• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Europa rrezikon “të thahet” për ujë, po humbet me shpejtësi rezervat nëntokësore

Editor Nga Editor
30 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
Europa rrezikon “të thahet” për ujë, po humbet me shpejtësi rezervat nëntokësore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pjesë të mëdha të Evropës po humbin me shpejtësi rezervat e ujit të ëmbël, sipas një analize të gjerë të të dhënave satelitore të mbledhura gjatë më shumë se 20 viteve.

Studiues nga University College London, në bashkëpunim me Watershed Investigations dhe The Guardian, kanë zbuluar se sasitë totale të ujit kanë rënë ndjeshëm në Evropën jugore dhe qendrore, nga Spanja, Italia deri në Poloni e në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar.

Përdorimi i satelitëve që matin ndryshimet në fushën gravitacionale të Tokës u ka lejuar shkencëtarëve të “peshojnë” ujërat nëntokësore, liqenet, lumenjtë, lagështinë e tokës dhe akullnajat. Rezultatet paraqesin një kontinent gjithnjë e më të polarizuar: rajonet veriore e veriperëndimore, si Skandinavia dhe disa zona të Britanisë dhe Portugalisë, po bëhen më të lagështa, ndërsa pjesa më e madhe e jugut e juglindjes po përjeton tharje të fortë.

Sipas ekspertëve, ndikimi i ndryshimeve klimatike është i dukshëm. Mohammad Shamsudduha, profesor në UCL, thekson se të dhënat e ujit tokësor përputhen gjerësisht me trendet klimatike. Edhe uji nëntokësor, i konsideruar zakonisht më i qëndrueshëm  është në rënie.

Mbretëria e Bashkuar pasqyron këtë prirje kontinentale: perëndimi po lagështohet, ndërsa lindja po thahet. Në juglindje të Anglisë, ku 70% e ujit të pijshëm vjen nga nëntoka, ndryshimet në reshje dhe periudhat më të gjata të thatësirës mund të shkaktojnë probleme të mëdha.

Në nivel të BE-së, shfrytëzimi i ujit nëntokësor është rritur me 6% që nga viti 2000, pavarësisht uljes së përgjithshme të konsumit të ujit. Komisioni Evropian thotë se strategjia për qëndrueshmërinë e ujit synon t’i ndihmojë vendet të përshtaten, ndërsa humbjet në rrjetet e furnizimit variojnë nga 8% deri në 57%.

Hidrologët paralajmërojnë se reagimi i Evropës nuk po ecën me ritmin që duhet. Hannah Cloke nga Universiteti i Reading-ut thekson se pa reshjet e nevojshme në pranverë dhe verë, Anglia mund të përballet me pasoja serioze. Ajo shton se ndërtimi i rezervuarëve të rinj nuk është zgjidhja e vetme dhe masat aktuale nuk po ecin mjaftueshëm shpejt.

Shamsudduha paralajmëron se kontinentit i duhet të përgatitet për një klimë gjithnjë e më të thatë, me pasoja për bujqësinë, ekosistemet dhe madje edhe për sigurinë ushqimore. “Duhet të pranojmë se ndryshimet klimatike janë reale, po ndodhin dhe po na prekin”, thekson ai. /Skyweb.al

Etiketat: europauji
Artikulli para

Meta nis heqjen e llogarive të përdoruesve nën 16 vjeç në Australi

Artikulli pas

Rekord shpenzimesh për luftën në Europë, kompanitë e armëve “fërkojnë duart”

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rekord shpenzimesh për luftën në Europë, kompanitë e armëve “fërkojnë duart”

Rekord shpenzimesh për luftën në Europë, kompanitë e armëve "fërkojnë duart"

Të Përzgjedhura

Çfarë rrobash duhet të veshim gjatë vapës së madhe?
Shëndet

Çfarë rrobash duhet të veshim gjatë vapës së madhe?

Nga Editor
23 Gusht, 2026
0

A është i thatë apo i lagësht? Kjo është pyetja kryesore kur zgjedhim çfarë të veshim. Ndërsa bota vazhdon të...

Lexo të plotë
Kriza në Gjirin Persik, 43 anije ende të bllokuara

Kriza në Gjirin Persik, 43 anije ende të bllokuara

25 Prill, 2026
Qeveria planifikon rregulla të reja për tregtimin e peshkut, etiketa mbi origjinën, metodën e kapjes dhe nëse është shkrirë

PARADOKSI/ Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët mbushin barkun me produkte të lira importi

7 Maj, 2026
Për foltoren, socialistët dhe ata që pyesin: Po populli ku është

Për foltoren, socialistët dhe ata që pyesin: Po populli ku është

29 Nëntor, 2025
Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

10 Korrik, 2026

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr