• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Hiqet taksa 27 lekë për karburantet, por vjen Vinjeta! Pagesë e re për makinat që përdorin rrugët kombëtare

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Heqja e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër naftë dhe benzinë, e parashikuar nga qeveria duke nisur nga 1 janari 2027, do të shoqërohet me një skemë të re tarifimi për automjetet që përdorin rrugët kombëtare.

Një projektligj i depozituar në Kuvend nga deputeti socialist Andi Qose parashikon vendosjen e vinjetës, një tarifë për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar, e cila do të paguhet nga pronarët e automjeteve.

Nisma synon ndryshimin e ligjit nr. 8308, datë 18 mars 1998, “Për transportet rrugore”, duke zhvendosur mënyrën e financimit të infrastrukturës rrugore nga taksimi i karburantit drejt pagesës së lidhur me automjetin.

Sipas projektligjit, vinjeta do të zbatohet për automjetet e lehta dhe autobusët, ndërsa deri më 31 dhjetor 2029 do të përfshijë edhe mjetet e rënda që transportojnë mallra.

Si do të paguhet vinjeta?

Për makinat e regjistruara në Shqipëri, tarifa vjetore e vinjetës parashikohet të përfshihet në taksën vjetore të automjeteve. Kjo do të thotë se pronarët e mjeteve do ta paguajnë atë së bashku me detyrimet e përvitshme.

Ndërkohë, automjetet me targa të huaja që hyjnë në Shqipëri do të duhet të blejnë vinjetën në pikat e kalimit kufitar ose nëpërmjet platformave elektronike.

Projektligji parashikon tarifa të ndryshme në varësi të kohëzgjatjes së përdorimit të rrugëve, duke filluar nga një ditë deri në 365 ditë.

Për vinjetën ditore, tavani i pagesës do të jetë deri në 9% të tarifës vjetore, për atë javore deri në 11%, ndërsa vinjeta 10-ditore deri në 12%.

Për vinjetën 30-ditore tarifa mund të arrijë deri në 19% të pagesës vjetore, ndërsa për atë 60-ditore deri në 30%.

Vlera konkrete në lekë e vinjetës mbetet për t’u përcaktuar nëpërmjet akteve përkatëse.

Kush do t’i mbledhë paratë dhe si do të kontrollohen makinat?

Sipas nismës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të jetë përgjegjëse për emetimin e vinjetës, ndërsa shoqëria EKORR sh.a. do të merret me shpërndarjen dhe shitjen e saj.

Të dy institucionet do të mbajnë një pjesë të të ardhurave në formën e tarifës së agjentit, për mbulimin e kostove të funksionimit, ndërsa pjesa e mbetur do të derdhet në buxhetin e shtetit.

Kontrolli i pagesës do të kryhet përmes kamerave të Policisë së Shtetit që lexojnë targat e automjeteve dhe i verifikojnë ato në regjistrat elektronikë.

Për automjetet që qarkullojnë pa vinjetë të vlefshme parashikohet gjobë e barabartë me tarifën mujore të kategorisë përkatëse, krahas detyrimit për t’u pajisur me vinjetë.

Nga kjo skemë përjashtohen segmentet rrugore me koncesion ose PPP, si dhe urat dhe tunelet ku paguhet një tarifë e veçantë.

Qeveria do të ketë mundësi të përcaktojë reduktime ose përjashtime për automjetet elektrike, ato me hidrogjen, mjetet me emetime të ulëta dhe kategori të tjera.

Nisma vjen në një kohë kur paketa fiskale e vitit 2027 parashikon edhe ndryshime të rëndësishme në taksimin vjetor të automjeteve, përfshirë rritjen e detyrimeve për një pjesë të konsiderueshme të tyre.

Nëse projektligjet miratohen, drejtuesit e mjeteve do të përfitojnë nga heqja e taksës së qarkullimit në çmimin e karburantit, por do të përballen me një sistem të ri pagesash vjetore për automjetin dhe përdorimin e rrugëve kombëtare. /skyweb.al

Artikulli para

AMP kërkon 108 milionë lekë shtesë për vitin 2027, Qose: Plotësojmë nevojat hetimore me punonjës të rinj

Artikulli pas

Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e shpenzimeve mujore vetëm për këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Aktualitet

Bonusi i ri për bebet, Rama zbulon skemën: Sa do të jepet çdo muaj për 5 vitet e para të jetës

9 Nëntor, 2026
Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
Ekonomi

Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

9 Nëntor, 2026
Lushnja u bë me det, por Eriselda Sefa e lëshon pa frena: 33 karburante pa licencë, “gropë” me taksat dhe kaos me tokat e investimet, KLSH “fundos” bashkine
Ekonomi

Lushnja u bë me det, por Eriselda Sefa e lëshon pa frena: 33 karburante pa licencë, “gropë” me taksat dhe kaos me tokat e investimet, KLSH “fundos” bashkine

9 Nëntor, 2026
Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni
Aktualitet

Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni

9 Nëntor, 2026
Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?
Aviacion

Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe

Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe

Të Përzgjedhura

Thellohet hendeku i pagave, kush paguan më mirë, shteti apo privati?
Ekonomi

Thellohet hendeku i pagave, kush paguan më mirë, shteti apo privati?

Nga Editor
15 Shtator, 2025
0

Paga mesatare në sektorin privat gjatë vitit 2024 ishte 22.7% më e ulët se në sektorin shtetëror, duke thelluar ndjeshëm...

Lexo të plotë
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës

Rritja e transaksioneve nga bankomatet, BSH kërkon më shumë transparencë nga bankat për komisionet

4 Shkurt, 2026
AKSHI “shkundet” në SPAK, KPP zhbllokon tenderin e radhës 7.7 milionë euro

Tenderë sekretë, dhunë dhe rrëmbime: Fitimet marramendëse të kontraktorëve të AKSHI-t

24 Dhjetor, 2025
Trembet Vangjel Tavo , heq dorë nga “Himara Invest” shpk pas dekonspirimit të planit të zhvatjes së pronave në Himarë?

Trembet Vangjel Tavo , heq dorë nga “Himara Invest” shpk pas dekonspirimit të planit të zhvatjes së pronave në Himarë?

21 Mars, 2026
Adoleshentët shqiptarë “dembelë” ushqehen mirë, por 75% bëjnë jetë sedentare

Adoleshentët shqiptarë “dembelë” ushqehen mirë, por 75% bëjnë jetë sedentare

1 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e shpenzimeve mujore vetëm për këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale

Bonusi i ri për bebet, Rama zbulon skemën: Sa do të jepet çdo muaj për 5 vitet e para të jetës

9 Nëntor, 2026
Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?

Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?

9 Nëntor, 2026
Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe

Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr