• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Përpunuesit e Qumështit kërkojnë lehtësira nga qeveria ndërkohë që tregu është mbytur nga importi dhe qumështi pluhur

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Financave, duke kërkuar uljen dhe unifikimin e normës së TVSH-së në nivelin 10% si në blerje të qumështit nga fermerët, ashtu edhe në shitjen e produkteve të përpunuara.

Sipas industrisë, fabrikat e qumështit po përballen me rritje të vazhdueshme të kostove, për shkak të çmimit të lartë të lëndës së parë në Shqipëri, i cili rezulton më i shtrenjtë se mesatarja e vendeve të BE-së. Shoqata argumenton se ulja dhe barazimi i TVSH-së do të lehtësonte presionin financiar mbi përpunuesit dhe do të pengonte rritjen e mëtejshme të çmimeve për konsumatorët, duke ruajtur stabilitetin e tregut.

DOKUMENTI/ Kontrolli në 4 kompani, Konkurrenca jep alarmin për qumështin: Rrezikohet SHËNDETI i konsumatorëve, AKU të rrisë KONTROLLET!

Në kërkesën e saj, Shoqata thekson se kjo masë është në përputhje me praktikat e Bashkimit Europian, ku shumica e vendeve aplikojnë norma të reduktuara të TVSH-së për ushqimet bazë (5–10%), ndërsa disa shtete përdorin edhe normë 0% për produkte si qumështi, buka, vezët dhe frutat e freskëta.

“Barazimi i TVSH-së në blerje dhe në shitje do të mbështeste konsumatorin, do të ulte kostot e jetesës dhe do të garantonte akses në ushqimet bazë. Kjo do të mundësonte trajtim të njëjtë për fermat e paformalizuara dhe për industrinë që përpunon qumështin”, thuhet në prononcimin e Shoqatës.

Rritet ndjeshëm importi i bulmetit: Shqipëria po ngopet me qumësht nga jashtë, ndërsa bie numri i lopëve

Në dokument theksohet edhe se procesi i integrimit europian dhe kërkesat e Kapitullit 12 do të transformojnë zinxhirin “nga ferma në tavolinë”, duke unifikuar standardet dhe hapur rrugën për eksport drejt tregjeve të BE-së.

Ndërkohë, në paketën fiskale 2026 qeveria ka propozuar një skemë kompensimi 10% të TVSH-së për fermerët që disponojnë NIPT dhe shesin prodhimin tek grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizmet. Skema synon formalizimin e sektorit dhe uljen e kostove të inputeve bujqësore, duke përfshirë farat, fidanët dhe plehrat.

Sipas relacionit shoqërues, blerësit do të detyrohen të lëshojnë faturë të fiskalizuar për çdo transaksion, ndërsa fermerët duhet ta disponojnë këtë faturë për të përfituar kompensimin. Kjo masë synon të ulë informalitetin dhe të garantojë njohjen e shpenzimeve të zbritshme në sistemin tatimor. /skyweb.al

Etiketat: qumeshtqumesht pluhurunifikimi i tvsh
Artikulli para

Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra

Artikulli pas

Projektligji për fiskalizimin, rregulla të reja për deklarimin e faturave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi
Aktualitet

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

27 Shkurt, 2026
Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët
Ekonomi

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

27 Shkurt, 2026
Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog
Ekonomi

Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog

27 Shkurt, 2026
Kryemadhi ia pason Ramës ligjin e minierave që SPAK thotë se Samir Mane e bleu me vila dhe bileta për në Disneyland
Aktualitet

Kryemadhi ia pason Ramës ligjin e minierave që SPAK thotë se Samir Mane e bleu me vila dhe bileta për në Disneyland

27 Shkurt, 2026
EMRAT/ “Furtunë” në qeveri, Rama ndryshon thuajse të gjithë kabinetin
Aktualitet

EMRAT/ “Furtunë” në qeveri, Rama ndryshon thuajse të gjithë kabinetin

26 Shkurt, 2026
Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar
Ekonomi

Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar

26 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Projektligji për fiskalizimin, rregulla të reja për deklarimin e faturave

Projektligji për fiskalizimin, rregulla të reja për deklarimin e faturave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pronari i “Gucci”, drejt shitjes së njësisë së kozmetikës për 4 miliardë dollarë te L’Oréal
Ekonomi

Pronari i “Gucci”, drejt shitjes së njësisë së kozmetikës për 4 miliardë dollarë te L’Oréal

Nga SkyWeb
18 Tetor, 2025
0

Gjiganti francez i luksit Kering, pronar i markës Gucci, është pranë përfundimit të një marrëveshjeje për të shitur degën e...

Lexo të plotë
Britania forcon masat ndaj emigracionit, ul ndjeshëm numrin e vizave të punës

Britania forcon masat ndaj emigracionit, ul ndjeshëm numrin e vizave të punës

27 Shkurt, 2026
TTW: Elbasani, thesari Shqipërisë, përjetoni mikrpritje me kafe e ëmbëlsira

TTW: Elbasani, thesari Shqipërisë, përjetoni mikrpritje me kafe e ëmbëlsira

26 Shtator, 2025
Ergys Agasi paraqitet në SPAK

Ergys Agasi paraqitet në SPAK

22 Korrik, 2025
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

10 Maj, 2025

Të Fundit

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

27 Shkurt, 2026
Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

27 Shkurt, 2026
Britania forcon masat ndaj emigracionit, ul ndjeshëm numrin e vizave të punës

Britania forcon masat ndaj emigracionit, ul ndjeshëm numrin e vizave të punës

27 Shkurt, 2026
Eurostat: Pas pandemisë, për 4 vjet, nga Shqipëria kanë ikur të paktën 180 mijë persona, pa Greqinë

Eurostat: Pas pandemisë, për 4 vjet, nga Shqipëria kanë ikur të paktën 180 mijë persona, pa Greqinë

27 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr