• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

Njerëzit e parë ishin krijues, zbulimi që sjell të tjera dëshmi të evolucionit

Editor Nga Editor
4 Nëntor, 2025
në Uncategorized
A A
Njerëzit e parë ishin krijues, zbulimi që sjell të tjera dëshmi të evolucionit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Njerëzit që jetuan miliona vite më parë mund të kenë qenë krijues dhe novatorë, sipas një zbulimi të rëndësishëm në veriperëndim të Kenisë. Studiuesit kanë gjetur se paraardhësit tanë primitivë, që jetonin rreth 2.75 milionë vjet më parë në një vend arkeologjik të quajtur Namorotukunan, kanë përdorur vegla guri në mënyrë të vazhdueshme për plot 300 mijë vjet.

Deri tani besohej se përdorimi i veglave nga njeriu i hershëm ishte i rastësishëm dhe nuk zgjaste. Por ky zbulim tregon për herë të parë përpunimi i gurit është trashëguar brez pas brezi për mijëra vjet.

Sipas profesorit David Braun nga Universiteti George Washington, ky rezultat, i publikuar në revistën shkencore Nature Communications, përmbys mënyrën se si kemi kuptuar evolucionin e njeriut. “Menduam se përdorimi i veglave mund të ketë qenë diçka kalimtare, por 300 mijë vjet vazhdimësi tregojnë se nuk është e mundur. Kjo është një dëshmi e qartë e sjelljes së qëndrueshme,” u shpreh ai, shkruan BBC.

Arkeologët kaluan një dekadë duke gërmuar në Namorotukunan dhe zbuluan mbi 1,300 copëza të mprehta guri, gurë çekiçë dhe bërthama guri, të gjitha të punuara me kujdes duke goditur gurë të marrë nga shtretërit e lumenjve. Kjo teknikë njihet si teknologjia “Oldowan”, e para metodë e përhapur për krijimin e veglave prej guri.

Në shtresat më të thella të tokës u gjetën mjete më të vjetra, duke treguar përdorim të vazhdueshëm për qindra mijëra vjet. Sipas gjeoshkencëtarit Dan Palcu Rolier nga Universiteti i São Paulo-s, kjo tregon një nivel të lartë njohurish. “Ata ishin gjeologë të jashtëzakonshëm, dinin ku të gjenin materialet më të mira dhe veglat e tyre ishin tepër të mprehta, aq sa mund të presin edhe lëkurën,” tha ai.

Provat gjeologjike tregojnë se përdorimi i veglave i ndihmoi këta njerëz të mbijetonin përballë ndryshimeve të forta klimatike, teksa peizazhi kalonte nga moçale të gjelbra në fusha të thata e gjysmë shkretëtira. Ndryshe nga kafshët që detyroheshin të përshtateshin biologjikisht ose të zhvendoseshin, banorët e hershëm të rajonit përdorën teknologjinë për të përshtatur mënyrën se si siguronin ushqimin.

Në këtë mënyrë, këta njerëz të lashtë arritën të kontrollonin mjedisin përreth tyre në vend që të përshtateshin ndaj tij, një hap i hershëm, por vendimtar, në rrugëtimin drejt asaj që sot quajmë njerëzimi. /Skyweb.al

Etiketat: njerezit primitivezbulimi
Artikulli para

SKEMA/ Pse u arrestua ish-kreu i FSDKSH Spartak Zekja në skemën e mashtrimit me ilaçet nga CFO Pharma e biznesmenit Nadir Çausholli

Artikulli pas

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm
Uncategorized

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

18 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Uncategorized

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit
Uncategorized

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Nxënësit e shkollave po djegin Francën
Uncategorized

Nxënësit e shkollave po djegin Francën

29 Shtator, 2026
Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë
Uncategorized

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

4 Shtator, 2026
Artikulli pas
Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

Të Përzgjedhura

A e dini se rreth 80% e njerëzve në botë nuk kanë udhëtuar kurrë me avion?
Aviacion

A e dini se rreth 80% e njerëzve në botë nuk kanë udhëtuar kurrë me avion?

Nga Editor
2 Tetor, 2025
0

Sipas një raporti të publikuar pak kohë më parë nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), rreth 78% e popullsisë...

Lexo të plotë
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini

30 Nëntor, 2025
Alarmi për murtajën pneumonike në Rusi: Sa është rreziku i përhapjes në Evropë?

Alarmi për murtajën pneumonike në Rusi: Sa është rreziku i përhapjes në Evropë?

6 Tetor, 2026
Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro

Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro

21 Prill, 2025
Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

8 Qershor, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr