• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Punë pa bereqet”, produktiviteti i shqiptarëve më ulëti në rajon

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Qershor, 2025
në Ekonomi
A A
“Punë pa bereqet”, produktiviteti i shqiptarëve më ulëti në rajon
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktiviteti të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, por rendimenti i punonjësve shqiptarë është gjithashtu më i ulëti në Rajon.

Një analizë krahasuese e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)-së e publikuar këto ditë tregoi se mesatarja e prodhimit për orë pune në Shqipëri ishte 18 USD për periudhën 2020-2023, rezultati më i ulët ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (WB6).

Nga periudha 2014-2016 deri në 2020-2023 produktiviteti i punës shënoi progres të ngadaltë me vetëm USD për orë pune, me një ecuri shumë më të ngadaltë se fqinjët. Ndërsa hendeku me BE-në është shumë i madh pasi prodhimi për orë pune është 68 USD.

Vlera më e lartë e prodhimit për orë pune në Rajon është në Mal të Zi me 33 USD nga 27 që ishte gjatë 2014-2016. Në vend të dytë renditet Maqedonia e Veriut me 31 USD, e ndjekur nga Kosova me 27 USD, Serbia me 25 USD prodhim për orë pune, Bosnja me 23 USD për orë dhe Shqipëria me vetëm 18 USD.

Mesatarja e prodhimit për orë pune në Rajon është 27 USD, teksa Shqipëria prodhon rreth 35% më pak për orë pune se niveli i rajonit dhe rreth 1 të katërtën e produktivitetit mesatar të BE-së.

Produktiviteti i ulët i punës në vendin tonë vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë tonë, ku dominojnë bujqësia dhe tregtia me vlerë të shtuar të ulët. Duke qenë se ekonomia jonë është shumë e industrializuar, investimet në makineri, automatizim dhe TIK për frymë janë më të ulëtat në rajon.

Produktiviteti i punës në Shqipëri mbetet pengesa kryesore për rritjen e pagave dhe konvergencën ekonomike. Pa reforma strukturore që nxisin inovacionin, teknologjinë dhe kapitalin njerëzor, hendeku me rajonin dhe BE-në mund të thellohet më tej në vijim analizojnë ekspertizat ndërkombëtare. Për biznesin dhe politikë-bërësit shqiptarë, nxitja e produktivitetit nuk është më një opsion, por domosdoshmëri për konkurrueshmëri afatgjatë.

OECD sugjeron se vendi ynë duhet të investojë shumë më tepër në arsim cilësor, në arsim cilësor, në trajnim profesional dhe në krijimin e kushteve që të rinjtë dhe profesionistët të qëndrojnë në vend në mënyrë që ekonomia të ketë kapitalin njerëzor për të prodhuar më shumë vlerë.

Informaliteti dhe emigrimi kanë vepruar si pengesa në produktivitetin e sektorit privat shqiptar.

Informaliteti i lartë i atribuohet në një pjesë e mirë produktivitetit të ulët, pasi bizneset e paformalizuara operojnë me kapacitete të dobëta. Sakaq, emigrimi masiv ka zvogëluar fuqinë punëtore, duke reduktuar veçanërisht shtresën më të kualifikuar të saj./monitor

Artikulli para

Vlera kap nivele rekord, sa ton ar ruan Banka e Shqipërisë

Artikulli pas

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  Zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit
Ekonomi

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani
Ekonomi

Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

14 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

14 Tetor, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
Pse një domain në internet mund të kushtojë dhjetëra milionë euro
Ekonomi

Pse një domain në internet mund të kushtojë dhjetëra milionë euro

14 Tetor, 2026
Artikulli pas
One Albania prezanton ‘One Business Select’:  Zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  Zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

Të Përzgjedhura

“The Guardian”: Udhëtim në Alpet Shqiptare, një nga destinacionet më autentike të turizmit malor në Evropë
Turizëm

TTW: Nga Riviera te Alpet, turizmi në Shqipëri nxit zhvillimin ekonomik

Nga Editor
13 Mars, 2026
0

Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet turistike më tërheqëse në Evropë, shkruan “Travel and Tour World”....

Lexo të plotë
Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit

Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit

7 Mars, 2026
Pse bateria humbet fuqinë? Studimi i ri jep përgjigjen

Pse bateria humbet fuqinë? Studimi i ri jep përgjigjen

15 Mars, 2026
OLAF flet për skandalin e fondeve IPARD në Shqipëri: Si u shpërdoruan 33 milionë euro të taksapaguesve europianë për tarafin e politikanëve

OLAF flet për skandalin e fondeve IPARD në Shqipëri: Si u shpërdoruan 33 milionë euro të taksapaguesve europianë për tarafin e politikanëve

9 Tetor, 2025
INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR

Gati gjysma e familjeve me fëmijë në Shqipëri në rrezik varfërie, dy herë më e lartë se mesatarja e BE

6 Maj, 2026

Të Fundit

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

14 Tetor, 2026
Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

14 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr