• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

SPAK-u shpartalloi planin e aktorëve të dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa te DURANA, deputeti i PS ka një propozim për funksionimin e parkut

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
SPAK-u shpartalloi planin e aktorëve të dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa te DURANA, deputeti i PS ka një propozim për funksionimin e parkut
Share on FacebookShare on WhatsApp

Operacioni i SPAK ndaj disa kompanive të përfshira në skemën e abuzimit me fondet e AKSHI-t nxorri më pas në dritë një plan më të gjerë, që synonte shmangien e taksave përmes parkut teknologjik “Durana Tech Park” pasi paratë ishin zhvatur përmes enderëve të manipuluar.

 Skyweb.al raportoi më herët se aktorët kryesorë të dosjes AKSHI kishin përgatitur një skemë për të kaluar aktivitetin e tyre drejt këtij parku nga 1 janari 2026, duke synuar përfitimin e përjashtimeve të plota fiskale që parashikon ligji për parqet teknologjike.

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

Skema parashikonte krijimin e kompanive të reja me emra të ndryshëm, por me të njëjtët pronarë dhe administratorë që qëndrojnë pas subjekteve të përfshira në hetimet për tenderët e AKSHI-t.

Në këtë mënyrë synohej anashkalimi i ndalimit ligjor për transferimin e drejtpërdrejtë të aktivitetit ekzistues vetëm për përfitime fiskale.

Kjo lëvizje lidhet me ndryshimet fiskale që hynë në fuqi në vitin 2026, ku u hoq norma preferenciale 5% për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe u rikthye tatim-fitimi standard prej 15%.

Në këtë kontekst, mekanizmi i parqeve teknologjike u përdor si alternativë për të shmangur këtë barrë tatimore, pasi ofron përjashtime nga tatim-fitimi, TVSH dhe taksat mbi pagat për një periudhë 10 deri në 15 vjet.

Megjithatë, pavarësisht se parku teknologjik “Durana” nuk ekziston fizikisht, ai ka operuar për disa muaj në formë virtuale, duke regjistruar kompani rezidente dhe duke krijuar bazën për përfitime fiskale.

Ndërkohë, një projektligj për ndryshimin e ligjit të vitit 2022 për parqet teknologjike, i miratuar në dy komisione parlamentare, synon të formalizojë pikërisht këtë praktikë, duke njohur për herë të parë funksionimin virtual të parkut.

Gëzim Hoxha i FIRST, njeriu “hije” i dy dosjeve AKSHI dhe Durana Tech Park: Kompani guaskë në “Parajsën Fiskale” në Xhafzotaj

Sipas projektligjit të miratuar sot në Kuvend, aktivitetet e parkut mund të zhvillohen edhe në distancë, ndërsa nisja e veprimtarisë lidhet me marrëveshjen mes zhvilluesit dhe institucionit përgjegjës.

Nga verifikimet mbi listën e kompanive të regjistruara në “Durana Tech Park” rezulton se një pjesë e tyre lidhen drejtpërdrejt ose indirekt me emra të përfshirë në hetimet e SPAK për AKSHI-n.

Në disa raste, të njëjtët individë shfaqen si pronarë apo administratorë në kompani të reja të regjistruara në park, ndërkohë që mbajnë pozicione kyçe edhe në subjektet që kanë përfituar tendera publikë.

Mes rasteve të evidentuara përfshihen kompani të lidhura me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, si dhe persona të afërt me ta, të cilët rezultojnë të angazhuar paralelisht në disa struktura të ndryshme biznesi.

Po ashtu, persona ndaj të cilëve janë vendosur masa sigurie në kuadër të hetimeve, kanë regjistruar kompani të reja në park në një periudhë shumë të shkurtër në fund të vitit 2025, duke shtuar dyshimet për një veprim të koordinuar.

Të gjitha këto zhvillime sugjerojnë se ishte ndërtuar një plan i mirëorganizuar për të vijuar përfitimin e fondeve publike, duke i zhvendosur aktivitetet në një regjim me zero taksa.

Nga ana tjetër, opozita ka ngritur shqetësime për ligjshmërinë e këtij modeli. Deputetët kanë theksuar se parku nuk ekziston fizikisht dhe se funksionimi virtual bie ndesh me ligjin aktual, ndërsa kanë paralajmëruar për deformim të konkurrencës dhe trajtim preferencial të disa kompanive.

Gjithashtu, është ngritur shqetësimi për mungesën e një analize të ndikimit në buxhet dhe për rrezikun e shkeljes së rregullave të Bashkimit Europian për konkurrencën.

Në këtë situatë, hetimet e SPAK duket se kanë ndërprerë këtë skemë në fazën e saj fillestare, ndërsa fokusi është zgjeruar edhe te aktiviteti i “Durana Tech Park”, për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me një mekanizëm të strukturuar për shmangie taksash dhe përfitime të paligjshme. /skyweb.al

Etiketat: akshidurana
Artikulli para

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

Artikulli pas

Trump prezanton aplikacionin e ri, lajme në kohë reale nga Shtëpia e Bardhë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Trump prezanton aplikacionin e ri, lajme në kohë reale nga Shtëpia e Bardhë

Trump prezanton aplikacionin e ri, lajme në kohë reale nga Shtëpia e Bardhë

Të Përzgjedhura

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset
Aktualitet

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

Nga Editor
8 Qershor, 2026
0

Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për lejet e mjedisit”, duke vendosur standarde më të...

Lexo të plotë
Ryanair ndryshon procedurat e imbarkimit, çfarë duhet të dini nga 12 nëntori

Ryanair ndryshon procedurat e imbarkimit, çfarë duhet të dini nga 12 nëntori

8 Nëntor, 2025
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Dollari dobësohet, euro ruan “stabilitetin”, si paraqitet tregu valutor

4 Shkurt, 2026
Turizmi qarkulloi më shumë para, akomodimi dhe ushqimi rritje të lartë

Turizmi qarkulloi më shumë para, akomodimi dhe ushqimi rritje të lartë

8 Shtator, 2025
Vlera kap nivele rekord, sa ton ar ruan Banka e Shqipërisë

Vlera kap nivele rekord, sa ton ar ruan Banka e Shqipërisë

30 Qershor, 2025

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr