• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Vlera kap nivele rekord, sa ton ar ruan Banka e Shqipërisë

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Qershor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Vlera kap nivele rekord, sa ton ar ruan Banka e Shqipërisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë historik këtë vit.

Sipas informacionit nga Banka Qendrore, në fund të muajit prill rezervat e arit monetar arritën vlerën e 313 milionë eurove, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave më të fundit, në 31 dhjetor 2024, sasia e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ishte afërsisht 109 mijë onz ose rreth 3.4 tonë. Sasia e rezervës ka ngelur e pandryshuar në raport me vitin 2023.

Rritja e vlerës së arit monetar i detyrohet rrjedhimisht ecurisë së çmimit të tij në tregjet ndërkombëtare, që kanë shfaqur një tendencë në qartë rritëse në vitin e fundit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill një onz ar këmbehej afërsisht me 285 mijë lekë, ndërsa në mesin e muajit qershor vlera e kursit të arit ka arritur në 289 mijë lekë, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë. Ky ndryshim përkon afërsisht me rritjen e vlerës së arit monetar brenda rezervës valutore të vendit.

Blerja e fundit e rezervave të arit, sipas informacionit publik të disponueshëm nga Banka e Shqipërisë, është kryer në vitin 2023. Në kuadër të rivlerësimit periodik të peshës së arit monetar në rezervën valutore, në shkurt 2023, Këshilli Mbikëqyrës mori vendim për blerjen e 28 lingotave ar, në sa si 11,200 onz ose rreth 0.35 tonë.

Rezervat e arit përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të rezervës valutore të vendit, me rreth 4.7% të vlerës së aseteve totale të kësaj rezerve. Megjithatë, pesha e arit në strukturën e rezervës valutore është në rritje në vitet e fundit. Një vit më parë, ai përbënte 4.3% të vlerës së mjeteve të rezervës, ndërsa dy vjet më parë më pak se 4%.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit shkurt arriti në 6.73 miliardë euro, në rritje me 7.4% që nga fillimi i vitit dhe me 23.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitin e kaluar, rritja e rezervës valutore u ndikua nga blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor. Sipas informacionit zyrtar të publikuar në fund të marsit, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.

Banka e Shqipërisë ka planifikuar një rritje të mëtejshme të blerjeve të valutës në vitin 2025, të paktën në pjesën që lidhet me rezervën valutore, megjithatë, siç kanë treguar të dhënat e deritanishme të vitit të kaluar, blerjet më të mëdha kanë qenë ato direkte, me objektiv kontrollin e kursit të këmbimit.

Ndërsa në pjesën e parë të këtij viti vlera e rezervës u ndikua pozitivisht nga emetimi i Eurobondit të radhës nga qeveria shqiptare. Në përfundim të procesit, u emetuan 650 milionë euro Eurobonde me maturim 10-vjeçar dhe fondet e siguruara prej tyre u transferuan në llogaritë e qeverisë shqiptare pranë Bankës së Shqipërisë. Kjo i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rritjes së rezervës valutore. /monitor

Artikulli para

Kaos me mikrokreditë, ndërrohen 4 herë administratorët e MCA dhe FINAL

Artikulli pas

“Punë pa bereqet”, produktiviteti i shqiptarëve më ulëti në rajon

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rritet ndjeshëm numri i bizneseve të huaja në Shqipëri

10 Tetor, 2026
Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Paratë nga shitja e shtëpisë apo trashëgimia, do të garantohen në banka deri në 15 milionë lekë

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Punë pa bereqet”, produktiviteti i shqiptarëve më ulëti në rajon

“Punë pa bereqet”, produktiviteti i shqiptarëve më ulëti në rajon

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD
Ekonomi

Tatimet do të monitorojnë në kohë reale të gjitha transaksionet në kriptomonedha

Nga SkyWeb
19 Korrik, 2026
0

Çdo qytetar shqiptar që kryen transaksione në kriptomonedha, brenda apo jashtë vendit, do të raportohet në kohë reale tek administrata...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

5 Shtator, 2026
Dhoma Amerikane kundër paqes fiskale: Nxit pastrimin e parave, legalizon kapitalin e dyshimtë

Dhoma Amerikane kundër paqes fiskale: Nxit pastrimin e parave, legalizon kapitalin e dyshimtë

11 Dhjetor, 2025
Belshi vlerësohet me çmim për turizëm të qëndrueshëm në Panairin e Turizmit në Berlin

Belshi vlerësohet me çmim për turizëm të qëndrueshëm në Panairin e Turizmit në Berlin

5 Mars, 2026
Ibrahimaj thotë se qeveria s’beson se çmimet janë të papërballueshme

Ibrahimaj thotë se qeveria s’beson se çmimet janë të papërballueshme

29 Qershor, 2026

Të Fundit

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

10 Tetor, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr