• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Nëntor, 2026
në Aktualitet
A A
Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, pritën sot së bashku në Pallatin Quirinale kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali.

Takimi iu kushtua komunitetit arbëresh, i cili prej më shumë se pesë shekujsh ruan gjuhën, traditat dhe identitetin e tij, duke përfaqësuar një lidhje të veçantë historike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet historike dhe vëllazërore mes dy vendeve, duke e cilësuar komunitetin arbëresh si dëshmi të gjallë të kësaj miqësie.

“Miqësitë mes shteteve mund të ndërtohen nga interesat e përbashkëta, ndërsa vëllazëria lind nga historia, nga kujtesa, lind nga lidhjet njerëzore. Ju, të dashur arbëreshë, jeni themeli i kësaj vëllazërie”, u shpreh Begaj.

Kreu i Shtetit falënderoi Presidentin Mattarella për organizimin e takimit, duke e cilësuar atë një mik të madh të Shqipërisë dhe mbështetës të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Begaj theksoi se Italia mbetet një aleate e besueshme, partnere strategjike dhe një nga mbështetëset më të vendosura të aspiratave evropiane të Shqipërisë.

Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij Presidenti ia kushtoi rolit të arbëreshëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Itali, duke vlerësuar kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve.

Ai nënvizoi se ruajtja e identitetit kombëtar dhe integrimi në shoqërinë pritëse nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, por kontribuojnë në pasurimin dhe forcimin e saj.

“Sot, krahas komunitetit historik arbëresh, qëndron edhe komuniteti i ri i shqiptarëve, që prej dekadash jetojnë, studiojnë, punojnë dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre në Itali. Ata janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës ekonomike, shoqërore, akademike dhe kulturore italiane”, deklaroi Begaj.

Sipas tij, këto dy komunitete, megjithëse të ndara nga shekuj historie, bashkohen nga aftësia për t’u integruar dhe për të ruajtur lidhjen me origjinën.

Presidenti vlerësoi gjithashtu aleancën Shqipëri-Itali në kuadër të NATO-s dhe synimin që të dy vendet të jenë së bashku edhe në Bashkimin Evropian.

Në përfundim të fjalës, Begaj u bëri thirrje kryetarëve të komunave arbëreshe të vazhdojnë përpjekjet për ruajtjen dhe transmetimin e gjuhës, riteve, traditave dhe kulturës te brezat e rinj.

“Bëjini të rinjtë të dashurohen me këtë traditë!”, ishte mesazhi i Presidentit shqiptar.

Në fund të takimit, Presidenti Begaj dhe Presidenti Mattarella shkëmbyen dekorata në shenjë vlerësimi të ndërsjellë për kontributin në forcimin e vëllazërisë, miqësisë dhe aleancës strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Artikulli para

Hiqet taksa 27 lekë për karburantet, por vjen Vinjeta! Pagesë e re për makinat që përdorin rrugët kombëtare

Artikulli pas

Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Aktualitet

Bonusi i ri për bebet, Rama zbulon skemën: Sa do të jepet çdo muaj për 5 vitet e para të jetës

9 Nëntor, 2026
AMP kërkon 108 milionë lekë shtesë për vitin 2027, Qose: Plotësojmë nevojat hetimore me punonjës të rinj
Aktualitet

AMP kërkon 108 milionë lekë shtesë për vitin 2027, Qose: Plotësojmë nevojat hetimore me punonjës të rinj

9 Nëntor, 2026
Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni
Aktualitet

Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni

9 Nëntor, 2026
Bashkëshorti i zv/guvernatores në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome
Aktualitet

Bashkëshorti i zv/guvernatores në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome

9 Nëntor, 2026
Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026
Aktualitet

Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

8 Nëntor, 2026
Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?
Aktualitet

Milionat e AKSHI-t te vëllai i Vlora Hysenit? SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

8 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?

Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?

Të Përzgjedhura

Karakaçi: Kompania e vetme në garë u tërhoq nga projekti i Porto Romanos për shkak të rritjes së kostove
Ekonomi

Karakaçi: Kompania e vetme në garë u tërhoq nga projekti i Porto Romanos për shkak të rritjes së kostove

Nga SkyWeb
16 Prill, 2026
0

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka sqaruar në Kuvend arsyet e tërheqjes së kompanisë së vetme që kishte...

Lexo të plotë
Big Brother Policia, mijëra kamera në gjithë Shqipërinë: Regjistrohet kompania e deoncuar nga Ahmetaj që do të marrë 140 mln dollarët e Smart City

Big Brother Policia, mijëra kamera në gjithë Shqipërinë: Regjistrohet kompania e deoncuar nga Ahmetaj që do të marrë 140 mln dollarët e Smart City

10 Janar, 2026
Shqiptarët kanë 1.5 trilionë Lekë depozita në banka, ndryshon trendi në raport me Euron

Shqiptarët kanë 1.5 trilionë Lekë depozita në banka, ndryshon trendi në raport me Euron

5 Shkurt, 2026
LOJA VAZHDON/ Ermal Beqiri në arrati, tani në vend të tij tenderët e AKSHI-t po i merr kunati Gentian Likaj ?

LOJA VAZHDON/ Ermal Beqiri në arrati, tani në vend të tij tenderët e AKSHI-t po i merr kunati Gentian Likaj ?

14 Mars, 2026
Vizitorët e huaj po qëndrojnë më gjatë dhe shpenzojnë më shumë në shtator

Vizitorët e huaj po qëndrojnë më gjatë dhe shpenzojnë më shumë në shtator

17 Nëntor, 2025

Të Fundit

Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e shpenzimeve mujore vetëm për këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale

Bonusi i ri për bebet, Rama zbulon skemën: Sa do të jepet çdo muaj për 5 vitet e para të jetës

9 Nëntor, 2026
Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?

Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?

9 Nëntor, 2026
Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe

Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr