• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 15 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SPAK po heton një transfertë 3 milionë euro drejt Austrisë që dyshohet se i përket Arben Ahmetajt

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
0
SPAK po heton një transfertë 3 milionë euro drejt Austrisë që dyshohet se i përket Arben Ahmetajt
Share on FacebookShare on WhatsApp

Hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj marrin një kthesë të re. Gjatë seancës gjyqësore për çështjen “Buka”, Prokuroria e Posaçme deklaroi se ka identifikuar një transfertë prej 3 milionë eurosh të kryer nga Shqipëria drejt Austrisë, një shumë që po hetohet paralelisht si pjesë e pasurisë së dyshuar të Ahmetajt.

Prokurori i posaçëm Elvin Gokaj konfirmoi në sallë se pista financiare është ende nën verifikim dhe nuk është përfshirë në dosjen që po shkon në gjykim.

“Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që është transferuar nga Shqipëria në një vend të BE-së dhe po verifikohet,” – u shpreh Gokaj, duke lënë të kuptohet se hetimi nuk është mbyllur.

Avokati mbrojtës, Henrik Ligori, reagoi menjëherë duke akuzuar SPAK-un se po premton akuza të tjera pa i bërë publike provat. “Nëse ka hetime të tjera, prokurori nuk kishte pse nxitonte të mbyllte këtë dosje. Nuk mund të ketë proces të rregullt me akte surprizë,” – deklaroi ai.

SPAK argumentoi se çështja “Buka” është ndarë nga hetimi për transfertën 3-milionëshe për shkak të afateve të parashkrimit.

Ndërkohë, në dosjen kryesore Prokuroria pretendon se Ahmetaj ka shkaktuar 7 miliardë lekë dëm ekonomik përmes privatizimit të ndërmarrjes “Buka”, duke firmosur vendime në kundërshtim të hapur me vendimet gjyqësore që e ndalonin atë.

Në seancë u bë e ditur se Ministria e Drejtësisë i ka dërguar zyrtarisht Zvicrës kërkesën për ekstradimin e Ahmetajt, ndërsa Interpol ka konfirmuar praninë e tij atje, pa dhënë detaje mbi gjendjen e procedurave.

SPAK ka kërkuar gjithashtu të thirren 14 dëshmitarë, mes tyre edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani.

Hetimet për transfertën e dyshuar prej 3 milionë eurosh vijojnë në mënyrë të pavarur, ndërsa procesi gjyqësor për dosjen “Buka” pritet të nisë në GJKKO. /skyweb.al 

Etiketat: 3 milione euroarben ahmetajdosjaspak
Artikulli para

Paqja fiskale, pritet fshirja e 1 miliard eurove detyrime: Ministri Malaj kujdeset që të mos e quajë “amnisti”

Artikulli pas

Vizitorët e huaj po qëndrojnë më gjatë dhe shpenzojnë më shumë në shtator

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi
Aktualitet

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

15 Prill, 2026
Pronarët e autobusëve urbanë lenë në rrugë mijëra qytetarë si presion për subvencione nga shteti
Aktualitet

Pronarët e autobusëve urbanë lenë në rrugë mijëra qytetarë si presion për subvencione nga shteti

15 Prill, 2026
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin
Aktualitet

30 apartamente u dëmtuan nga zjarri te kullat e “Arlis” pranë Farmacisë 10

15 Prill, 2026
Ku do të flenë banorët e pallatit të djegur? Prefekti i Tiranës: Kanë kushërinj, halla, daja….
Aktualitet

Ku do të flenë banorët e pallatit të djegur? Prefekti i Tiranës: Kanë kushërinj, halla, daja….

14 Prill, 2026
Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tirane!
Aktualitet

Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tirane!

14 Prill, 2026
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin
Aktualitet

VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin

14 Prill, 2026
Artikulli pas
Vizitorët e huaj po qëndrojnë më gjatë dhe shpenzojnë më shumë në shtator

Vizitorët e huaj po qëndrojnë më gjatë dhe shpenzojnë më shumë në shtator

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shëndet

Lindja e gabuar e grave që u kthye në normë

Nga Editor
5 Prill, 2026
0

Është zakonisht më e rrezikshme që gratë të lindin të shtrira, ndaj pse ndodh kjo? E gjitha lidhet me një...

Lexo të plotë
E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin

E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin

22 Janar, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

8 Prill, 2026
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

Turistët “marrin malet”, rritet numri i vizitorëve në Shqipëri

20 Maj, 2025
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart

Irani kërkon “gjobën” 2 mln USD për çdo çisternë që kalon në Hormuz

8 Prill, 2026

Të Fundit

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

15 Prill, 2026
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

Kriza e karburantit, kompanitë ajrore kërkojnë ndihmë nga Komisioni Europian

15 Prill, 2026
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

15 Prill, 2026
Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë

Qiratë në Shqipëri u shtrenjtuan më shumë se mesatarja e BE-së, tregu nën presion nga kërkesa e lartë

15 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr