëmundje inflamatore të zorrëve. /Skyweb.al

Artikulli para

Avioni zbulues amerikan fluturon mbi Detin e Zi

Artikulli pas

SKEMA/ Pse u arrestua ish-kreu i FSDKSH Spartak Zekja në skemën e mashtrimit me ilaçet nga CFO Pharma e biznesmenit Nadir Çausholli

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!
Aktualitet

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë
Aktualitet

Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë

27 Mars, 2026
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria
Aktualitet

DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria

27 Mars, 2026
Artikulli pas
SKEMA/ Pse u arrestua ish-kreu i FSDKSH Spartak Zekja në skemën e mashtrimit me ilaçet nga CFO Pharma e biznesmenit Nadir Çausholli

SKEMA/ Pse u arrestua ish-kreu i FSDKSH Spartak Zekja në skemën e mashtrimit me ilaçet nga CFO Pharma e biznesmenit Nadir Çausholli

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sulmi i Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, anulohen qindra fluturime
Aviacion

Sulmi i Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, anulohen qindra fluturime

Nga SkyWeb
28 Shkurt, 2026
0

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme po reflektohet drejtpërdrejt në trafikun ajror ndërkombëtar, me një valë anulimesh dhe pezullimesh...

Lexo të plotë
Sigurimet ose sistemi Malus-Malus

Regresi i heshtur i tregut të sigurimeve në Shqipëri

28 Qershor, 2025
Të rinjtë ikën, ata që mbeten s’duan ose s’kanë mundësi të martohen: Celebrimet bien në minimumin historik në Shqipëri

Të rinjtë ikën, ata që mbeten s’duan ose s’kanë mundësi të martohen: Celebrimet bien në minimumin historik në Shqipëri

15 Gusht, 2025
Kompania farmaceutike e skandaleve në Malin e Zi synon tregun e barnave në Kosovë

Kompania farmaceutike e skandaleve në Malin e Zi synon tregun e barnave në Kosovë

25 Gusht, 2025
Shqiptarët ndër më të gatshmit për të luftuar për vendin brenda NATO-s

Shqiptarët ndër më të gatshmit për të luftuar për vendin brenda NATO-s

24 Mars, 2026

Të Fundit

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

28 Mars, 2026
Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri?

PYETJE/ Bordi u ngrit për të ulur apo për të ngritur çmimin e naftës?!

28 Mars, 2026
Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr