• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Thellohet hendeku i pagave, kush paguan më mirë, shteti apo privati?

Editor Nga Editor
15 Shtator, 2025
në Ekonomi
A A
Thellohet hendeku i pagave, kush paguan më mirë, shteti apo privati?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Paga mesatare në sektorin privat gjatë vitit 2024 ishte 22.7% më e ulët se në sektorin shtetëror, duke thelluar ndjeshëm diferencën krahasuar me vitin 2023 (19.9%) dhe vitin 2022 (16.3%).

Sipas të dhënave të INSTAT, punonjësit e administratës publike fituan mesatarisht 92,069 lekë bruto në muaj, me një rritje prej 12.4% në krahasim me një vit më parë. Në të kundërt, paga mesatare bruto në sektorin privat arriti në 71,179 lekë, duke u rritur me 8.5% krahasuar me 2023. Diferenca mes dy sektorëve në vitin 2024 arriti 20,890 lekë në favor të administratës.

Hendeku i pagave është thelluar kryesisht për shkak të rritjes së fortë të pagave në administratën publike, ndërkohë që bizneset private, sidomos ato të vogla e të mesme, janë përballur me kosto të larta operative nga inflacioni dhe shtrenjtimi i burimeve, duke mos arritur të ndjekin të njëjtin ritëm.

Të dhënat për periudhën 2014–2024 tregojnë një rritje të vazhdueshme të pagave në të dy sektorët, por me ritme të ndryshme.

Në vitin 2014 paga mesatare në shtet ishte 53,025 lekë, ndërsa në privat 41,970 lekë,  hendek prej 20.8%. Në vitin 2018 paga mesatare në shtet 61,023 lekë, në privat 45,759 lekë, me diferencë 25%. Në vitin 2022 hendeku ra në nivelin më të ulët të dekadës, vetëm 16.8%, për shkak të rritjes më agresive të pagave në sektorin privat, të nxitur nga emigracioni dhe kërkesa për fuqi punëtore.

Në vitin 2023 hendeku u rrit sërish në 19.9%. ndërsa në vitin 2024, diferenca arriti 22.7%, niveli më i lartë i viteve të fundit.

Në vitin 2024, qeveria ndërmori një nga rritjet më të mëdha të pagave në administratë gjatë dekadës së fundit, në kuadër të reformës së pagave. Qëllimi ishte të tërhiqte dhe mbante profesionistë në sektorë strategjikë si arsimi, shëndetësia, drejtësia dhe siguria kombëtare.

Ndërkohë, sektori privat, edhe pse ka njohur rritje të pagave, mbetet prapa për shkak të kufizimeve financiare dhe presioneve të tregut, duke e lënë hendekun me sektorin publik më të thelluar se kurrë më parë. /Skyweb.al

Etiketat: pagat
Artikulli para

Komisionet e larta, kompanitë e dërgesave të parave grijnë emigrantët: Mbi 20 euro tarifë për 345 euro

Artikulli pas

Presidenti Begaj dekreton Kryeministrin dhe ministrat, “Diellën” e mban Rama

Editor

Editor

Nga Kategoria

LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave
Ekonomi

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Struktura e shpenzimeve, shqiptarët punojnë për t’u ushqyer, europianët për të jetuar

13 Nëntor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

LISTA/ Kadastra kërkon pronarët e 1 818 pronave: Na shkruani t’ju mbyllim Legalizimin!

13 Nëntor, 2026
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?
Ekonomi

Qeveria përgatit ndryshimin e skemës së pensioneve, ekonomisti paralajmëron: Mund të preket indeksimi i pensioneve të larta

13 Nëntor, 2026
Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj dekreton Kryeministrin dhe ministrat, “Diellën” e mban Rama

Presidenti Begaj dekreton Kryeministrin dhe ministrat, "Diellën" e mban Rama

Të Përzgjedhura

Si të jesh shefi “cool” pa kaluar kufijtë?
Shëndet

Si të jesh shefi “cool” pa kaluar kufijtë?

Nga Editor
29 Gusht, 2026
0

Shefat amerikanë duan të jenë “cool”. Por sot kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh njeriu që gjallëron festën...

Lexo të plotë
Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

22 Dhjetor, 2025
Shqipëria pajiset me sistemet raketore “Javelin”

Shqipëria pajiset me sistemet raketore “Javelin”

24 Dhjetor, 2025
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

16 Qershor, 2026
Fitimet e BMW bien në nivelin më të ulët që nga pandemia, presioni nga Kina dhe tarifat godasin industrinë gjermane të makinave

Fitimet e BMW bien në nivelin më të ulët që nga pandemia, presioni nga Kina dhe tarifat godasin industrinë gjermane të makinave

12 Mars, 2026

Të Fundit

LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr