• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Mjekët: Rrjetet sociale janë po aq të dëmshme për fëmijët sa pirja e duhanit

Editor Nga Editor
26 Maj, 2026
në Shëndet
A A
Mjekët: Rrjetet sociale janë po aq të dëmshme për fëmijët sa pirja e duhanit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mjekët në Britaninë e Madhe kanë ngritur alarmin për ndikimin që rrjetet sociale dhe përdorimi i tepërt i teknologjisë po kanë tek fëmijët dhe adoleshentët, duke e krahasuar këtë fenomen me rreziqe të njohura për shëndetin publik si duhani apo mungesa e rripit të sigurimit në automjete, shkruan Reuters.

Paralajmërimi vjen nga “Academy of Medical Royal Colleges”, organizata që përfaqëson 23 kolegje dhe fakultete mjekësore në Britani dhe Irlandë. Në një raport të paraqitur gjatë konsultimit publik të qeverisë britanike për sigurinë e fëmijëve në internet, mjekët theksojnë se ekspozimi i pakontrolluar ndaj rrjeteve sociale dhe pajisjeve digjitale po sjell pasoja serioze fizike dhe psikologjike tek të rinjtë.

Sipas raportit, profesionistët e shëndetësisë janë gjithnjë e më të bashkuar në shqetësimin e tyre për efektet që teknologjia po ka mbi brezin e ri. Një sondazh i zhvilluar me 132 mjekë tregoi se më shumë se gjysma e tyre përballen çdo javë me raste dëmtimesh shëndetësore që lidhen me përdorimin e teknologjisë, ndërsa mbi një e treta raportojnë incidente të tilla disa herë në javë.

Mjekët evidentojnë se dëmet fizike shpesh lidhen me imitimin e sfidave apo sjelljeve të rrezikshme të shpërndara online, ndërsa problemet mendore përfshijnë ankthin, traumën emocionale dhe ndikimin negativ të përmbajtjeve të dhunshme apo shqetësuese në rrjetet sociale. Sipas tyre, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre materialeve mund të dëmtojë zhvillimin emocional dhe mirëqenien psikologjike të fëmijëve.

Debati po intensifikohet në një moment kur qeveria britanike po shqyrton masa të reja për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit. Ndër propozimet e diskutuara janë ndalimi i aksesit për fëmijët nën 16 vjeç, kufizime të përdorimit gjatë natës, vendosja e limiteve ditore në aplikacione dhe ndalimi i funksioneve që konsiderohen varësuese.

Ndërkohë, Australia është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar një ndalim të rrjeteve sociale për përdoruesit nën 16 vjeç. Edhe disa shtete evropiane po shqyrtojnë politika të ngjashme, ndërsa autoritetet britanike kanë lënë të kuptohet se janë të gatshme të shkojnë përtej legjislacionit aktual për sigurinë online.

Sekretarja britanike për Teknologjinë, Liz Kendall, deklaroi se diskutimi tashmë nuk është më nëse duhet ndërhyrë, por çfarë forme do të marrë kjo ndërhyrje, qoftë përmes një ndalimi të plotë për të miturit nën 16 vjeç apo përmes kufizimeve të veçanta mbi funksionet e platformave sociale. /skyweb.al

Etiketat: rrjetet sociale
Artikulli para

Ferrari hyn në epokën e re, prezanton makinën tërësisht elektrike

Artikulli pas

Një pjesë nga shkallët e Kullës Eiffel u shit në ankand për 450 mijë euro

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nga tabu në traditë, zakoni italian i fshirjes së salcës në pjatë me bukë kthehet në ritual
Shëndet

Nga tabu në traditë, zakoni italian i fshirjes së salcës në pjatë me bukë kthehet në ritual

21 Nëntor, 2026
Peshk dhe vezë në tavolinën e punës? Debatet dhe rregullat e pashkruara të drekës në zyrë
Shëndet

Peshk dhe vezë në tavolinën e punës? Debatet dhe rregullat e pashkruara të drekës në zyrë

21 Nëntor, 2026
Vetmia e gjatë rrit rrezikun e demencës, zbulon studimi i ri
Shëndet

Vetmia e gjatë rrit rrezikun e demencës, zbulon studimi i ri

21 Nëntor, 2026
ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë
Shëndet

ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë

20 Nëntor, 2026
IA rikrijon kujtimet e njerëzve me demencë, një mënyrë e re për të ruajtur historitë personale
Shëndet

IA rikrijon kujtimet e njerëzve me demencë, një mënyrë e re për të ruajtur historitë personale

20 Nëntor, 2026
Vaksina kundër HPV-së parandalon disa lloje kanceri, por vaksinimi i adoleshentëve mbetet i pabarabartë në Europë
Shëndet

Vaksina kundër HPV-së parandalon disa lloje kanceri, por vaksinimi i adoleshentëve mbetet i pabarabartë në Europë

20 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Një pjesë nga shkallët e Kullës Eiffel u shit në ankand për 450 mijë euro

Një pjesë nga shkallët e Kullës Eiffel u shit në ankand për 450 mijë euro

Të Përzgjedhura

Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Struktura e shpenzimeve, shqiptarët punojnë për t’u ushqyer, europianët për të jetuar

Nga Editor
13 Nëntor, 2026
0

Sipas hierarkisë së nevojave të psikologut Abraham Maslow, njerëzit përpiqen fillimisht të sigurojnë nevojat bazë për mbijetesë, si ushqimi dhe...

Lexo të plotë
Në Shqipëri 1 në 4 persona  pëson goditje në tru

Në Shqipëri 1 në 4 persona pëson goditje në tru

9 Dhjetor, 2025
SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”

SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”

11 Gusht, 2026
El Niño mbërrin zyrtarisht, ekspertët paralajmërojnë verë me temperatura ekstreme

El Niño mbërrin zyrtarisht, ekspertët paralajmërojnë verë me temperatura ekstreme

12 Qershor, 2026
Fitimet e BMW bien në nivelin më të ulët që nga pandemia, presioni nga Kina dhe tarifat godasin industrinë gjermane të makinave

Fitimet e BMW bien në nivelin më të ulët që nga pandemia, presioni nga Kina dhe tarifat godasin industrinë gjermane të makinave

12 Mars, 2026

Të Fundit

Rriten shqetësimet për të ardhmen e industrisë gjermane të automobilëve

Rriten shqetësimet për të ardhmen e industrisë gjermane të automobilëve

23 Nëntor, 2026
Media spanjolle shkruan për Vjosën: Destinacioni i veçantë i turizmit natyror në Shqipëri

“Getaway”: Vjosa, një destinacion që ndërthur aventurën, natyrën dhe historinë e jugut të Shqipërisë

23 Nëntor, 2026
Mbyllet sot Aeroporti Charleroi në Bruksel, bllokim edhe gjatë orëve të natës

Mbyllet sot Aeroporti Charleroi në Bruksel, bllokim edhe gjatë orëve të natës

23 Nëntor, 2026
Pse 100 mijë dollarët e parë janë më të vështirët? Si përshpejtohet krijimi i pasurisë pas këtij kufiri

Pse 100 mijë dollarët e parë janë më të vështirët? Si përshpejtohet krijimi i pasurisë pas këtij kufiri

23 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr