• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 14 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Agjencia Kombëtare e Punësimit publikon të dhënat: Cilat profesione kërkohen më shumë sipas arsimimit?

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Nëntor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Agjencia Kombëtare e Punësimit publikon të dhënat: Cilat profesione kërkohen më shumë sipas arsimimit?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar të dhënat e radhës mbi profesionet më të kërkuara në tregun e punës për periudhën shtator–nëntor, një periudhë që përfshin zakonisht rritjen e lëvizjes së punësimit në disa sektorë kryesorë të ekonomisë. Të dhënat tregojnë se kërkesa e punëdhënësve ndryshon ndjeshëm në varësi të nivelit arsimor, duke reflektuar zhvillimin e tregut dhe mungesat më të dukshme të fuqisë punëtore.

Sipas të dhënave, për personat me arsim të lartë, sektori privat vijon të kërkojë profesionistë të specializuar. Profesionet më të kërkuara janë ekonomistët, menaxherët, specialistët e komunikimit, zhvilluesit e softuerëve, drejtuesit e shërbimeve të biznesit, inxhinierët e ndërtimit dhe specialistët e burimeve njerëzore. Kjo tregon rritjen e kërkesës për profesione që lidhen me teknologjinë, menaxhimin dhe zhvillimin e bizneseve, sektorë që janë në rritje të vazhdueshme.

Për personat me arsim të mesëm, tregu paraqet kërkesë të lartë për profesionet tradicionale të shërbimit dhe zanatit. Ndër më të kërkuarit rezultojnë kamerierët, shitësit në dyqan, marangozët, shoferët, banakierët dhe mekanikët. Këto profesione përbëjnë një pjesë të qëndrueshme të tregut, sidomos në qytetet me aktivitet të lartë tregtar dhe turistik.

Ndërsa për punëkërkuesit me arsim të ulët ose pa arsim, punëdhënësit raportojnë nevojë të madhe për role bazë, por të domosdoshme në ekonomi si punonjës pastrimi, ndihmës kuzhinierë, punëtorë ndërtimi, rrobaqepës, punëtorë krahu dhe punëtorë ndihmës. Këto profesione vazhdojnë të jenë ndër më të kërkuarat, sidomos për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe lëvizshmërisë së lartë në këta sektorë.

Sipas AKPA-s, këto të dhëna ndihmojnë për të kuptuar tendencat aktuale të tregut të punës dhe sektorët ku pritet rritje apo vështirësi në mbushjen e vendeve vakante, duke i orientuar të rinjtë dhe punëkërkuesit drejt profesioneve më të kërkuara në vend./scan.tv

Artikulli para

Ndërhyrja urgjente e Airbus, avionët mbeten në tokë, dhjetëra fluturime të anuluara në botë

Artikulli pas

Kaos me fluturimet në botë prej problemeve të Airbus, si u menaxhua situata në Rinas

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Trump shpall fentanilin “armë të shkatërrimit në masë”: Asnjë bombë nuk shkakton aq dëme
Ekonomi

Trump vendos 25% tarifa për vendet që bëjnë biznes me Iranin

13 Janar, 2026
Qeveria merr mbrapsht koncesionin e sterilizimit
Ekonomi

Qeveria merr mbrapsht koncesionin e sterilizimit

13 Janar, 2026
Një regjistër vreshtash dhe vere, ekspertët: Certifikohen produktet, plotësohen standardet e BE
Ekonomi

Një regjistër vreshtash dhe vere, ekspertët: Certifikohen produktet, plotësohen standardet e BE

13 Janar, 2026
Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer
Ekonomi

Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer

12 Janar, 2026
EKSKLUZIVE / Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park
Ekonomi

EKSKLUZIVE / Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park

12 Janar, 2026
DURANA/  Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!
Ekonomi

DURANA/ Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!

12 Janar, 2026
Artikulli pas
Kaos me fluturimet në botë prej problemeve të Airbus, si u menaxhua situata në Rinas

Kaos me fluturimet në botë prej problemeve të Airbus, si u menaxhua situata në Rinas

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turizmi rrit konsumin në vend
Ekonomi

Turizmi rrit konsumin në vend

Nga SkyWeb
13 Qershor, 2025
0

Tregtia me pakicë ka shënuar një rritje të ndjeshme në tremujorin e parë të vitit 2025, e nxitur nga rritja...

Lexo të plotë
Kosova rikthen pas 30 vitesh fabrikën e municioneve, projekti strategjik ngrihet pranë Gjakovës

Kosova rikthen pas 30 vitesh fabrikën e municioneve, projekti strategjik ngrihet pranë Gjakovës

12 Dhjetor, 2025
113 vjet ushtri shqiptare, Presidenti Begaj: Krenarë për shërbimin ndaj atdheut

113 vjet ushtri shqiptare, Presidenti Begaj: Krenarë për shërbimin ndaj atdheut

4 Dhjetor, 2025
Kosova forcon ushtrinë, blen dronë “Puma” nga SHBA

Kosova forcon ushtrinë, blen dronë “Puma” nga SHBA

8 Shtator, 2025
Këto janë 10 plazhet që rrezikojnë të zhduken në Evropë

Këto janë 10 plazhet që rrezikojnë të zhduken në Evropë

15 Tetor, 2025

Të Fundit

Pse alkooli nuk duhet ndërprerë menjëherë? Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin

Pse alkooli nuk duhet ndërprerë menjëherë? Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin

13 Janar, 2026
Trump shpall fentanilin “armë të shkatërrimit në masë”: Asnjë bombë nuk shkakton aq dëme

Trump vendos 25% tarifa për vendet që bëjnë biznes me Iranin

13 Janar, 2026
Qeveria merr mbrapsht koncesionin e sterilizimit

Qeveria merr mbrapsht koncesionin e sterilizimit

13 Janar, 2026
A ke vdekur? Del aplikacioni i ri: Dëshmo që je gjallë!

A ke vdekur? Del aplikacioni i ri: Dëshmo që je gjallë!

13 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr