• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria rregullon tregtimin e kriptovalutave, transparencë dhe licencim i detyrueshëm

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
U kthye në parajsën e kriptovalutave, Laosi u ndërpret energjinë kompanive të prodhimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po fut për herë të parë një kuadër të plotë ligjor për tregun e kripto-aseteve, me një projektligj të ri që synon të sjellë transparencë, mbrojtje të përdoruesve dhe rregulla të qarta për kompanitë që operojnë në këtë sektor.

Nisma vjen në një moment kur tregu i kriptomonedhave po rritet me shpejtësi, ndërsa rreziku për mashtrime dhe humbje të fondeve mbetet i lartë në mungesë të rregullimit.

Sipas projektligjit, çdo subjekt që emeton ose ofron shërbime me kriptomonedha do të duhet të licencohet dhe të paraqesë dokumente informuese të detajuara për projektet e tij. Dokumentet duhet të shpjegojnë rreziqet, mënyrën e funksionimit dhe të dhënat e plota të emetuesit, duke ndaluar materialet mashtruese dhe duke kërkuar informacion të saktë e të verifikueshëm.

“Në projektligj duhet të sqarohen rreziqet, mënyra e funksionimit dhe të dhënat e emetuesit. Dokumenti ndalon çdo material mashtrues dhe kërkon që informacioni të jetë i saktë dhe i verifikueshëm. Po ashtu, për herë të parë vendosen rregulla të detyrueshme për licencimin e këmbimit, kujdestarisë dhe platformave të tregtimit”, thekson Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Projektligji përcakton detyrime të reja të forta për kompanitë që ruajnë çelësat privatë dhe menaxhojnë portofolë të kripto-aseteve. Ato do të duhet të zbatojnë standarde më të larta sigurie, politika të qarta kibernetike, plane rikuperimi dhe ndarje të detyrueshme të fondeve të klientëve nga asetet e vetë kompanisë.

Risi e rëndësishme për tregun është rregullimi i tokenave të parasë elektronike, të cilët duhet të mbështeten mbi rezerva reale dhe të jenë të shlyeshëm në çdo kohë, duke rritur besimin te produktet që funksionojnë si alternativa digjitale ndaj valutave tradicionale.

“Kompanitë duhet të ndajnë fondet e klientëve nga asetet e tyre, të kenë politika të qarta të sigurisë kibernetike dhe plane rikuperimi”, thekson Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Me këtë kuadër të ri, autoritetet synojnë të rrisin besimin e konsumatorëve, të mbrojnë investitorët dhe të krijojnë një mjedis të sigurt për zhvillimin e bizneseve teknologjike, duke e afruar Shqipërinë me standardet dhe praktikat e vendeve evropiane. /skyweb.al

Artikulli para

ADN-ja e lashtë zbardh historinë e vërtetë të maceve shtëpiake

Artikulli pas

Për foltoren, socialistët dhe ata që pyesin: Po populli ku është

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri
Ekonomi

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

9 Mars, 2026
Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat
Aktualitet

Rama rikonfirmon Ballukun në krye të qarkut të Fierit dhe thotë se pak socialistë mund të bëjnë punën që ajo bën në terren

9 Mars, 2026
Artikulli pas
Për foltoren, socialistët dhe ata që pyesin: Po populli ku është

Për foltoren, socialistët dhe ata që pyesin: Po populli ku është

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kur duhet t’a kenë fëmijët telefonin e parë?
Shëndet

Kur duhet t’a kenë fëmijët telefonin e parë?

Nga Editor
30 Dhjetor, 2025
0

Në shkollat fillore anembanë botës ekziston një ndarje e heshtur: një pjesë e fëmijëve kanë tashmë smartphone, ndërsa pjesa tjetër...

Lexo të plotë
Një ekonomi në udhëkryq

Një ekonomi në udhëkryq

30 Shtator, 2025
Hyn në fuqi vendimi, Australia vendi i parë në botë që ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

Hyn në fuqi vendimi, Australia vendi i parë në botë që ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

9 Dhjetor, 2025
Kadastra nuk pyet për KLSH, 200 rekomandime që nuk marrin përgjigje

Kadastra nuk pyet për KLSH, 200 rekomandime që nuk marrin përgjigje

6 Mars, 2026
Një llogari bankare në Austri do të hedhë dritë mbi mega skandalin Bankers Petroleum, fshehje miliardash dhe pastrim parash

Zhvatja e pasurisë së shqiptarëve, si u sabotua ekzekutimi i gjobës 190 mijë euro të Bankers Petroleum

31 Janar, 2026

Të Fundit

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr