• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Paqja fiskale, pritet fshirja e 1 miliard eurove detyrime: Ministri Malaj kujdeset që të mos e quajë “amnisti”

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Paqja fiskale, pritet fshirja e 1 miliard eurove detyrime: Ministri Malaj kujdeset që të mos e quajë “amnisti”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Projektligji i ri për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore hap rrugën për anulimin e menjëhershëm të rreth 1 miliardë eurove borxhe, sapo të hyjë në fuqi.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi në Komisionin e Ligjeve se vetëm borxhet e krijuara para vitit 2014 kapin vlerën 100 miliardë lekë, ndërsa deri në fund të 2024-ës borxhi tatimor ka arritur në 160 miliardë lekë.

Sipas të dhënave zyrtare, nga kjo manovër fiskale do të përfitojnë rreth 202 mijë tatimpagues, individë dhe biznese, që rezultojnë me detyrime të pambledhura ndër vite.

Ministri Malaj prezantoi paketën fiskale me 8 projektligje për vitin 2026, duke theksuar se “kjo paketë nuk rrit taksat, por thjeshton sistemin dhe mbështet sektorët prioritarë”. Në qendër qëndron ajo që qeveria e quan “Paqe Fiskale” dhe jo “amnisti”, ndonëse në praktikë efekti është i njëjtë për borxhet e vjetra.

Sipas ministrit, fshirja automatike do të prekë të gjitha detyrimet më të vjetra se 10 vite, ndërsa për borxhet nga viti 2015 deri në 2024 parashikohen ulje deri në 50% të principalit, nëse paguhen brenda qershorit 2026, ose 25% ulje deri në dhjetor 2026.

Për detyrimet deri në 5 vite, fshihen gjobat dhe kamatëvonesat kundrejt shlyerjes së principalit brenda vitit.

Malaj kujdese që të mos e quajë “amnisti”
“Ne nuk falim përgjegjësi penale dhe nuk ofrojmë imunitet. Thjesht mbyllim kapitullin e borxheve të parashkruara, për t’u dhënë një shans të fundit debitorëve para se të nisin masat shtrënguese”.

Një tjetër pjesë e paketës është “Marrëveshja e Paqes”, që lejon bizneset të rivlerësojnë pasqyrat e 3 viteve të fundit duke paguar tatim fitimi me normë të reduktuar 5% mbi rritjen e deklaruar të fitimit tatueshëm.

Pas kësaj periudhe, qeveria paralajmëron se do të vijojë me bllokime llogarish, sekuestro e shitje të aseteve për mbledhjen me forcë të detyrimeve.

Ndërkohë që qeveria e shet si reformë të drejtë dhe pragmatike, opozita e cilëson një falje masive borxhesh për të zgjedhur fitues e humbës me dorë, ndërsa ekspertët e financave paralajmërojnë se skema mund të inkurajojë sërish mos-pagesat, duke krijuar pritshmëri të re për një “paqë tjetër fiskale” pas disa vitesh. /skyweb.al

Artikulli para

DPSHTRR bën njoftimin e rendësishëm për kontrollin teknik të automjeteve

Artikulli pas

SPAK po heton një transfertë 3 milionë euro drejt Austrisë që dyshohet se i përket Arben Ahmetajt

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!
Kryesore

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

13 Prill, 2026
Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina
Ekonomi

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015
Ekonomi

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?
Aktualitet

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore
Ekonomi

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

13 Prill, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart
Ekonomi

Nafta i rikthehet shtrenjtimit pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

13 Prill, 2026
Artikulli pas
SPAK po heton një transfertë 3 milionë euro drejt Austrisë që dyshohet se i përket Arben Ahmetajt

SPAK po heton një transfertë 3 milionë euro drejt Austrisë që dyshohet se i përket Arben Ahmetajt

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil
Ekonomi

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

Nga SkyWeb
21 Qershor, 2025
0

Në kodrat e vetme të gjelbërta të Ksamilit, brenda zonës buferike të Parkut Kombëtar të Butrintit, pritet të ngrihet një...

Lexo të plotë
Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë, rekord gjatë këtij viti

20 Tetor, 2025
Kontrastet e energjisë, shteti humb, privati fiton, fillon të “ngrohë” biznesi i diellit

Kontrastet e energjisë, shteti humb, privati fiton, fillon të “ngrohë” biznesi i diellit

22 Nëntor, 2025
Probleme me motorët mbajnë 38 avionë në tokë, kriza te WizzAir do të zgjasë të paktën deri në 2027

Probleme me motorët mbajnë 38 avionë në tokë, kriza te WizzAir do të zgjasë të paktën deri në 2027

10 Tetor, 2025
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

3 Shtator, 2025

Të Fundit

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

13 Prill, 2026
Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr