• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Një pjesë nga shkallët e Kullës Eiffel u shit në ankand për 450 mijë euro

Editor Nga Editor
26 Maj, 2026
në Aktualitet
A A
0
Një pjesë nga shkallët e Kullës Eiffel u shit në ankand për 450 mijë euro
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një segment spiral i shkallëve origjinale të Kullës Eiffel u shit për më shumë se 450 mijë euro në një ankand në Paris të enjten e kaluar, raporton Reuters.

Blerësi, i cili ndodhej në sallën e ankandit, u bë pronar i një pjese shkallësh me 14 hapa, rreth 2.7 metra e lartë, me peshë 1.4 ton dhe që daton nga viti 1889, viti kur u përfundua monumenti ikonë që ngrihet mbi qendrën e Parisit.

“Kur blen një pjesë të Kullës Eiffel, po blen një pjesë të Parisit, së bashku me gjithë imagjinatën dhe simbolikën që ajo përfaqëson”, tha Sabrina Dolla, drejtoreshë e dizajnit Art Deco në shtëpinë e ankandeve Artcurial Paris, ku u zhvillua shitja.

Më shumë se katër dekada më parë, një total prej 160 metrash shkallë u prenë në segmente më të vogla dhe u shitën, ndërsa u zëvendësuan nga ashensorët që sot transportojnë vizitorët drejt platformës më të lartë panoramike të Kullës Eiffel.

Segmenti i nxjerrë në ankand të enjten u shit për 450,160 euro (rreth 521,825 dollarë), trefishi i vlerës maksimale të parashikuar para shitjes, e cila llogaritej mes 120 mijë dhe 150 mijë eurove.

Në vitin 2008, një tjetër segment u shit tek një blerës privat amerikan për një shifër rekord prej 550 mijë eurosh. Pjesë të tjera të shkallëve të Kullës Eiffel, me gjatësi nga 3 deri në 9 metra, ruhen në vende prestigjioze në mbarë botën.

Disa segmente ndodhen pranë Statujës së Lirisë në Nju Jork, në kopshtet e Fondacionit Yoshi në Yamanashi të Japonisë, si edhe në koleksione private jashtë Francës.

Sipas Dolla-s, Lojërat Olimpike Paris 2024, ku monumente si Kulla Eiffel, Place de la Concorde dhe Grand Palais ishin në qendër të vëmendjes, kanë rritur interesin e koleksionistëve për kullën ikonike.

“Po shohim padyshim një interes të ri për simbolikën që ajo përfaqëson dhe për vlerën e saj estetike”, shtoi ajo. /skyweb.al

Etiketat: kulla eiffel
Artikulli para

Mjekët: Rrjetet sociale janë po aq të dëmshme për fëmijët sa pirja e duhanit

Artikulli pas

Tatimet publikojnë formularët për aplikimin e Paqes Fiskale dhe rideklarimit të pasqyrave

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët
Aktualitet

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari
Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

8 Tetor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje intensive, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron përmbytje në disa qytete

8 Tetor, 2026
Kreu i AMP, Klevis Qose merr pjesë në Konferencën e 25-të Vjetore të EPAC/EACN
Aktualitet

Kreu i AMP, Klevis Qose merr pjesë në Konferencën e 25-të Vjetore të EPAC/EACN

8 Tetor, 2026
Marjana Koçeku thirrje deputetëve të PS të votojnë kundër reformës territoriale: Mos i braktisni komunitetet
Aktualitet

Marjana Koçeku thirrje deputetëve të PS të votojnë kundër reformës territoriale: Mos i braktisni komunitetet

8 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor

Tatimet publikojnë formularët për aplikimin e Paqes Fiskale dhe rideklarimit të pasqyrave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Erdogani i dhuron Ramës avionin qeveritar turk, kryeministri s’mbetet pa charter personal pas falimentit të Air Albania
Aktualitet

Erdogani i dhuron Ramës avionin qeveritar turk, kryeministri s’mbetet pa charter personal pas falimentit të Air Albania

Nga SkyWeb
25 Dhjetor, 2025
0

Qeveria e Turqisë do t’i dhurojë qeverisë shqiptare një avion VIP Airbus A319-115J, i konfiguruar për përdorim qeveritar, në kuadër...

Lexo të plotë
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Falja tatimore, fshihen 306 milionë euro detyrime dhe gjoba për mbi 130 mijë tatimpagues

22 Qershor, 2026
Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar, alarm për shëndetin publik (VIDEO)

Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar, alarm për shëndetin publik (VIDEO)

29 Maj, 2026
“Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore në Evropë për një arratisje verore

“Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore në Evropë për një arratisje verore

26 Gusht, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

23 Tetor, 2025

Të Fundit

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr