• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 15 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gjermania po synon të ketë ketë ushtrinë më të fortë në Europë

Editor Nga Editor
23 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Gjermania po synon të ketë ketë ushtrinë më të fortë në Europë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Këtë vit, kancelari gjerman Friedrich Merz është zotuar të ndërtojë ushtrinë më të fortë të EUropës, një objektiv ambicioz për një vend që për vite të tëra ka neglizhuar forcat e veta të armatosura.

Qeveria e koalicionit shpreson se një projektligj i ri, i arritur javën e kaluar, do ta kthejë këtë synim në realitet, duke forcuar ushtrinë gjermane përballë kërcënimit të perceptuar nga Rusia dhe ndryshimeve të mëdha në politikën e jashtme të SHBA-së.

Reformat e gjera synojnë rritjen e numrit të trupave në rreth 260,000 ushtarë, nga afërsisht 180,000 që janë aktualisht, si dhe krijimin e një rezerve prej 200,000 personash deri në vitin 2035, raporton CNN.

Fillimisht, fokusi do të jetë te rekrutimi vullnetar, me stimuj më të mëdhenj për ata që bashkohen, përfshirë një rrogë fillestare prej 2,600 euro në muaj, 450 euro më shumë se aktualisht. Nëse objektivat nuk arrihen, qeveria do të ketë mundësinë të aktivizojë rekrutimin e detyrueshëm.

Nga viti i ardhshëm, të gjithë 18-vjeçarët do të marrin një pyetësor rreth interesit për shërbim ushtarak. Për meshkujt, plotësimi i tij do të jetë i detyrueshëm. Ndërsa nga viti 2027, ata do t’i nënshtrohen edhe ekzaminimeve të detyrueshme mjekësore.

Reformat vijnë në një moment kur administrata Trump paralajmëron Evropën se duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon dhe ekspertët paralajmërojnë se Moska mund të synojë edhe një vend të NATO-s. Sipas Minna Ålander, eksperte në Chatham House, Gjermania mund të luajë një rol kyç në mbrojtjen konvencionale të kontinentit, falë pozicionit të saj gjeografik.

Ajo tha se arritja e objektivave të rinj të personelit do të ishte shumë pozitive për Evropën, por më e mundshme të realizohej vetëm në vitet 2030, një kohë që mund të mos jetë mjaftueshëm e shpejtë. Ndërkohë, shefi i mbrojtjes së Gjermanisë, gjenerali Carsten Breuer, paralajmëroi në qershor se NATO duhet të jetë gati për një sulm të mundshëm rus brenda katër viteve të ardhshme, madje që në vitin 2029.

Para projektligjit, CDU dhe SPD kishin debate të gjata për formën e shërbimit të ri. Një ide ishte rekrutimi me short, ku disa të rinj do të përzgjidheshin rastësisht për kontrolle mjekësore dhe më pas për shërbim. Kjo u braktis nga ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili preferoi një qasje të bazuar te stimujt financiarë.

Gjermania dikur kishte shërbim ushtarak të detyrueshëm për meshkujt 18–23 vjeç, por e pezulloi atë në vitin 2011.

Tani marrëveshja pritet të votohet në Bundestag deri në fund të vitit, dhe nëse miratohet, do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

Pistorius e përshëndeti draftin, duke theksuar se nuk ka arsye për frikë. Ai argumentoi se sa më e aftë të jetë ushtria për të garantuar mbrojtjen dhe parandalimin, aq më i vogël është rreziku që Gjermania të përfshihet në konflikt. Ai shtoi se modeli gjerman mund të shërbejë si shembull edhe për vendet e tjera europiane, dhe se është në kontakt të ngushtë me drejtuesit e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve të tjerë.

Megjithatë, propozimi mbetet i diskutueshëm, veçanërisht mes të majtës politike. Një sondazh i Forsa-s në tetor tregoi se 80% e votuesve të partisë Die Linke kundërshtojnë rikthimin e çdo forme të detyrueshme të shërbimit ushtarak.

Ålander mendon se arritja e objektivave vetëm me vullnetarë nuk është e pamundur, nëse imazhi i ushtrisë përmirësohet. Por, ajo paralajmëron se rekrutimi i detyrueshëm mund të shtyjë më shumë të rinj drejt ekstremeve politike.

Shumë të rinj gjermanë shprehin skepticizëm. Një 17-vjeçar i tha CNN-it se e kupton rëndësinë e mbrojtjes, por nuk e sheh veten duke luftuar. Një tjetër, Leonid Bekjarov, 21 vjeç, mbështeti investimet më të mëdha për ushtrinë, por u shpreh kundër detyrimit për t’u mobilizuar.

Ndërkohë, aplikimet për statusin e kundërshtarit të ndërgjegjes janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë, mbi 3,000 vetëm deri më 25 tetor, shifra më e lartë që prej vitit 2011.

Për tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania shpenzonte më pak se 2% të PBB-së për mbrojtjen, shumë nën objektivat e NATO-s, si rezultat i një kulture politike pacifiste dhe mungesës së kërcënimeve të drejtpërdrejta.

Invasioni rus i Ukrainës në vitin 2022 ndryshoi gjithçka. Ish-kancelari Olaf Scholz shpalli një “Zeitenëende”, duke krijuar një fond prej 100 miliardë eurosh për modernizimin e ushtrisë. Në qershor 2024, Gjermania shënoi për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore një Ditë të Veteranëve.

Ndryshimi i qasjes u thellua edhe më shumë pasi Merz mori detyrën, duke u zotuar të dyfishojë shpenzimet e mbrojtjes dhe të ndërtojë “ushtrinë më të fortë konvencionale të Evropës”. “Putini kupton vetëm gjuhën e forcës,” tha ai. /Skyweb.al

Etiketat: gjermaniaushtria
Artikulli para

Fëmijët që do të lindin në vitin 2026 do të quhen gjenerata Sigma

Artikulli pas

Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Zjarri te kullat e Arlis Ndërtim, shpallet në kërkim Armand Lilo, arrestohet menaxherja e Big Market
Aktualitet

Zjarri te kullat e Arlis Ndërtim, shpallet në kërkim Armand Lilo, arrestohet menaxherja e Big Market

15 Prill, 2026
“Partizani”, GJKKO pranon të marrë Ramën si dëshmitar në gjyqin e Berishës
Aktualitet

“Partizani”, GJKKO pranon të marrë Ramën si dëshmitar në gjyqin e Berishës

15 Prill, 2026
Shumë taksa, sa do të ishte një litër naftë në kushte normale në Shqipëri
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

15 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

15 Prill, 2026
Rama thotë se dëmet në pallatin e djegur te Farmacia 10 do të paguhen nga ndërtuesi
Aktualitet

Rama thotë se dëmet në pallatin e djegur te Farmacia 10 do të paguhen nga ndërtuesi

15 Prill, 2026
Kompania ajrore ndryshon rregullat, çmimi i biletës nuk është më fiks, vendoset para nisjes
Aviacion

Kompania ajrore ndryshon rregullat, çmimi i biletës nuk është më fiks, vendoset para nisjes

15 Prill, 2026
Artikulli pas
Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%
Ekonomi

Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%

Nga Editor
2 Shkurt, 2026
0

Çmimet e produkteve bazë në bare, kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% se...

Lexo të plotë
Raporti i BB: Ekonomia e Shqipërisë është rritur, por nuk ka gjeneruar punësimin e duhur

Raporti i BB: Ekonomia e Shqipërisë është rritur, por nuk ka gjeneruar punësimin e duhur

31 Tetor, 2025
Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 hektarë i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 hektarë i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

18 Korrik, 2025
Të dhënat e tua personale po qarkullojnë në internet. Ja si t’i mbrosh përmes Google

Të dhënat e tua personale po qarkullojnë në internet. Ja si t’i mbrosh përmes Google

4 Mars, 2026
Park eolik në Tropojë, Balluku: Investim amerikan, nga më të mëdhenjtë në Evropë

Park eolik në Tropojë, Balluku: Investim amerikan, nga më të mëdhenjtë në Evropë

9 Shtator, 2025

Të Fundit

Zjarri te kullat e Arlis Ndërtim, shpallet në kërkim Armand Lilo, arrestohet menaxherja e Big Market

Zjarri te kullat e Arlis Ndërtim, shpallet në kërkim Armand Lilo, arrestohet menaxherja e Big Market

15 Prill, 2026
“Partizani”, GJKKO pranon të marrë Ramën si dëshmitar në gjyqin e Berishës

“Partizani”, GJKKO pranon të marrë Ramën si dëshmitar në gjyqin e Berishës

15 Prill, 2026
Shumë taksa, sa do të ishte një litër naftë në kushte normale në Shqipëri

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

15 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

15 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr