• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

SKEMA/ Pse u arrestua ish-kreu i FSDKSH Spartak Zekja në skemën e mashtrimit me ilaçet nga CFO Pharma e biznesmenit Nadir Çausholli

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
SKEMA/ Pse u arrestua ish-kreu i FSDKSH Spartak Zekja në skemën e mashtrimit me ilaçet nga CFO Pharma e biznesmenit Nadir Çausholli
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar tetë masa sigurie ndaj administratorit të kompanisë “CFO Pharma” në pronësi të Nadir Çaushollit, Frigul Milla, drejtorit në atë kohë të FSDKSH, Spartak Zekja, dhe disa punonjësve të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Bëhet fjalë për Alba Zylfo, Jona Berberi, Lorela Ballabani, Zade Mali, Romina Agalliu dhe Esjana Gjishti.

Janë ekzekutuar 7 masa sigurie, ndërsa administratori i “CFO Pharma”, Frigul Milla, është shpallur në kërkim. Ndaj Drejtorit të FSDKSH, Spartak Zekja, dhe disa punonjësve janë vendosur masa ndalimi, pezullimi dhe detyrimi për t’u paraqitur në polici.

Hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me inventarë dhe fatura fiktive për barnat “Foster” dhe “Trimboë”, përmes të cilës përfitoheshin fonde të rimbursimit nga FSDKSH në vlera të mëdha.

Në qendër të skemës ishte “CFO Pharma” në bashkëpunim me subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” dhe me zyrtarë të Fondit.

Masat dhe akuzat:

Alba Zylfo , e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”. masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”;

Jona Berberi, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”;

Lorela Ballabani, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”. masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”’;

Spartak Zekja, i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”;

Zade Mali, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”;

Esjana Gjishti, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”;

Romina Agalliu, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në kërkim: Frigul Milla, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Hetimet

Hetimet u zhvilluan në kuadër të procedimit penal nr. 4472 të vitit 2025, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Seksionin e Krimit Ekonomik-Financiar të Policisë së Tiranës.

Nga hetimet, rezultoi se personi nën hetim, Frigul Milla, administrator i subjektit “CFO Pharma”, me veprimet e tij, ka përdorur dy subjektet “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania” dhe administratorët e tyre për qëllime përfitimi, duke paraqitur të dhëna të rreme sikur ka blerë nga këto subjekte medikamente të cilat “Nedix Albania” dhe “Pharma Plus”, i kanë krijuar në gjendjet e tyre të inventarit në sistemin “edepo” duke falsifikuar inventarin respektiv si dhe faturat e blerjes. Këto veprime kanë lejuar të dy këto subjekte të kenë aftësi për shitjen e medikamenteve “Foster” dhe “Trimbow” te subjekti “CFO Pharma.

Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetasit I.Sh. administrator i subjektit “Medicamenta” që është importues ekskluziv farmaceutik i licensuar dhe kontraktuar me Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor, për rimbursimin e disa barnave.

Ai kallëzoi se është në dijeni të faktit se subjekti “CFO Pharma” dhe subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” në bashkëpunim me nëpunës publikë të Fondit të Sigurimeve Shëndetsore kryejnë veprimtari të kundërligjshme që konsiston në veprime fiktive të shitjes dhe blerjes së produkteve “Foster” dhe “Trimboë” dhe si rrjedhojë e këtyre veprimeve/inventarëve fiktivë përfitojnë nga FSDKSH fonde rimbursime në shuma të konsiderueshme monetare.

Nga të dhënat e publikuara nga Fondi për konsumin e barnave, të dhënat e kallëzuesit të import-it dhe shitjeve por veçanërisht nga të dhënat në drejtorinë e statistikës pranë Fondit, u konstatua një skemë të organizuar me qëllim përfitimi korruptiv të fondeve të rimbursimit në vlera shumë të mëdha.

Në qëndër të kësaj skeme të organizuar qëndron distributori farmaceutik “CFO Pharma” në bashkëpunim me zyrtar të FSDKSH.

Shpërndarësit “Pharma Plus” dhe “Medix Albania”, janë shpërndarës të themeluar “de fakto” nga pronari i “CFO Pharma”, të cilët kanë lidhur kontratë me FSDKSH ku kanë deklaruar shifra të fiktive të gjëndjes fillestare të inventarit, me qëllimin shitjet më pas fiktive në “CFO Pharma” e më pas në farmaci.

Subjekti “Pharma Plus” ka deklaruar 2000 kuti “Foster” dhe 1107 kuti “Trimbow” në vlerë 10 milion lekë të reja, pa asnjë blerje. Subjekti “Medix Albania” ka deklaruar 4000 kuti “Foster” dhe 11 500 kuti “Trimboë”, në vlerë 60 milionë lekë, pa asnjë blerje.

Fakti, i miratimit të këtyre inventareve fiktive si dhe lidhja e kontratave të këtyre subjekteve nga zyrtarë të FSDKSH tregon qartë përfshirjen e zyrtarve të Fondit si pjesë e kësaj skeme. Shitjet fiktive të “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” janë bërë drejt “CFO Pharma” e cila ka lëshuar fatura fiktive drejt disa farmacive.

Gjithashtu bazuar në veprimet hetimore të kryera deri më tani në funksion të këtij procedimi penal, ka dyshime që Spartak Zekja, Drejtor i FSDKSH, ka konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” i parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

Konkretisht personi nën hetim në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit ka nënshkruar Kontratë “Për Qarkullimin e Barnave të Listës së Barnave që rimbursohen Nga Shpërndarësi Farmaceutik”, ndërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Shpërndarësit Farmaceutik “Pharma Plus”.

Po kështu, edhe punonjëset e FSDKSH, shtetaset Romina Agalliu, Zade Mali dhe Esjana Gjishti, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga neni 186/3 i Kodi Penal.

Këto shtetase duhet të kontrollonin fizikisht medikamentet që kishte përshkruar në listën e inventarit, administratorja e subjektit “Nedix Albania’ e hetuara Lorela Ballabani.

Nga kontrolli i kryer dhe verifikimi i medikamenteve në magazinën e “Nedix Albania”, këto shtetase kanë evidentuar sipas tyre, se në magazinën e subjektit ndodhej sasia prej 4.000 kuti medikament i llojit “Foster”. /kapitali.al

 

Etiketat: Alba ZylfoEsjana GjishtiJona BerberiLorela BallabaniNadir causholliRomina AgalliuSpartak ZekjaZade Mali
Artikulli para

Çfarë ndodh në zorrët e një foshnje ditët e para pas lindjes, dhe si ndikon kjo gjatë gjithë jetës

Artikulli pas

Njerëzit e parë ishin krijues, zbulimi që sjell të tjera dëshmi të evolucionit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike
Ekonomi

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Njerëzit e parë ishin krijues, zbulimi që sjell të tjera dëshmi të evolucionit

Njerëzit e parë ishin krijues, zbulimi që sjell të tjera dëshmi të evolucionit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

József Váradi dhe Michael Delehant , drejtues te Wizz Air
Aktualitet

FATURAT/ Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët : Ikni ankohuni në Angli po deshet!

Nga SkyWeb
22 Prill, 2025
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është i mbushur në çdo orë duke kapur një rekord prej 187 fluturimesh në ditë...

Lexo të plotë
Merr fund abuzivizmi i Mimoza Kaçit në krye të AMF, Adela Xhemali në krye të tregut të sigurimeve

Merr fund abuzivizmi i Mimoza Kaçit në krye të AMF, Adela Xhemali në krye të tregut të sigurimeve

10 Dhjetor, 2025
Shqipëria përfiton nga strategjia e re e Ryanair për tregjet me taksa më të ulëta

Shqipëria përfiton nga strategjia e re e Ryanair për tregjet me taksa më të ulëta

4 Nëntor, 2025
Mbi 2.2 milionë shqiptarë jashtë vendit, më shumë se gjysma në moshë pune

Mbi 2.2 milionë shqiptarë jashtë vendit, më shumë se gjysma në moshë pune

16 Shkurt, 2026
Numërohen 75% e kutive, PS siguron 82 mandate, PD mbetet me 52: Si ndahen mandatet në 12 qarqe

Numërohen 75% e kutive, PS siguron 82 mandate, PD mbetet me 52: Si ndahen mandatet në 12 qarqe

12 Maj, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr