• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 26 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Nëntor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala organizuar në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Në ceremoni morën pjesë Z. Ahmet Çalik, Kryetari i Bordit të Çalik Holding, aksionarit të vetëm të BKT dhe drejtues të tjerë, drejtues të Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare, partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, trupën diplomatike, sipërmarrës, klientë dhe bashkëpunëtorë të bankës.

Rrënjët e Bankës Kombëtare Tregtare datojnë në vitin 1925 me themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis, institucioni që krijoi sistemin e parë monetar kombëtar, ndërkohë që me emrin që mban sot banka ka nisur të operojë më 1 janar 1993, pas bashkimit të Bankës Shqiptare të Tregtisë dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

Pas privatizimit të bankës në vitin 2000, një tjetër moment kyç në konsolidimin e saj ishte investimi i Çalık Holding, i cili në vitin 2006 bleu 60% të aksioneve të BKT-së për tu bërë aksionari i saj i vetëm në vitin 2009, duke vendosur themelet për zhvillimin, modernizimin dhe transformimin që e kanë pozicionuar BKT-në sot si lider të sistemit financiar shqiptar.

Në hapje të mbrëmjes u mbajtën fjalime përshëndetëse ku ai i mirëseardhjes për gjithë të ftuarit ishte nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT-së, z. Seyhan Pencabligil i cili tha se ndihet krenar për institucionin që ai drejton, banka më e madhe në vend që prej vitit 2014, një bankë e klasit botëror.

Ai përmendi disa nga nismat e ndërmarra me rastin e këtij jubileu ku më e rëndësishmja është ajo e restaurimit dhe rinovimit të katër godinave historike të Bankës në qytetet Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë.

Këto ndërtesa të ndërtuara në vitet ’20 shtoi ai janë një dëshmi e vizionit të themeluesve të bankës që e menduan bankën që do të ishte këtu për shumë vite dhe i ndërtuan të tilla që rezistuan 100 vjet dhe do të jenë këtu edhe për qindra vite të tjerë.

Z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit të BKT u shpreh se “Banka Kombëtare Tregtare ka udhëhequr jetën ekonomike të Shqipërisë dhe është shndërruar në një simbol të zhvillimit, besimit dhe stabilitetit.

Por mbi të gjitha, ajo është shembulli më i fortë i asaj se çfarë mund të arrijë një institucion kur arsyeja, puna dhe besimi bashkohen. “Sot BKT – tha ia – po ndërton një të ardhme të re mbi një trashëgimi të gjatë, ajo po lidh 100 vitet e historisë me inovacionin digjital, duke vendosur në qendër qëndrueshmërinë dhe kontributin në komunitet.

Sot, mbi bazën e besimit të trashëguar nga e kaluara dhe përpjekjeve të përbashkëta, po vendosim themelet e një shekulli të ri dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë për të ardhmen e Shqipërisë me të njëjtën vendosmëri.” Në fund të fjalës së tij ai falenderoi drejtuesit, punonjësit, klientët dhe partnerët e bankës për kontributin e tyre.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, vuri në dukje rolin historik të institucionit që ai drejton dhe rrënjët e përbashkëta me BKT që prej vitit 1925. Ai u shpreh se: – “Një nga kontributet më të vlerësuara të BKT-së është edhe puna e saj në përfshirjen financiare: zgjerimi i aksesit në shërbime, besueshmëria në komunitet dhe edukimi i klientëve për përdorimin e instrumenteve bankare moderne.

BKT-ja është gjithashtu një motor i rëndësishëm i inovacionit, me investime të mëdha në digjitalizim, në produkte moderne të pagesave dhe në shërbime bankare që lehtësojnë qasjen e qytetarëve në financë. Në shumë aspekte, banka ka qenë një ndër promotorët e tranzicionit të vendit drejt një ekonomie gjithnjë e më moderne dhe të orientuar drejt teknologjisë.

Programi artistik i mbrëmjes u konceptua si një udhëtim pa kohë mes të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes. Performuesit e mbrëmjes ishin sopranoja Marigona Qerkezi një nga zërat më të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare operistike, baritoni i mirënjohur me famë botërore Gëzim Myshketa dhe violinisti virtuoz i njohur botërisht Olen Cesari të cilët performuan së bashku me Orkestrën Simfonike dhe Korin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, nën drejtimin e maestros së mirënjohur Sergio Alapont. i njohur për interpretimet e tij të rafinuara dhe energjinë artistike që i jep jetë çdo performance.

Ata sollën një program të përzgjedhur që ndërthurte mjeshtërisht traditën dhe modernen, me vepra nga kompozitorët shqiptarë Avni Mula, Pjetër Gaci, pjesë të njohura nga veprat e fuqishme operistike Tosca, Carmen dhe Maria Stuarda si edhe performanca elektrizuese në violinë nga muzika e filmit “Gladiatori” dhe “Tango Argjentine”.

Udhëtimi në kohë u soll në skenë gjithashtu përmes një kolazhi vallesh tradicionale nga Ansambli Popullor dhe baleti kontemporan “Viceversa” nga balerinët e trupës së baletit të TKOBAP, me koreografi të Julind Dervishit si edhe një monolog nga artisti Indri Shiroka. Vizioni drejt së ardhmes u reflektua nëpërmjet një performance të balerinit të ri të talentuar Ergi Imeraj me koreografi të Donald Martinit. Të gjitha performancat u shoqëruan nga projeksione 360° që ofruan një përvojë të jashtëzakonshme shumë dimensionale për të ftuarit.

Në kuadër të këtij përvjetori, BKT përgjatë vitit 2025 ka përfunduar restaurimin e katër degëve të saj historike duke ruajtur identitetin e tyre arkitekturor, në qytetet Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë, një nismë shumë e rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore duke marrë parasysh që tre nga këto ndërtesa janë të shpallura monument kulture.

Për më tepër është vijuar njëkohësisht edhe me transformimin e gjerë të rrjetit të degëve të BKT-së me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të përvojës së klientit, ku tashmë më shumë se gjysma e tyrë operojnë me një model të ri të avancuar operacional dhe hapësira moderne. Në vijim të aktiviteteve të 100-vjetorit, BKT ka mbjellë gjithashtu 100 pemë rrapi në qytetet ku ndodhen degët historike, si simbol i vazhdimësisë, qëndrueshmërisë dhe lidhjes së bankës me komunitetin.

BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi prej rreth 7 miliardë dollarë në baza të konsoliduara grupi bankar në fund të dhjetorit 2024, duke zotëruar gjithashtu 25% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri.

Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencive dhe u shërben më shumë se 850,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore. Grupi BKT përfshin Bankën Kombëtare Tregtare Kosovë me 25 degë dhe Institucionin e Parasë Elektronike BKT Pay.

Në sajë të performancës së saj të lartë BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme prestigjioze si “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj. Vlerësime pozitive ka patur gjithashtu edhe nga agjenci të mirënjohura vlerësimi të kreditit si S&P Global Ratings dhe JCR Eurasia Rating apo banka korrespondente si Deutsche Bank.

Aksionari i vetëm i bankës është Çalık Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll që operon në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financës. /skyweb.al

Etiketat: banka kombetare tregtareBkt
Artikulli para

Zbardhet kërkesa e Qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese për Ballukun: Prezulloni menjëherë vendimin e GJKKO

Artikulli pas

Si mund të ulni faturën e energjisë?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

26 Shkurt, 2026
Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit
Ekonomi

Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit

26 Shkurt, 2026
Java nis me rënie për Euron, Dollarin dhe Paundin
Ekonomi

Dollari vazhdon rënien, si paraqitet euro në tregun valutor

26 Shkurt, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

26 Shkurt, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

26 Shkurt, 2026
Transformimi energjetik i Shqipërisë dhe urgjenca e një paradigme të re monetare-valutore
Ekonomi

Transformimi energjetik i Shqipërisë dhe urgjenca e një paradigme të re monetare-valutore

26 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Si mund të ulni faturën e energjisë?

Si mund të ulni faturën e energjisë?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Europa në kaos, stuhitë e borës paralizojnë fluturimet në disa vende
Aviacion

Europa në kaos, stuhitë e borës paralizojnë fluturimet në disa vende

Nga Editor
6 Janar, 2026
0

Udhëtimet në të gjithë Evropën pritet të përballen me ndërprerje edhe më të mëdha në ditët në vijim, pasi vala...

Lexo të plotë
Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike

Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI pavarësisht DOSJES së SPAK me akuza për zhvatje, pengmarrje dhe abuzime me paratë publike

9 Shkurt, 2026
BE godet gjigantët e teknologjisë: 700 milionë euro gjobë Apple dhe META-s

BE godet gjigantët e teknologjisë: 700 milionë euro gjobë Apple dhe META-s

23 Prill, 2025
Rama nga Berlini: Diella është “shtatzënë, pret 83 fëmijë”

Rama nga Berlini: Diella është “shtatzënë, pret 83 fëmijë”

25 Tetor, 2025
INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR

INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR

1 Janar, 2026

Të Fundit

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

26 Shkurt, 2026
Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?

Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?

26 Shkurt, 2026
Rama: Pezullimi i Ballukut, ndërhyrje brutale në pushtetin legjislativ

Rama: Pezullimi i Ballukut, ndërhyrje brutale në pushtetin legjislativ

26 Shkurt, 2026
Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa

Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa

26 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr