• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tatimet publikojnë formularët për aplikimin e Paqes Fiskale dhe rideklarimit të pasqyrave

Editor Nga Editor
26 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
0
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor
Share on FacebookShare on WhatsApp

Që prej datës 15 maj 2026 kanë nisur zyrtarisht aplikimet për lidhjen e Marrëveshjes së Paqes Fiskale dhe rideklarimin e pasqyrave financiare. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është data 5 qershor 2026.

Sipas njoftimit të Administratës Tatimore, aplikimi kryhet online në sistemin “e-Filing”, përmes shërbimit “Aplikim për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”.

Të drejtën për të aplikuar e kanë tatimpaguesit që janë subjekt i Tatimit mbi të Ardhurat e Korporatave ose Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi dhe që plotësojnë disa kushte ligjore, mes të cilave:

  • të ushtrojnë aktivitet ekonomik në Shqipëri;
  • të kenë realizuar mbi 14 milionë lekë të ardhura bruto në vitin paraardhës;
  • të mos kenë detyrime tatimore të papaguara ose të padeklaruara;
  • të mos jenë në proces ankimi administrativ;
  • të mos jenë subjekt hetimesh apo procedimesh penale në fushën tatimore;
  • të mos jenë dënuar për mashtrim tatimor, pastrim parash apo fshehje të ardhurash;
  • të mos realizojnë projekte koncesionare.

Për aplikimin, bizneset duhet të plotësojnë formularin online dhe të ngarkojnë dokumentacionin përkatës, përfshirë:

  • formularin e aplikimit;
  • vërtetim nga Prokuroria që subjekti, administratorët dhe pronarët përfitues nuk janë në procedim penal për vepra tatimore;
  • dëshmi penaliteti që vërteton mungesën e dënimeve për mashtrim tatimor ose pastrim parash;
  • vërtetim nga Drejtoria e Apelimit Tatimor që nuk janë në proces ankimi administrativ;
  • vetëdeklarim që nuk realizojnë projekte koncesionare;
  • vetëdeklarim se nuk kanë dijeni për procedime penale në fushën tatimore.

Kërkesa dorëzohet në rubrikën “Çështjet e mia” – “Pyetje e përgjithshme”, duke vendosur titullin “Aplikim për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”.

Administrata Tatimore bën me dije se përgjigjja për pranimin ose refuzimin e aplikimit do t’u komunikohet tatimpaguesve elektronikisht brenda 5 ditëve kalendarike, por jo më vonë se data 10 qershor 2026.

Pas marrjes së vendimit, tatimpaguesit duhet të dorëzojnë dokumentin e nënshkruar pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse brenda 5 ditëve, por jo më vonë se 15 qershor 2026.

Ndërkohë, subjektet që do të kryejnë rideklarim të pasqyrave financiare duhet që deri më 30 qershor 2026 të:

  • paguajnë detyrimet tatimore për vitet e korrigjuara;
  • dorëzojnë formularin për rideklarimin e elementeve të aktiveve, detyrimeve ose kapitaleve;
  • paraqesin pasqyrat financiare të rideklaruara;
  • japin sqarimet e nevojshme mbi ndryshimet e reflektuara në pasqyrat financiare.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që plotësojnë kriteret ligjore të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar, pasi aplikimet pas datës 5 qershor 2026 nuk do të pranohen.

/skyweb.al

Etiketat: tatimet
Artikulli para

Një pjesë nga shkallët e Kullës Eiffel u shit në ankand për 450 mijë euro

Artikulli pas

Gjykata e Lartë përmbys situatën në Aeroportin e Vlorës, kontrolli i kalon Behgjet Pacollit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu
Ekonomi

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

24 Gusht, 2026
Si do bëhet shitja e tokave bujqësore në pronësi? Kriteret për 445 mijë familje në të gjithë vendin
Ekonomi

Regjistrimi i tokës së marrë me AMTP, Kadastra publikon dokumentet që duhet të dorëzojnë qytetarët

24 Gusht, 2026
Mbi 100 dyqane dhe 1,400 punonjës, “Neptun” hyn në një fazë të re zhvillimi
Ekonomi

Mbi 100 dyqane dhe 1,400 punonjës, “Neptun” hyn në një fazë të re zhvillimi

24 Gusht, 2026
Shein përballet me probleme përpara daljes në bursë, vlerësohet 70% më pak
Ekonomi

Shein përballet me probleme përpara daljes në bursë, vlerësohet 70% më pak

24 Gusht, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

PRONAT/ Mos i bëni këto gabime! Kadastra: Çfarë duhrt të keni parasysh para se të vini te ne!

24 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Java nis me rënie për euron dhe dollarin

24 Gusht, 2026
Artikulli pas
Gjykata e Lartë përmbys situatën në Aeroportin e Vlorës, kontrolli i kalon Behgjet Pacollit

Gjykata e Lartë përmbys situatën në Aeroportin e Vlorës, kontrolli i kalon Behgjet Pacollit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”

Nga SkyWeb
10 Mars, 2026
0

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur në raportin e saj vjetor mënyrat se si rrjetet...

Lexo të plotë
Prindërit si menaxherë të fëmijëve të tyre, por a po ua vjedhin fëmijërinë?

Prindërit si menaxherë të fëmijëve të tyre, por a po ua vjedhin fëmijërinë?

20 Maj, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

15 Gusht, 2026
Në Shqipëri udhëheqin gratë, më shumë shefe se në të gjithë rajonin

Në Shqipëri udhëheqin gratë, më shumë shefe se në të gjithë rajonin

8 Maj, 2026
Kredia për shtëpi frenon, por ajo konsumatore po rritet përsëri këtë vit

Kredia për shtëpi frenon, por ajo konsumatore po rritet përsëri këtë vit

15 Maj, 2026

Të Fundit

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

24 Gusht, 2026
Si do bëhet shitja e tokave bujqësore në pronësi? Kriteret për 445 mijë familje në të gjithë vendin

Regjistrimi i tokës së marrë me AMTP, Kadastra publikon dokumentet që duhet të dorëzojnë qytetarët

24 Gusht, 2026
VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

24 Gusht, 2026
Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

24 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr