• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

SkyWeb SkyWeb
13 Prill, 2026
në Kryesore, Turizëm
A A
Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi se çmimet në turizëm nuk mund të kontrollohen nga qeveria, por përcaktohen nga tregu dhe strategjia e vetë bizneseve. Gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë, ai theksoi se zhvillimi i sektorit kërkon vizion afatgjatë dhe jo fitime të shpejta.

Rama u ndal te potenciali për të tërhequr turistë edhe jashtë sezonit veror, duke nënvizuar se vjeshta ka shënuar rritje dhe duhet shfrytëzuar më mirë. Sipas tij, investimet në hoteleri janë të mëdha dhe me kthim të ngadaltë, ndaj kërkojnë planifikim të kujdesshëm dhe analiza të përvojave të vendeve të tjera.

Ai paralajmëroi bizneset që të shmangin çmimet e larta dhe shërbimet e dobëta, duke theksuar se kjo qasje mund të dëmtojë rëndë imazhin e destinacionit. Sipas kryeministrit, vende të tjera turistike kanë bërë të njëjtin gabim, duke humbur më pas fluksin e vizitorëve dhe duke mbetur me investime të pashfrytëzuara.

“Nëse Vlora merr njollën e një vendi ku paguan më shumë se çfarë ofrohet, apo më shumë se në Greqi, Turqi apo Kroaci, atëherë bizneset i bëjnë vetes dëm”, u shpreh ai, duke e cilësuar këtë si një “gropë” për investimet.

Rama theksoi se synimi duhet të jetë një strategji afatmesme që garanton fitime të qëndrueshme dhe jo përfitime të menjëhershme që mund të kthehen në dëm në të ardhmen.

Në fund, ai u shpreh optimist për potencialin e Vlorës, duke e krahasuar me destinacione në Spanjë, Portugali dhe Turqi, dhe duke nënvizuar se Shqipëria ofron siguri, një element kyç për të tërhequr turistë dhe banorë të huaj në afat të gjatë.

Artikulli para

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

Artikulli pas

KRIZA/ Aeroportet europiane paralajmerojnë probleme të mëdha me fluturimet për shkak të mungesës së karburantit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës
Ekonomi

Prodhuesit paralajmërojnë rritje të kostove pas miratimit të paketës fiskale: Rrezikohet konkurrueshmëria e bizneseve shqiptare

27 Nëntor, 2026
Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty
Turizëm

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

27 Nëntor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

27 Nëntor, 2026
“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik
Turizëm

“Travel Off Path”: Saranda, pikënisja për të zbuluar dy vende evropiane

27 Nëntor, 2026
Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari
Ekonomi

Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
KRIZA/ Aeroportet europiane paralajmerojnë probleme të mëdha me fluturimet për shkak të mungesës së karburantit

KRIZA/ Aeroportet europiane paralajmerojnë probleme të mëdha me fluturimet për shkak të mungesës së karburantit

Të Përzgjedhura

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon
Ekonomi

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

SkyWeb
6 Shtator, 2025
0

Bazuar në të dhënat më të fundit të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit për vitin 2024 është vlerësuar...

Lexo të plotë
Rama nuk lëshon pe: Zogu, zgjedhje ka vetëm në vitin 2029

Rama nuk lëshon pe: Zogu, zgjedhje ka vetëm në vitin 2029

7 Qershor, 2026
“Nxirre menjëherë regjistrimin…” Sali Berisha rrëfen bisedën pasi Meta tha “Dua të flas”: Dritan Prifti më shantazhoi në zyrë me videon e Ilir Metës

“Nxirre menjëherë regjistrimin…” Sali Berisha rrëfen bisedën pasi Meta tha “Dua të flas”: Dritan Prifti më shantazhoi në zyrë me videon e Ilir Metës

27 Nëntor, 2025
Ushqimet e përpunuara po i shndërrojnë kofshët e njeriut në “biftekë të yndyrshëm”

Ushqimet e përpunuara po i shndërrojnë kofshët e njeriut në “biftekë të yndyrshëm”

24 Prill, 2026
Projekti i shekullit, Italia miraton ndërtimin e urës që do të lidhë Siçilinë me kontinentin

Projekti i shekullit, Italia miraton ndërtimin e urës që do të lidhë Siçilinë me kontinentin

6 Gusht, 2025

Të Fundit

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

27 Nëntor, 2026
Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In