• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

U hap me bujë, FMN shpreh shqetësim për rolin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shprehur shqetësim për rreziqet e lidhura me krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Në deklaratën e fundit të misionit të FMN-së, thuhet se themelimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit do të shtojë kompleksitet të mëtejshëm për sektorin financiar në vend.

FMN gjykon se dispozitat rigoroze të qeverisjes dhe operacioneve do të jenë thelbësore për të parandaluar rreziqet e stabilitetit fiskal dhe financiar. Sipas FMN-së, aktivitetet e kësaj banke duhet të jenë të kufizuara në kohë dhe të synojnë dështimet e tregut për të shmangur pengimin e investimeve private.

Ligji “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit” u miratua në muajin mars, ndërsa themelimi i saj pritet të bëhet vitin e ardhshëm. Pjesëmarrja e Shtetit Shqiptar nuk do të jetë më e vogël se 51% e kapitalit të regjistruar të aksioneve në çdo kohë. Kapitali fillestar i kontribuar dhe i nënshkruar nga Shteti Shqiptar, do të jetë 10 miliardë lekë dhe do të shlyhet në këste brenda një afati katërvjeçar. Kësti i parë prej 1 miliard lekësh duhet të shlyhet brenda vitit 2026 dhe Qeveria e ka parashikuar në buxhetin e vitit 2026.

Përveç Shtetit Shqiptar, aksionet në Bankën e Zhvillimit mund të zotërohen nga institucione financiare ndërkombëtare, si banka dhe fonde zhvillimi e investimi europiane, institucione financiare ndërkombëtare dhe vendase të njohura, si dhe nga entitete të tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Sipas ligjit, Banka e Zhvillimit do të mund të mbledhë kursime kryesisht nga individët të cilëve nuk u ofrohet shërbim i plotë nga sistemi bankar. Kjo dispozitë ishte subjekt i rishikimeve në Kuvendin e Shqipërisë, pasi në variantin e propozuar nga qeveria, ai nuk përcaktonte kufizime për sa u takon subjekteve, duke lënë të hapur mundësinë për të mbledhur kursime edhe nga bizneset apo subjekte të tjera.

Gjithashtu, në ligj vendoset një kufizim për sasinë e kursimeve që Banka e Zhvillimit do të mund të mbledhë nga publiku. Shuma e pranuar e këtyre fondeve nga Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk duhet të jetë më e lartë se 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ligji parashikon se aktiviteti i Bankës së Zhvillimit do të financohet me pranimin e fondeve të kthyeshme nga publiku, veçanërisht nga individët që nuk u ofrohet shërbim i plotë nga sistemi bankar, në formën e produkteve të kursimit, nëpërmjet një entiteti të veçantë të Postës Shqiptare.

Produktet e kursimit të mbledhura nga publiku do të garantohen me garanci shtetërore dhe përdoren për aktivitete promovuese.

Llojet e produkteve, karakteristikat e tyre, përfshirë kufizimet në vlerë, do përcaktohen me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe të ministrit përgjegjës për ekonominë, duke respektuar kufijtë monetarë të përcaktuar në ligjin që rregullon sigurimin e depozitave. Kjo nënkupton se shuma e garantuar do të jetë e kufizuar. Sipas kuadrit ligjor në fuqi, depozitat bankare sigurohen deri në shumën e 2.5 milionë lekëve, ndërsa ato të shoqërive të kursim-kreditit deri në 2 milionë lekë.

Subjekti ndërmjetës për mbledhjen e fondeve të kthyeshme nga publiku do të jetë një entitet i veçantë i Postës Shqiptare. Këshilli i Ministrave do të përcaktojë me vendim kushtet kryesore të marrëdhënies ndërmjet entitetit të veçantë dhe Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Entiteti i veçantë i Postës Shqiptare dhe Banka Shqiptare e Zhvillimit do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila rregullon aspektet kryesore të funksionimit e të administrimit të fondeve të mbledhura dhe shpërndarjes së produkteve, minimalisht procedurat operacionale për shpërndarjen dhe administrimin e produkteve financiare; interesat e zbatueshëm për produktet financiare të ofruara; detyrimin për informimin e transparencën ndaj publikut mbi produktet.

Ligji parashikon gjithashtu si burime financimi linjat e kredisë nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe përdorimin e instrumenteve të tjera financiare të garantuara, rast pas rasti, me garanci shtetërore, duke respektuar parimet e përcaktuara në ligjin që rregullon huamarrjen shtetërore. Emetimi i titujve të garantuar me garanci shtetërore nuk do t’u nënshtrohet parashikimeve të ligjit që rregullon tregjet e kapitalit.

Aktiviteti i mbledhjes së produkteve të kursimit, nëpërmjet një entiteti të veçantë të Postës Shqiptare, mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë. Megjithatë, entiteti i veçantë i Postës Shqiptare, nuk do të jetë subjekt licencimi.

Ligji gjithashtu përcakton se Banka Shqiptare e Zhvillimit do të raportojë te Banka e Shqipërisë për qëllime statistikore dhe për Regjistrin e Kredive. Banka e Shqipërisë do përcaktojë, gjithashtu, metodologjinë e mbikëqyrjes së aktivitetit të mbledhjes së produkteve të kursimit, si dhe të raportimit statistikor.

Banka Shqiptare e Zhvillimit do të ketë si objektiv kryesor nxitjen e zhvillimit ekonomik, social e mjedisor, kryesisht përmes financimit dhe mbështetjes së sipërmarrjeve në sektorët e nënfinancuar të ekonomisë, si dhe përfshirjen në sistemin financiar të publikut, që nuk i ofrohet shërbim i plotë nga sistemi bankar.

Ajo do të ketë të drejtë të ushtrojë aktivitet financimi me karakter promovues, si kredidhënia për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe startup-et vendase, për të nxitur rritjen, produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe zgjerimin në tregjet ndërkombëtare. /monitor.al

Artikulli para

Air Albania nis anulimin e fluturimeve, thellohet kriza pasi turqit nxorrën aksionet në shitje

Artikulli pas

VIDEO/ Revoltohet Ylli Manjani, çohet në këmbë: SPA, grusht shteti me Ballukun

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë
Aktualitet

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq
Aktualitet

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Struktura e shpenzimeve, shqiptarët punojnë për t’u ushqyer, europianët për të jetuar

13 Nëntor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

LISTA/ Kadastra kërkon pronarët e 1 818 pronave: Na shkruani t’ju mbyllim Legalizimin!

13 Nëntor, 2026
Plas skandali: Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!
Aktualitet

Plas skandali: Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!

13 Nëntor, 2026
Artikulli pas
VIDEO/ Revoltohet Ylli Manjani, çohet në këmbë: SPA, grusht shteti me Ballukun

VIDEO/ Revoltohet Ylli Manjani, çohet në këmbë: SPA, grusht shteti me Ballukun

Të Përzgjedhura

Euro merr për poshtë në prag të festave, sot shënoi rekordin e ri historik
Ekonomi

Forcohet euro, si këmbehen sot valutat kryesore

Nga Editor
22 Janar, 2026
0

Dollari amerikan e ka nisur ditën në territor pozitiv, duke shënuar një rritje krahasuar me ditën e djeshme. Sipas kursit...

Lexo të plotë
Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?

Çfarë kërkon qiraxhesha (sipas Ramës) Linda Karçanaj në zyrën private të Ergys Agasit?

26 Shkurt, 2026
El Niño mbërrin zyrtarisht, ekspertët paralajmërojnë verë me temperatura ekstreme

Rritje e menjëhershme e temperaturave, sinoptikanët parashikojnë 10 ditë ekstreme në vend

28 Korrik, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran

Nuk mjafton prodhimi, tani sfidë e energjisë diellore është akumulimi i saj: Si po zgjidhet problemi

5 Tetor, 2026
“Air Albania”, kompania që valëvit me krenari flamurin shqiptar në qiell

Turkish Airlines tërhiqet nga Air Albania, shet 49 për qind të aksioneve

19 Nëntor, 2025

Të Fundit

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr