• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama: 100 milion euro për rritjen e pagave të administratës, mjekëve dhe mësuesve

Editor Nga Editor
19 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Rama: 100 milion euro për rritjen e pagave të administratës, mjekëve dhe mësuesve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në seancën plenare të Kuvendit projektbuxhetin për vitin 2026, duke theksuar se prioritetet kryesore do të jenë rritja e pensioneve, rritja e pagave në administratë dhe rritja e pagës minimale. Ai njoftoi se nga janari paga minimale do të jetë 500 euro, ndërsa objektivi i qeverisë është që deri në fund të mandatit të katërt ajo të arrijë në 700 euro.

“Një tjetër zotim i dhënë në pranverë dhe që mbahet në këtë buxhet, është rritja e pagës minimale që qysh prej janarit do të jetë 500 euro dhe do të jetë një pagë që do të vazhdojë të rritet brenda mandatit të katërt me objektivin ambicioz që deri në fund të këtij mandati, paga minimale në Shqipëri të jetë 700 euro”, deklaroi Rama.

Ai bëri të ditur se projektbuxheti parashikon një sërë rritjesh pagash për administratën publike, duke përfshirë edhe indeksimin periodik çdo dy vite. Kryeministri theksoi se qëllimi është “të vazhdojmë të fuqizojmë familjen dhe të mbështesim rritjen e standardit të jetesës”, ndërsa shtoi se rritja e pagave do të jetë e diferencuar për të favorizuar shtresat me të ardhura më të ulëta.

Sipas tij, 10 600 punonjës të shërbimeve – sanitare, shoferë, teknikë, arkivistë, magazinierë, protokollistë – do të përfitojnë rritje prej 10 mijë lekësh në muaj. Specialistët do të marrin 5 mijë lekë shtesë, ndërsa mësuesit 3 mijë lekë. Në shëndetësi, krahas indeksimit, do të nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë, çka do të çojë pagën e mjekut të përgjithshëm nga 131 700 lekë në 143 500 lekë dhe atë të infermierëve nga 87 000 lekë në 92 500 lekë.

Rama njoftoi gjithashtu rritje pagash edhe për punonjësit e Policisë së Shtetit, ku për gradat më të ulëta rritja mesatare do të jetë 5 000 lekë në muaj. Ai theksoi se për inspektorët paga do të shkojë nga 80 500 në 84 500 lekë, ndërsa me shtesa arrin deri në 100 mijë lekë. Për nënkomisarët paga do të rritet nga 95 500 në 100 000 lekë, me shtesa deri në 116 mijë lekë. Komisarët do të kalojnë nga 105 000 në 125 000 lekë, ndërsa drejtuesit e thjeshtë nga 130 000 në 156 540 lekë. Kostoja totale e rritjes së pagave llogaritet rreth 100 milionë euro.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, Rama foli edhe për paketën fiskale, duke u ndalur te dy projektligjet më të debatuara: “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale” dhe ai “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë”. Ai e përshkroi nismën si një hap të rëndësishëm për lehtësimin e sipërmarrjeve.

“Këtu u fol edhe për një falje të madhe, është e vërtetë, është një falje e madhe që përmes ‘Paqes Fiskale’ do t’i bëhet të gjithë sipërmarrjes, duke i dhënë mundësinë që të mbyllë të gjitha çështjet e vjetra, duke ushqyer më tepër besimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes sipërmarrjes e administratës tatimore dhe duke e lehtësuar marrëdhënien mes tyre,” deklaroi kryeministri, teksa ftoi bizneset të njihen me detajet e paketës.

Ai sqaroi se falja do të zbatohet sipas katër formave: fshirje e plotë e detyrimeve më të vjetra se 10 vite; fshirje 50% për detyrimet 5–10 vite nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë; fshirje 25% të të njëjtave detyrime nëse paguhen me këste brenda vitit; si dhe fshirje të gjobave për periudhën 1–5 vite me kusht që të paguhet i plotë tatimi dhe kontributi.

“Kështu, bizneset jo vetëm do të kenë mundësi të lehtësohen nga kjo barrë e vjetër, por do të ketë mundësi të korrigjojnë deklarimet dhe pasqyrat e mëparshme financiare. Për diferencën e korrigjuar vullnetarisht mes deklarimit të vjetër dhe atij të riut, tatimi i fitimit do të jetë vetëm 5%. Sipërmarrja mund të angazhohet të rrisë me 18% fitimin e tatueshëm krahasuar me vitin e kaluar dhe çdo fitim mbi këtë nivel do të tatohet me vetëm 5%,” theksoi Rama. /Skyweb.al

Etiketat: edi rama
Artikulli para

Luftë CASH-it, Ibrahimaj: Çdo biznes duhet të pajiset me POS deri në vitin 2026

Artikulli pas

Pas misrit, bllokohet edhe ushqimi për zogjtë i ardhur nga Serbia

Editor

Editor

Nga Kategoria

Kapetanovic: Kur rruga evropiane është e besueshme, rritet edhe besimi në rajon
Aktualitet

Kapetanovic: Kur rruga evropiane është e besueshme, rritet edhe besimi në rajon

19 Nëntor, 2025
Përmbytjet, si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit
Aktualitet

Përmbytjet, si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit

19 Nëntor, 2025
DASH miraton paketën, 105 milionë dollarë për mirëmbajtjen e raketave “Patriot” në Ukrainë
Aktualitet

DASH miraton paketën, 105 milionë dollarë për mirëmbajtjen e raketave “Patriot” në Ukrainë

19 Nëntor, 2025
Puthja e parë u dha para 21 milion vitesh
Aktualitet

Puthja e parë u dha para 21 milion vitesh

19 Nëntor, 2025
Çfarë duhet të bëni në të 30-at, që të jeni të shëndetshëm kur të shkoni 70 vjeç?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Policia aksion ndaj një grupi kriminal në Elbasan, shoqërohet ish-deputeti dhe investitori strategjik Bujar Muça
Aktualitet

Policia aksion ndaj një grupi kriminal në Elbasan, shoqërohet ish-deputeti dhe investitori strategjik Bujar Muça

Nga SkyWeb
13 Tetor, 2025
0

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i zhvilluar pasditen e kësaj të hëne në Elbasan, ku policia ka goditur...

Lexo të plotë
Pas 14 socialistëve, Kadastra e Vlorës synon të prishë syrin e keq me një demokrat, Genc Deromenaj bëhet Drejtor

Pas 14 socialistëve, Kadastra e Vlorës synon të prishë syrin e keq me një demokrat, Genc Deromenaj bëhet Drejtor

24 Qershor, 2025
Si i ruajnë paratë shqiptarët? BSH: Rritje rekord e depozitave 1-mujore

Si i ruajnë paratë shqiptarët? BSH: Rritje rekord e depozitave 1-mujore

30 Shtator, 2025
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton planin e ri, ndryshon lëvizja e mjeteve

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH njofton planin e ri, ndryshon lëvizja e mjeteve

14 Tetor, 2025
Shqipëria kryesoi Europën për rritjen e net-qëndrimeve të turistëve në vitin 2024

Shqipëria kryesoi Europën për rritjen e net-qëndrimeve të turistëve në vitin 2024

17 Tetor, 2025

Të Fundit

Kapetanovic: Kur rruga evropiane është e besueshme, rritet edhe besimi në rajon

Kapetanovic: Kur rruga evropiane është e besueshme, rritet edhe besimi në rajon

19 Nëntor, 2025
Përmbytjet, si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit

Përmbytjet, si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit

19 Nëntor, 2025
DASH miraton paketën, 105 milionë dollarë për mirëmbajtjen e raketave “Patriot” në Ukrainë

DASH miraton paketën, 105 milionë dollarë për mirëmbajtjen e raketave “Patriot” në Ukrainë

19 Nëntor, 2025
Puthja e parë u dha para 21 milion vitesh

Puthja e parë u dha para 21 milion vitesh

19 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr