• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 13 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nisi rreth zjarrit, pse njerëzit hanë dhe festojnë së bashku? Misteri i traditës mijëravjeçare

Editor Nga Editor
27 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Nisi rreth zjarrit, pse njerëzit hanë dhe festojnë së bashku? Misteri i traditës mijëravjeçare
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prej mijëra vitesh, njerëzit janë mbledhur në grupe të vogla për të ngrënë së bashku. Por pse është kaq e rëndësishme, dhe përse vazhdojmë ende sot këtë traditë?

Është një veçori universale njerëzore: na pëlqen të ulemi bashkë për të ndarë ushqimin. Drekat me miq, darkat festive, mbledhjet familjare ku shpesh hamë më shumë se duhet – ngrënia në grup është aq e zakonshme sa rrallë e vëmë re, përveç rasteve kur shfaqet ideja se “nuk po ndodh mjaftueshëm”. Paniku për rënien e vakteve familjare, për shembull, rikthehet shpesh në titujt e lajmeve. Disa prova sugjerojnë madje se këto shqetësime janë të paktën një shekull të vjetra. Të gjitha tregojnë se të ngrënit së bashku nuk është vetëm e zakonshme, por në një mënyrë të thellë edhe domethënëse. Por pse?

Ndarja e ushqimit si sjellje daton shumë më herët se vetë shfaqja e njeriut modern, edhe shimpanzetë e bonobot ndajnë ushqim me grupin e tyre, thonë biologët. Por dhënia e ushqimit të afërmve nuk është e njëjta gjë me një vakt të përbashkët, vëren sociologu Nicklas Neuman i Universitetit të Uppsala-s në Suedi. “Mund të shpërndash ushqim si objekt, pa u ulur e ngrënë së bashku,” thotë ai. Njerëzit, me kalimin e kohës, i kanë shtuar këtij akti një shtresë të tërë kompleksiteti social.

Vakti i parë i përbashkët ka mundësi të ketë ndodhur rreth një zjarri. Nuk ka siguri kur njerëzit ose paraardhësit tanë mësuan të gatuanin – hamendësimet variojnë deri në 1.8 milionë vjet më parë – por fakti që dikush gjuan apo mbledh ushqim, ndez zjarrin dhe e gatuan, sugjeron se ka një grup social që e ndihmon në këtë proces. Dhe kur të gjithë ulen rreth zjarrit, një burim i ngrohtë e i ndritshëm në errësirë, mund të qëndrojnë zgjuar më gjatë, spekulon antropologu Robin Dunbar nga Universiteti i Oksfordit. Këto orë të shtuara kanë qenë raste të arta për forcimin e lidhjeve shoqërore.

Çfarëdo qoftë origjina e saj, ngrënia së bashku lidhet me mirëqenie më të lartë, sipas një studimi të vitit 2017 ku njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar u pyetën sa shpesh hanin me të tjerët. Njerëzit që hanin më shpesh në grup raportonin më shumë kënaqësi me jetën dhe rrjet më të madh mbështetjeje sociale. Dunbar analizoi të dhënat dhe doli në përfundimin se është vakti që nxit këto efekte sociale, jo e kundërta.

“Sjellja e të ngrënit aktivizon sistemin e endorfinës në tru, bazën kryesore farmakologjike të lidhjeve shoqërore te primatët dhe njerëzit,” shpjegon ai. “Ngrënia në grup e shumëfishon efektin e endorfinës në mënyrë të ngjashme me vrapimin në grup, sepse aktiviteti i sinkronizuar e rrit prodhimin e endorfinës dyfish.”

Por ngrënia së bashku nuk është gjithmonë veprim i thjeshtë ose pozitiv.

Të hash të njëjtin ushqim, në të njëjtën kohë me dikë, e bën atë person të duket më i besueshëm, kanë mësuar gazetarët Cynthia Graeber dhe Nicola Twilley në podcast-in e tyre Gastropod. Ayelet Fishbach nga Universiteti i Çikagos zbuloi se në një simulim investimi, njerëzit i jepnin më shumë para dikujt me të cilin kishin ngrënë më parë të njëjtën karamele.

Po ashtu, njerëzit që hanin të njëjtat ushqime arrinin më shpejt një marrëveshje sesa ata që nuk e ndanin ushqimin. Fishbach sugjeron se kjo mund të jetë një mbetje e lashtë, kur shijet e ngjashme ndoshta tregonin vlera të ngjashme.

Ndërkohë, vakët e mëdha , ato festat ku ndahet ushqim i bollshëm – mund të jenë mënyra të inskenuara për të shfaqur pushtet e hierarki. Mjafton të mendosh për një traditë korrjesh ku pronari ushqen punëtorët, apo një festë zyre ku bujaria e punëdhënësit analizohet nga të pranishmit. Edhe vaktet familjare, sa do të lëvduara të jenë, nuk janë gjithmonë pa tension. “Nëse i pyet njerëzit, do të thonë se pëlqejnë të hanë me të afërmit dhe të dashurit. Por mund të jetë një përvojë tmerrësisht e pakëndshme,” thotë Neuman. “Është gjithashtu një hapësirë kontrolli dhe dominimi.” Vaktet ku dikush kritikon peshën, zgjedhjet apo mënyrën e të ngrënit, vështirë se i shërbejnë mirëqenies.

Në hulumtimet e Neuman për të moshuarit në Suedi, ai ka zbuluar diçka të papritur: “Ne i pyesim qëllimisht nëse u mungon të ngrënit me të tjerët. Shumica jo,” thotë ai. Ata pëlqejnë të hanë me njerëz të tjerë, por mungesën e kësaj nuk e përjetojnë aq rëndë sa mund të mendohej. Ndoshta kjo lidhet me faktin nëse ata janë tashmë të vetmuar: në atë rast, një vakt i vetëm mund ta përkeqësojë ndjesinë e izolimit.

“Por nëse je dikush që shpesh ha me të tjerët, atëherë ndoshta, herë pas here,” shton Neuman, “është kënaqësi të ulesh vetëm dhe të lexosh”. /Skyweb.al

Etiketat: festangrenia
Artikulli para

Tmerri nga SPAK, administrata nuk shpenzon 2.5 milirdë euro të planifikuara në buxhetin e 2025

Artikulli pas

“O Gazooooo….!” Zegjineja paska qenë roje te Ilyrian Guard, llogaria bankare plotë edhe pse tepër e re

Editor

Editor

Nga Kategoria

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë
Aktualitet

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë

13 Janar, 2026
Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë
Aktualitet

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

13 Janar, 2026
Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park
Aktualitet

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

13 Janar, 2026
Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar
Aktualitet

Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

13 Janar, 2026
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor
Aktualitet

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 Janar, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton “Paqen Fiskale”, kur nis zbatimi

13 Janar, 2026
Artikulli pas
“O Gazooooo….!” Zegjineja paska qenë roje te Ilyrian Guard, llogaria bankare plotë edhe pse tepër e re

"O Gazooooo....!" Zegjineja paska qenë roje te Ilyrian Guard, llogaria bankare plotë edhe pse tepër e re

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR
Ekonomi

INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR

Nga SkyWeb
1 Janar, 2026
0

Të dhënat e reja të INSTAT tregojnë se kufiri i varfërisë në Shqipëri për vitin 2024 është vlerësuar në 324.336...

Lexo të plotë
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës

U hap me bujë, FMN shpreh shqetësim për rolin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

21 Nëntor, 2025
Begaj vlerëson rolin e MÜSİAD në forcimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Turqi

Begaj vlerëson rolin e MÜSİAD në forcimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Turqi

16 Dhjetor, 2025
Sa të rrezikshme janë kimikatet e produkteve kozmetike?

Sa të rrezikshme janë kimikatet e produkteve kozmetike?

25 Tetor, 2025
TTW: Elbasani, thesari Shqipërisë, përjetoni mikrpritje me kafe e ëmbëlsira

TTW: Elbasani, thesari Shqipërisë, përjetoni mikrpritje me kafe e ëmbëlsira

26 Shtator, 2025

Të Fundit

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë

13 Janar, 2026
Një regjistër vreshtash dhe vere, ekspertët: Certifikohen produktet, plotësohen standardet e BE

Një regjistër vreshtash dhe vere, ekspertët: Certifikohen produktet, plotësohen standardet e BE

13 Janar, 2026
Çfarë duhet të bëni në të 30-at, që të jeni të shëndetshëm kur të shkoni 70 vjeç?

Çfarë duhet të bëni në të 30-at, që të jeni të shëndetshëm kur të shkoni 70 vjeç?

13 Janar, 2026
Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

13 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr